Fation Pajo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Fation Pajo ka lindur në Kamëz të Tiranës më 06.10.1958, dhe tani banon në qytetin Elmwood Park të Illinois. Pas përfundimit të shkollës tetë-vjeçare në vendlindje, ndoqi studimet ushtarake dhe në vitin 1982 u diplomova oficer. Krahas përkushtimit në detyrat si ushtarak, është marrë edhe me krijimtari letrare. Pajo ka pasur bashkëpunim me shtypin ushtarak dhe me gazetat lokale (në Shqipëri) ku janë pasqyruar një pjesë e krijimtarisë së tij si në prozë, ashtu edhe në poezi. Në vitin 2000, botoi vëllimin e parë poetik të titulluar, "Të kam pritur" i cili u prit mirë si nga lexuesi ashtu edhe nga kritika letrare. Pesë vjet më vonë, me ndihmën e shtëpisë botuese "Guteberg", botoi edhe romanin e tij të parë "Zemër nëne". Ka nxjerë nga botimi vëllimin me tregime "Shpagimi". Por pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij nuk është botuar akoma.