Fatos Nano
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .(16 Korrik 2008) Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet. |
| Emri: | Fatos |
| Mbiemri: | Nano |
| Emri alternativ: | |
| Profesioni: | diplomat, ekonomist, Politikan |
| Ditëlindja: | 19 shtator 1952 |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Ditëvdekja: | Jeton |
| Vendvdekja: | |
| Nënshtetësia: | Shqiptar |
Fatos Nano lindi më 19 shtator 1952 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Biografia
[redakto] Edukimi
Mbaroi gjimnazin Sami Frashëri në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë). Në vitin 1975 kreu specializimet për Ekonomi Politike.
Në vitin 1983 me vendimin nr.81, 23 shtator 1983 të Universitetit të Tiranës merr titullin "Doktor i Shkencave" ne fushen e ekonomise, ndërsa në vitin 2000 titullin "Profesor Doktor" ne fushen e ekonomisë.
Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali) në vitin 2000 dekorohet me titullin "Doktor Honoris Causa" - në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit "Doktor Honoris Causa" - në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).