Fatmir Sejdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fatmir Sejdiu
President i Kosovës
2006- 2008
President i Republikes se Kosovës
17 shkurt 2008 - 27 shtator 2010

Emri: Fatmir
Mbiemri: Sejdiu
Lindi më: 23 tetor, 1952
Vendlindja: Pakashticë, Podujevë
Profesioni: Profesor universiteti

Fatmir Sejdiu (l. 23 tetor 1952Pakashticë, Podujevë) është profesor, politikan dhe kryetari i dytë i Republikës së Kosovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.

Për studime të thelluara, Prof. Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2) dhe në ShBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.

Dr. Fatmir Sejdiu punoi si profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

Ai ishte pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot.

Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998.

Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese.

2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit është zgjedhur sërish më 2004. Z. Sejdiu ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.

Më 10 shkurt, 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetari i dytë i Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Kryetari i Kosovës[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas marrjes së postit të kryetarit dhe më vonë, në kabinetin e tij presidenti Fatmir Sejdiu këtë ekipë: Isa Mustafa në funksion të këshilltarit për ekonomi; Vjosa Osmani nga 1 gushti i vitit 2006 në funksionin të këshilltarës për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare ndërsa nga 27 gushti 2009 është zgjedhur edhe shefe e stafit të Presidentit të Republikës; Naim Jerliu nga janari i vitit 2007, në funksion të këshilltarit politik; Shqipe Mjekiqi nga 23 janari i vitit 2008, në funksinon të këshilltarës për Integrim Evropian; Korab R. Sejdiu nga 19 marsi i vitit 2008, në funksion të këshilltarit ligjor; Berim Ramosaj nga nëntori i vitit 2009 në funksion të këshilltarit për ekonomi;[1]

Tituj[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Amëza zyrtare e presidentes së Kosovës

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Ibrahim Rugova ·Fatmir Sejdiu ·Behgjet Pacolli ·Atifete Jahjaga
Kabinetet: