Fehmi Pireva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fehmi Pireva lindi më 24 tetor të vitit 1966Lupç të Poshtëm, Komuna e Podujevës, është është Jurist i Diplomuar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fehmi Pireva në vitet '90-ta ishte i angazhuar në Parlamentin Rinor në Podujevë. Mori pjesë në aksionin për pajtimin e gjaqeve. Ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës "Bashkimi i Rinisë", më 24 tetor të vitit 1990, e cila kishte shtrirje kryesisht në territorin e komunës së Podujevës. Në organizatë, Fehmi Pireva punoi një kohë të gjatë si njëri nga anëtarët redaksisë së revistës së të rinjve llapian "Zgjimi". Për aktivitetin në shoqatën " Bashkimi i Rinisë ", ftohet disa herë në "biseda informative" dhe rrihet brutalisht nga policia serbe. Për shkak të gjendjes shëndetësore, deri në prag të luftës, detyrohet të tërhiqet në ilegalitet. Gjatë luftës së UÇK-së, veproi në kuadër të Mbrojtjes Civile, Zona Operative e Llapit ( ZOLL) për informim dhe logjistikë. Është marrë me publicistikë dhe ka shkruar për disa gazeta ditore. Nga viti 2009-2012, punoi si zyrtar i lartë ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nga vitit 2012 punon në administratën e Kuvendit të Kosovës.

Fehmi Pireva është autor i disa librave :

1. Sfidat e Reformës Zgjedhore në Republikën e Kosovës , botuar në vitin 2012,

2. Albumi i Hënës, poezi për fëmijë, botuar më 2015,

3. Kjo mjegull, poezi për të rritur, botuar më 2016,

4. Piktori i Qiellit, poezi për fëmijë, botuar më 2017,

5. Dashuri e Qelqtë, poezi për të rritur, botuar më 2018,

6. Prerja e frikës, roman, botuar më 2019,

7. Libri me shije çokollate, vjersha për fëmijë, botuar më 2021

Në vitin 2015, me disa poezi është përfshirë në Antologjinë Moderne të Poezisë Shqipe, ndërsa nga viti 2016, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.