Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në vitin shkollor 1972/1973, me vendim të Këshillit Mësimoro-Shkencor, Fakulteti Filozofik ndahet në dy fakultete: në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matemetike - Natyrore. Seksioni i Gjeografisë së bashku me Seksionin e Matematikës, Seksionin e Kimisë, Seksionin e Biologjisë dhe Seksionin e Fizikës hynë në përbërje të FSHMN-së.

Në vitin shkollor 1995/96 bëhet transformimi i seksioneve në drejtimet: mësimore (për mësimdhënësit) dhe shkencore-inxhinierike. Përveç studimeve themelore, në seksionet: Matematikë, Gjeografi, Kimi dhe Biologji organizohen edhe studimet pasdiplomike për arritjen e shkallës akademike të magjistrit të shkencave. Fakulteti ka gjithsej 25 laboratorë dhe kabinete dhe atë: 6 laboratorë në Departamentin e Kimisë, 11 laboratorë në Departamentin e Biologjisë, 6 laboratorë në Departamentin e Fizikës, laboratori i informatikës dhe kabineti i hartografisë. Deri më tani vetëm në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore kanë diplomuar gjithsej 2743 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçeler. Në shtatorin e vitit 2004 u aprovuan edhe planet mësimore për studime në nivelin e masterit për këto departamente: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi. Në këtë vit shkollor Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore ka 2433 studentë, ndërsa në procesin mësimor janë të angazhuar 98 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe janë të angazhuar 21 mësimdhënës dhe asistentë me punë plotësuese.

shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]