Fate Velaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fate Velaj (Vlorë, 1963) është piktor, fotograf dhe eseist shqiptar.

Më 1991 shkoi në Austri ku studjoi për menaxher arti e kulture, në universitetin e arteve të aplikuara në Vjenë ku pretendon se është diplomuar herë më 2001 e herë më 2006. Më 2011 është diplomuar për së dyti në Universitetin "Kristal", duke shkaktuar një polemikë në media, pasi u bë këshilltar i diplomacisë kulturore i Edi Ramës kur u bë kryeministër[1].

Ekspozitat personale më të suksesëshme si nga stili ashtu dhe nga mesazhi që përcjellin janë “Ngjyra jete” Fqinjët dhe arti i tyre” – Austri, “Art nga Maqedonia” -Shkup, “Ndërmjet Danubit e Nilit”- Kairo, “Kujtime nga e ardhmja”, Londër . “Merrëm dhe mua tek deti Jon” -Varshavë, ““Mirmëngjes Balkan”-që u ekspozua në Bukuresht, e Athinë. Ndërsa viti 2005 solli një sërë ekspozitash si ”Imitim nga jeta” hapur në Ëels, “Kujtime nga e ardhmja” – Vien, Austri dhe . "Vlora mon amour" - Vlorë, Vien, etj.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Edhe këshilltari i Ramës Fate Velaj, me diplomë "Kristal-i" pa asnjë ditë mësim, albeu.com, 2 shkurt 2014.