Federata Shqiptare e Basketbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Federata Shqiptare e Basketbollit ose FSHB është struktura më e lartë e organizimit të klubeve të basketbollitShqipëri. Selia e federatës ndodhet në Tiranë.[1] President i federatës është Avni Ponari.[2] FSHB-ja është organizuesi i Kombëtarës shqiptare e basketbollit.

Federata ka 37 klube të regjistruara, 591 lojtarë femra dhe 803 lojtarë meshkuj.[3]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri nga fundi i vitit 1945, në Shqipëri nuk kishte struktura apo persona të ngarkuar për t’u marrë drejtpërdrejt me problemet e basketbollit. Kjo gjë u bë e mundur vetëm kur u krijua Federata Sportive Shqiptare në shtator të vitit 1945, kur pranë saj u krijuan Komisione Teknike, që merreshin me hartimin e kalendarit sportiv dhe organizimin e veprimtarive kombëtare. Ato ishin të organizuara në tri seksione. Njëri prej tyre ishte edhe ai i Lojërave Sportive, në të cilin bënte pjesë edhe Inspektori i Sportve me Dorë, që mbulonte, veç të tjerash, edhe basketbollin. Me këtë organizim të punës u bë e mundur që të kishte një strukturë dhe një person të ngarkuar drejtpërdrejt me problemet e basketbollit. Në këtë mënyrë u plotësuan kushtet për krijimin në vitin 1946 të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB).

Tani vendi ynë kishte një institucion të specializuar që ndiqte dhe drejtonte zhvillimin e basketbollit shqiptar brenda vendit, por edhe përfaqësonte formalisht vendin tonë në marrëdhënie me jashtë për basketbollin, por lidhjet me jashtë mbaheshin ende nëpërmjet Federatës së Sporteve Shqiptare, e cila mbante lidhjet me federatat ndërkombëtare. Federata Shqiptare e Basketbollit në atë kohë nuk funksiononte si një federatë e mirëfilltë, pasi i mungonin organet që ka një federatë e tillë dhe nuk kishte kompetencat që ka tani. Në vitin 1947, pra vetëm një vit pas krijimit të saj, FSHB u bë anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Meriton të theksohet fakti, se ajo ishte një nga 48 federatat e para kombëtare të anëtarësuara në FIBA që nga thememelimi i saj në vitin 1932, nga 211 të tilla që ajo ka tani, gjë që tregon se basketbolli në vendin tonë njihej dhe luhej shumë më parë se në shumë vende të tjera.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "STATUTI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT" Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine - Vizituar me 2 gusht 2011
  2. ^ "Presidenti CV Shqip" Arkivuar 29 korrik 2011 tek Wayback Machine - Vizituar me 2 gusht 2011
  3. ^ "Albania (ALB) Albanian Basketball Federation" Arkivuar 23 mars 2016 tek Wayback Machine - Vizituar me 2 gusht 2011

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]