Fejzullah Fejzullahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fejzullah Fejzullahu
Emri Fejzullah
Mbiemri Fejzullahu
Lindur më 3 korrik 1941
Lindur në Gjilan
Vdiq më 2005
Vdiq në Gjilan
Kombësia shqiptare
Shtetësia jugosllave, kosovare
Profesioni shkrimtar

Fejzullah Fejzullahu i lindur më 3 korrik 1941Gjilan, Kosovë dhe i vdekur më 2005Gjilan, Kosovë - shkrimtar shqiptar.

Babai i tije Beqir Fejzullahu lindi ne Gjilan, kurse Nena e tij rrjedh nga fshati Pasjak i Gjilanit, fshat ky që u formua me ardhjen e “muhaxhirëve” (refugjatëve) të përzënë nga regjimi serb në vitet 1876-78 nga trojet shqiptare që tash i takojnë Serbisë. Shkollimin fillore dhe të mesëm e kreu në Gjilan, ndërsa shkollimin e lartë për gjuhë dhe letërsi shqipe e filloi në Shkollën e Lartë të Prizrenit dhe e mbaroj në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ka punuar si mësimëdhënes në disa shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa në shkolla të mesme të Gjilanit ka ligjëruar lëndën Mbrojte dhe Siguri e pastaj edhe Gjuhë dhe letërsi shqipe. Me shkrime ka filluar të merret mjaft herët, por ato ka filluar t’i publikon në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Sipas fjalëve të tij edhe disa vepra i kanë mbetur në dorëshkrim.

Ka qenë i përndjekur nga regjimi i Serbisë dhe është burgosur disa herë. Vdiq në Gjian në vitin 2005.


Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat e Fejzullah Fejzullahut :

  1. ”Kronika e një kohe të perënduar” - Prishtinë 1997
  2. “Valëzat e dashurisë” - Prishtinë 1999
  3. ”Ndjenjat nuk shpërthejnë vetvetiu” - Prishtinë 2002