Faton Bislimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Faton H. Bislimi (i lindur më 12 shkurt 1983Gjilan) është veprimtar shqiptar.[1]

Fatoni kreu studimet me lëvdatat më të larta (summa cum laude) në Universitetin Luterian të Teksasit (TLU) për shkenca kompjuterike dhe matematikë e më pas përfundoi për magjistraturë në universitetin prestigjioz të Harvardit në administratë publike dhe zhvillim ndërkombëtar.[2][3] Gjatë studimeve është marrë edhe me publicistikë në gazetës kombëtare “Bota Sot” dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Joseph DioGuardin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe kongresistë të tjerë amerikanë të afërt me çështjen e Kosovës.[1]

Bislimi është autor i dy librave, një përmbledhjeje problemash matematikore dhe një serie shkrimesh publicistike titulluar “Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat”, botuar më 2006 në Hjuston të Teksasit. Kritikët e kanë vlerësuar librin e fundit të Bislimit si paraqitje e dy figurave që qëndrojnë në harmoni së bashku; “njëra është fuqia e mendimit të Bislimit, ndërsa tjetra është qartësia e shkrimeve të tij të rralla”.[4]

Fondacioni “The Bislimi Group” është ngritur për të krijuar mundësi arsimimi për të rinjtë kosovarë dhe deri tani ka ndarë 7 bursa të plota për studime në TLU.[5][6]

Faton Bislimi qëndroi si kandidat i pavarur për kryetar të KK të Gjilanit në zgjedhjet komunale të 17 nëntorit, duke grumbulluar 6 përqind të votave.[7][8]

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- University of Alberta, Edmonton, AB, Canada

Studime Doktorature në Shkenca Politike (2012-tani)

- Dalhousie University, Halifax, NS,

Canada Studime Doktorature në Shkenca Politike (2010-2012)

- Dalhousie University, Halifax, NS, Canada

Magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shkenca Politike (shtator 2010)

- Harvard University, JFK School of Government, Cambridge, USA

Magjistër i Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administratës Publike (qershor 2007)

- Texas Lutheran University, Seguin, Texas, USA

I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe Matematikë (BA), (maj 2005)[9]

Lidershipi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Themelues dhe President, Fondacioni “The Bislimi Group” dhe Programi i Bursave për Studimeve Universitare ne SHBA “Arsimim për Paqe,” Houston, Texas, dhe Prishtinë Kosovë (prill 2006 - )

- Kryetar Themelues, Asociacioni Ndërkombëtar i Studentëve Shqiptarë, Neë York, USA (tetor 2003 - )

- Kryetar, Organizata e Rinisë Shkollore, Gjilan (tetor 1999 – nëntor 2001)

- Ambasador i Studentëve, Texas Lutheran University, USA (2004-05)

- Koordinator për Çështje të Studentëve dhe Rinisë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Neë York, USA (2003-2007)[9]

Përvoja Profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Analist i Politikave Publike, Atlantic Institute for Market Studies, Halifax, NS, Canada (janar 2011-tani)

- Profesor i Ekonomisë, Dalhousie University, Halifax, NS, Canada (shtator 2010 – gusht 2012)

- Profesor i Ekonomisë, Mount Saint Vincent University, Halifax, NS, Canada (janar 2011 – qershor 2012)

- Konsulent për Hulumtime dhe Politika Publike, UNDP (shtator 2009 – qershor 2011)

- Menagjer Projekti, UNDP, Prishtinë (gusht 2007 – gusht 2009)

- Profesor, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë (tetor 2007 – gusht 2009)

- Profesor, University Amerikan në Kosovë, Prishtinë (2009)

- Konsultant, USAID / RTI International, Prishtinë (2006)

- Asistent Drejtor Ekzekutiv, AUK Foundation, Maine, USA (2006)

- Analist Politik, Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë (2005)

- Asistent për Çështje të Ballkanit, Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresi i SHBA-ve, Ëashington, DC (2004)

- Koordinator për Kosovë, LQSHA/Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, Neë York, USA (2003)

- Përkthyes dhe Asistent Zgjedhor, OSBE, Gjilan (2001)

- Arsimtar i Gjuhës Angleze, SHF “Rexhep Elmazi”, Gjilan (2001)

- Inspektor i Sigurisë në Punë, BRS Halliburton Company – KFOR, Gjilan (1999-2001)[9]

Çmimet e Nderit dhe Akademike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Bursa “Joseph Armand Bombardier” per Studime Doktorature nga Këshilli Kanadez për Kërkime në Shkencat Shoqërore

- Bursa Presidenciale e University of Alberta

- Bursa Presidenciale e Dalhousie University

- Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, Neë York, USA

- Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, Neë York, USA

- Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë

- Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA

- Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA

- Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA

- Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA

- Çmimi Ndërkombëtar “Ëho’s Ëho” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Ëho’s Ëho, SHBA

- Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve,USA

- Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA

- Bursa “Kennedy Felloëship”, JFK School of Government, Harvard University, USA

- Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA

- Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA

- Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë

- Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali

- Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë

- Anëtar i Asociacionit Amerikan për Shkenca Politike

- Anëtar i Asociacionit Kanadez për Shkenca Politike

- Anëtar i Asociactionit Evropian për Shkenca Politike[9]

Libra të Botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998

- Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006

- Neëborn Kosova: Some Development and Public Policy Challenges, Houston/Prishtinë, 2009

- Kosova: Shteti, Sfidat, dhe Mundësitë, Houston/Prishtinë, 2012

- My Kosovo Experience: Perspectives on Europe’s Neëest State, Houston/Edmonton, 2013[9]

Shkrime të Botuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Autor i dy kapitujve akademik në libra universitar të shkencave politike në anglishtë të botuar në SHBA

- Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan

- Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matemtikore Die Ëurzel, Gjermani

Ligjerata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare:

- Ligjërues në mëse 20 konferenca ndërkombëtare akademike në Evropë, SHBA, Kanada, Meksikë, etj.[9]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Beqir Sina: "Faton Bislimi, fenomeni shqiptar nga Gjilani i Kosoves ne Capitol Hill"
  2. ^ "Theresa Cook: "'05 grad heads to Harvard", TLU Torch Magazine". Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2007. Marrë më 11 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Elida Buçpapaj: "Faton H. Bislimi, shqiptari nga Gjilani, do të studiojë në shkollën postdiplomike të qeverisjes John F. Kennedy në Universitetin e Harvardit, aty ku shkollohen liderët e ardhshëm të botës"" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 korrik 2007. Marrë më 11 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ ""Rrugëtimi i Bislimit", gazeta "Express"" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 korrik 2007. Marrë më 11 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Bursat, The Bislimi Group". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2008. Marrë më 11 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ ""Alum enables other Kosovars to attend TLU", Torch Magazine". Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2007. Marrë më 11 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Është hedhur shorti për radhitjen...", RTV21[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Komisioni Qendror Zgjedhor - Rezultatet preliminare" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 korrik 2011. Marrë më 27 nëntor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c d e f "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 24 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]