Faleristika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Faleristika apo shkenca për dekoratat është disciplinë shkencore nga grupi e shkencave ndihmëse të historisë e cila merret me dekorimet (urdhërat, medaljet, dekorimet dhe shenjat tjera të rastit) të shteteve të ndryshme, historinë e tyre, pamjen, aplikimin, por edhe statutet dhe shënimet tjera rreth themelimit, aplikimit dhe dorëzimit të tyre, rregullat për bartjen e tyre, e të ngjajshme. Si disciplinë shkencore ngushtë është e lidhur me numizmatikën dhe heraldikën, por edhe me historinë e artit. Është themeluar si shkencë ndihmëse në vitin 1937, duke iu falenderuar nismës së ushtarit çek, grumbulluesit dhe teoriticientit Oldrich Pilca, duke e ndarë kështu nga heraldika dhe numizmatika. Grumbullimi dhe studimi në përgjithësi i dekoratave ka filluar shumë vonë.

Emri faleristikë vjen nga greqishtja e vjetër tá fálárá dhe nga latinishtja phalera, që kanë kuptimin e dekoratave në formë të medalionit, të cilat ushtarët e merituar i kanë bartur në gjoks.