Fatmir Xhindi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatmir Faslli Xhindi intelektual dhe politikan shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zoti Zhindi ka lindur ne 1 prill 1960 në Fier. Është diplomuar në Universitetin "Eqerem Çabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokastër - në vitin 1986. Ka marrë një diplomë të dytë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik në 2003 si dhe një post-diplomim Master për Shkencat Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë - 2005. Përpara se të niste karrierën politike, Xhindi ka punuar në vitet 1986-1989 si mësues historie në fshatin Vlosh të Fierit e më pas ka qenë drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kurjan, po në Fier. Që në vitin 1991 ai ka qenë anëtar i PSSH-së, dhe përgjatë dy viteve para kësaj, 1989-1991 ka ushtruar detyrën e kryetarit të Këshillit të Bashkuar Kurjan në Fier. Në vitet 1992-1996, Xhindi ka qenë kryetar i Komunës Kurjan, Fier. Nga 1996 e në vazhdim, Fatmir Xhindi ka qenë anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier; anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier ; anëtar i Komisionit për Pushtetin Vendor pranë KPD-së të PS-së. Aktualisht si deputet ai ishte edhe anëtar i Komisionit hetimor "Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave". Ai ishte gjithashtu anëtar i Komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Vrarë më 2 maj 2009.