Fenerbahçe S.K.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fenerbahçe
logo
Emri i plotëFenerbahçe Spor Kulübü
Pseudonimi(et)Yellow Canaries
Themeluar1907
StadiumiFenerbahçe Şükrü Saracoğlu,
Stambolli, Turkey
Kapaciteti52,500
PresidentiTurqia Aziz Yıldırım
Trajner kryesorëTurqia Aykut Koçaman
LigaSüper Lig
2022/23Süper Lig, 2.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Skuadra e futbollit Fenerbahçe Spor Kulübü. është një klub futbolli turk në veri të Stambollit,Turqi.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1907–1959: Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fenerbahçe u themelua në vitin 1907 në KadıköyStambollit nga banorët e qytetit Ziya Songülen, Ayetullah Bey dhe Necip Okaner. Ky grup e krijoi klubin në mënyrë të fshehtë për të mbajtur një profil të ulët me qëllim që të mos shkaktonin asnjë problem me regjimin e ashpër osman. Ky regjim ishte aq i ashpër saqë sulltani Abdyl Hamiti II i pengonte të rinjtë turq të krijonin ekipe futbolli ose të angazhoheshin në ndeshje futbolli që luheshin nga familjet angleze, të cilat shiheshin me zili. Tre të rinjtë dolën në përfundimin se Kadıköy e kishte të nevojshme një ekip futbolli, ku banorët e saj do të kishin mundësinë të praktikonin lojën e futbollit. Ziya Songülen u zgjodh presidenti i parë i klubit, Ayetullah Bey u bë sekretari i parë kurse Necip Okaner iu dha posti kapiteni i përgjithshëm.[1] Fari i lagjes Fenerbahçe në Stamboll pati një ndikim të madh në stemën e parë të klubit, e cila gjithashtu kishte dhe ngjyrën e verdhë dhe të bardhë rreth farit. Fanellat gjithashtu u modeluan me vija të verdha dhe të bardha.[1] Stema e klubit u ndryshua në vitin 1910 kur Hikmet Topuzer rimodeloi stemën pasi Ziya Songülen kishte ndryshuar ngjyrat, që tani ishin e verdhë dhe blu e errët, që ende janë pjesë e klubit edhe në ditët e sotme. Aktivitetet e klubit u mbajtën të fshehura deri kur në vitin 1908 u krye një reformë legjislacion që detyronte të gjitha klubet e futbollit të regjistroheshin në mënyrë që të ekzistonin.[1]

Formacioni i parë në historinë e klubit ishte: Ziya Songülen, Ayetullah Bey, Necip Okaner, Galip Kulaksızoğlu, Hassan Sami Kocamemi, Asaf Beşpınar, Enver Yetiker, Şevkati Hulusi Bey, Fuat Hüsnü Kayacan, Hamit Hüsnü Kayacan dhe Nasuhi Baydar.[2]

Edhe pse vuante nga probleme financiare, Fenerbahçe hyri në Ligën e Futbollit të Stambollit në vitin 1909, duke përfunduar e pesta në vitin e parë. Fenerbahçe triumfoi për herë të parë në këtë kompedicion në sezonin 1911–12, duke shënuar kështu suksesin e parë në historinë e gjatë të klubit. Mustafa Elkatipzade prenzatoi sporte të reja në klub duke reflektuar se futbollit nuk duhej të ishte sporti i vetëm që duhej të praktikohej; Fenerbahçe Sports Club lindi falë përpjekjeve të tij.[3]

Fenerbahçe luajti kundër stafit të marinës mbretërore britanike që pushtoi Stambollin gjatë Luftës së Pavarësisë së Turqisë. Disa ushtarë britanikë formuan ekipe futbolli që u emëruan sipas specialiteteve të ushtrarëve, për shëmbull Inxhinjerët Essex, Rojet irlandeze, Granadierët dhe Artileria. Këto ekipe luajtën ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj ekipeve lokale të Stambollit. Fenerbahçe fitoi shumë nga këto ndeshje.[4] Ndeshja më e njohur nga këto ishte ndeshja ndaj ekipit britanik që do të vendoste fituesin e Kupës Gjenerali Harrington.[5]

Fenerbahçe fitoi Ligën e Futbollit të Stambollit 16 herë, Divizionin Kombëtar Turk 6 herë dhe ish Kampionatin e Futbollit Turk 3 herë, të gjitha rekorde kombëtare, duke e vendosur veten si dominuese të futbollit turk para prezantimit të futbollit profesionist në vitin 1959.[6][7]

Fitimi i kampionatit të parë profesionist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajneri i famshëm hungarez Ignác Molnár, me të cilin ekipi fitoi disa trofe.

Federata Turke e Futbollit themeloi një ligë të re profesionale në vitin 1959, e cila vanzhdon ende të mbahet nën emrin Süper Lig. Fenerbahçe fitoi kampionatin e parë duke mposhtur klubin rival Galatasaray me rezultatin e përgjithshëm 4–1.[8] Në vitin e ardhshëm, Fenerbahçe mori pjesë në Kupën Evropiane për herë të parë. Ata u kualifikuan falë fitores 4–3 kundër Csepel SC, duke u bërë ekipi i parë turk që avancon në një raund duke eliminuar një kundërshtar. Ata më pas u mposhtën nga Nice në raundin e parë me rezultatin 5–1 në një ndeshje play-off pasi rezultati i përgjithshëm ishte i barabartë.[9] Fenerbahçe arriti çerek-finalen e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës në sezonin 1963–64 ku u eliminuan nga MTK Budapest. Klubi fitoi edhe katër kampionate të tjera në vitet 1960' dhe ishin ndjekës tre herë, duke u bërë klubi më i suksesshëm i asaj epoke.[10][11] Fenerbahçe kishte trajner Ignác Molnár në atë kohë, një trajner i famshëm hungarez i cili prezantoi një stil të ri futbolli në Turqi. Nën drejtimin e tij, Fenerbahçe arriti të eliminojë kampionët e Anglisë Manchester City në raundin e parë të Kupës Evropiane 1968–69.

Fitorja në Kupën Ballkanike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kupën Ballkanike 1967–68 (një kompedicion për klubet evropiane ballnike nga shtete si Bullgaria, Greqia, Jugosllavia, Rumania dhe Shqipëria që ekzsitoi nga sezoni 1960–61 e deri në sezonin 1993–94), Fenerbahçe fitoi trofeun pas tre ndeshjesh finale kundër klubit grek AEK Athens, duke u bërë klubi i parë turk që fiton një trofe jo-vendor. Ky sukses, megjithatë, u përsërit nga klubet e tjera turke Sarıyer dhe Samsunspor në vitet 1990', kohë ku ky kompedicion e kishte humbur interesin dhe rëndësinë.[12]

Vitet në vazhdim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Didi drejtoi klubin nga viti 1972 e deri në 1975, duke fituar tetë trofe

Vitet 1970' panë Fenerbahçen të drejtohej nga trajneri i famshëm brazilian Didi. Fenerbahçe fitoi edhe katër kampionate të tjera, përfshirë një dopietë me Cemil Turan si golashënuesin më të mirë në tre vite. Në këtë periudhë, klubi krijoi një rivalitet me Trabzonsporin, ekip me të cilin Fenerbahçe luftoi vazhdimisht për titullin kampion për një dekadë rresht. Në vitet 1980' Fenerbahçe fitoi tre kampionate. Nën drejtimin e Kálmán Mészöly, ekipi arriti të eliminojë kampionët e Francës Bordeaux në raundin e parë të Kupës Evropiane 1985–86.[13][14] Kjo fitore ishte një pikë kthese pasi për gati një dekadë asnjë klub turk nuk kishte arritur të kalonte raundin e parë të një kompedicioni evropian.

Galatasaray dhe Beşiktaş dominuan kampionatin turk në vitet 1990', duke fituar sëbashku nëntë nga dhjetë kampionate të zhvilluara. Suksesi i vetëm në kampionat për Fenerbahçen erdhi në sezonin 1995–96 nën drejtimin e trajnerit Carlos Alberto Parreira.[10][11]sezonin 1996–97 të UEFA Ligës së Kampioneve, Fenerbahçe mblodhi shtatë pikë në fazën e grupeve,[15] si dhe arriti një fitore të madhe 1–0 kundër Manchester UnitedOld Trafford, duke i shkaktuar britanikëve humbjen e parë në shtëpi në këtë kompedicion pas 40 vitesh.[16]

Fenerbahçe fitoi kampionatin në vitin 2001, duke i mohuar Galatasarayt titullin e pestë rresht. Ky rezultat u pasua me një vend të dytë mbrapa Galatasaray në sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Werner Lorant. Sezoni 2002–03 nuk shkoi sipas planit: Fenerbahçe arriti vetëm një vend të gjashtë në kampionat.[17] Pavarësisht kësaj, ekipi arriti një rezultat historik 6–0 kundër rivalëve të qytetit Galatasaray në Stadiumin Şükrü Saracoğlu më 6 nëntor 2002.[18] Pasi shkarkoi Werner Lorant, klubi punësoi një tjetër trajner gjerman, Christoph Daum. Daum kishte pasur një përvojë si trajner në Turqi, duke fituar kampionatin në sezonin 1994–95 me Beşiktaşin. Fenerbahçe afroi disa lojtarë si Pierre van Hooijdonk, Mehmet Aurélio dhe Fabio Luciano si pjesë e proçesit rindërtues. Lojtarët e rinjë e udhëhoqën Fenerbahçen drejt titullit të 15të dhe yllit të tretë në fanellë (një yll jepet për çdo pesë kampionate të fituara).[19]

vitin e ardhshëm klubi arriti një sukses të ngushtë në kampionat ndaj Trabzonspor, duke triumfuar për herë të 16të, një rekord.[20] Fenerbahçe humbi titullin e sezonit 2005–06 ndaj Galatasarayt vetëm në javën e fundit. Për të fituar kampionatin, Fenerbahçes i duhej një fitore por ata arritën vetëm një barazim 1–1 kundër Denizlispor kurse Galatasaray fitoi 3–0 me Kayserispor. Pas kësaj, Christoph Daum dha dorëheqjen si trajner i ekipit,[21] dhe u zëvëndësua nga braziliani Zico më 4 korrik 2006.[22][23] Zico filloi punën e tij duke firmosur me dy mbrojtësa: lojtarin e kombëtares uruguajiane Diego Lugano dhe brazilianin Edu Dracena.[24] Ekipi u përforcua edhe në sulm, me serbin Mateja Kežman dhe brazilian Deivid që u prezantuan si përforcimet e reja.[25] Fenerbahçe e nisi sezonin 2006–07 me një fitore 6–0 ndaj Kayseri Erciyesspor, që ishin në garë për të mbijetuar.[26] Në javën e 32të të kampionatit, ekipi barazoi 2–2 me Trabzonsporin kurse Beşiktaş u mposht 0–3 nga Bursaspor, duke nxjerrë këtë të fundit nga gara për titullin dhe i hapi rrugë suksesit të 17të të Fenerbahçes.[27][28][29]

2007–vazhdon[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zico drejtoi klubin për dy vite (2006–2008)

Më 11 janar 2007, Fenerbahçe u ftua zyrtarisht të bëhej pjesë e G-14.[30] G-14 ishte një organizatë që përbëhej nga klubet më të mira evropiane. Fenerbahçe ishte i vetmi klub nga Turqia që u ftua të bashkohej. Në mars 2008, aplikimi i Fenerbahçes për rekordin e trofeve dhe medaljeve të fituara u pranua nga stafi drejtues i rekordeve botërore Guinness; klubi në atë kohë, duke llogaritur të nëntë degët sportive, ishte klubi më i suksesshëm i botës me 1,134 trofe dhe medalje gjithsej.[31]

Nën komandën e Zicos, Fenerbahçe kaloi fazën e grupeveUEFA Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori në sezonin 2007–08 dhe më pas mposhtën Seviljen për të shkuar në çerek-finale. Kjo gjë e bëri Zicon trajnerin më të suksesshëm në klub për Ligën e Kampioneve. Pas rezultateve të suksesshëm në futbollin turk dhe evropian, Zico mori një pseudonim të ri nga tifozët e Fenerbahçes: Kral Arthur (në shqip: Mbreti Artur).[32] Në shkurt 2009, Fenerbahçe u bë klubi i parë turk që bëhet pjesë e Deloitte Football Money League.[33] Që nga viti 2000, Fenerbahçe përmirësoi financat dhe infrastrukturën, si dhe ishte e aftë të afronte lojtarë të profilit të lartë si Ariel Ortega, Pierre van Hooijdonk, Alex, Stephen Appiah, Nicolas Anelka dhe, së fundmi, Mateja Kežman, Roberto Carlos, Daniel Güiza, Dirk Kuyt, Diego Ribas, Nani dhe Robin van Persie.

Mbrojtësi legjendar Roberto Carlos luajti tre sezone me klubin

sezonin 2009–10, Fenerbahçe humbi titullin në javën e fundit; lojtarëve iu tha nga fundi i ndeshjes së tyre se edhe një barazim do të ishte në favorin e tyre por ata më pas morën vesh se ndeshja tjetër kritike kishte shkuar kundër interesave të tyre, pasi Bursaspori mposhti Beşiktaşin 2–1 për të fituar titullin. Pavarësisht kësaj, ekipi e mbylli kampionatin me më shumë ndeshje pa pësuar gol (10), si dhe kishte rekordin për numrin e fitoreve rresht (8).[34] Në korrik 2011, tifozët e Fenerbahçes pushtuan fushën gjatë një ndeshje miqësore me ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk. Si ndëshkim, klubi u dënua të luante dy ndeshje në kampionat me dyer të mbyllura. FTF më pas i lejoi që këto dy ndeshje të luheshin me spektatorë; burrat u ndaluan kurse gratë dhe fëmijët nën 12 vjeç u lejuan falas.[35] Më 29 tetor 2012, Antalyaspor i dha fund rekordit të 47 ndeshjeve pa humbje në ndeshjet e kampionatit në shtëpi Fenerbahçes. Ekipi nuk kishte humbur një ndeshje kampionati në shtëpi që nga 22 shkurt 2010 kur u mposhtën 2–3 nga Bursaspori kampion në javën e 22të. Në këto 47 ndeshje, Fenerbahçe kishte fituar 38 dhe kishte barazuar 9; këto ndeshje, ishin luajtur brënda 980 ditëve që nga 22 shkurti 2010.[36] Më 2 maj 2013, Fenerbahçe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–2 nga Benfica në gjysëm-finalen e Ligës së Evropës 2012–13, duke regjistuar një nga arritjet më historike në kompedicionet evropiane.[37][38]

Më 28 qershor 2013, Ersun Yanal pranoi të bëhej trajner i ri i ekipit për të zëvëndësuar Aykut Kocaman, i cili dha dorëheqjen në fund të majit.[39][40] Yanal erdhi në kohë të vështira për klubin, që ishte pezulluar për dy vite nga kompedicionet evropiane për shkak të akuzave për përfshirjen e tyre në një aferë korruptive sportive dy vite më parë. Fenerbahçe arriti një vend të dytë në kampionat në sezonin 2012–13, por humbi Ligën e Kampioneve të edicionit 2013–14, ku ekipi do të niste rrugëtimin në raundin e tretë kualifikues.[41] Fenerbahçe arriti një tjetër vend të dytë në kampionat në sezonin 2014–15, gjë që shtyu stafin drejtues të bënte disa ndryshime madhore. Për sezonin 2015–16, klubi solli Vítor Pereirën si trajnerin e ri të ekipit. Ylli portugez Nani, mbrojtësi danez Simon Kjær dhe bomberi holandez Robin van Persie ishin përforcimet e klubit që kishte projektin ambicioz e të qënit të suksesshëm në kampionat dhe në kompedicionet evropiane.[42] Më 10 dhjetor 2015, Fenerbahçe luajti ndeshjen e 200të në kompedicionet evropiane kundër skocezëve të Celtic.[43]

Ish lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zeki Rıza Sporel, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Fenerbahçes

Kur u themelua në vitin 1907, Fenerbahçe kishte një ekip të madhë. Një nga këto lojtarë, Galip Kulaksızoğlu, ishte lojtari i cili qëndroi më gjatë në klub. Ai shpenzoi plot 17 vite në ekipin e parë origjinal, duke u pensionuar në vitin 1924 pas 216 ndeshjesh të zhvilluara.[44] Zeki Rıza Sporel dhe Bekir Refet, të cilët ishin lojtarët e parë turq që luajtën jashtë shtetit, janë disa nga produktet e akademisë së klubit. Gjatë 18 viteve të tij në klub, Zeki Rıza shënoi 470 gola në 352 ndeshje, duke regjistuar 1.3 gola për ndeshje, duke e bërë golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.[44] Zeki Rıza gjithashtu luajti edhe 16 ndeshje për kombëtaren turke, duke shënuar 15 gola. Cihat Arman u bë portieri më jetëgjatë i klubit, duke regjistuar 308 ndeshje në 12 sezone në klub.[44] Lefter Küçükandonyadis ishte një futbollistët e parë turk që luajti në Evropë. Lefter shpenzoi dy sezone në Evropë, duke përfaqësuar Fiorentinën dhe Nicen para se të kthehej te Fenerbahçe. Gjithsej, ai zhvilloi 615 ndeshje dhe shënoi 423 gola, duke kontribuar në titimin e dy titujve të Ligës së Futbollit të Stambollit dhe tre kampionateve.

Një tjetër lojtar i dalluar, Can Bartu, u bë eksporti i rradhës nga Turqia për në Evropë. Ai ishte lojtari i parë turk që luajti në një finale të kompedicioneve evropiane, duke e arritur këtë gjë me Fiorentinën kundër Atlético Madrid në vitin 1962. Can shpenzoi disa sezone duke luajtur me Venezian dhe Lazion para se të kthehej te Fenerbahçe në vitin 1967. Ai ishte katër herë fitues i kampionatit me ekipin dhe shënoi 162 gola në 330 ndeshje. Disa lojtarë të tjerë të mëdhenj që kanë luajtur me Fenerbahçen janë: Fikret Arıcan, Fikret Kırcan, Halit Deringör, Melih Kotanca, Burhan Sargun, Nedim Doğan, Cemil Turan, Selçuk Yula, Müjdat Yetkiner, Oğuz Çetin, Aykut Kocaman, Rüştü Reçber dhe Tuncay Şanlı.

Alex është lojtari i huaj më i suksesshëm i klubit

Ish portieri i Rumanisë Ilie Datcu u bë i huaji i parë që arrin 100 ndeshje për Fenerbahçen. Në dekadat e fundit, Fenerbahçe ka pasur shumë të huaj në skuadër të cilët e kanë ndihmuar atë të arrijnë 19 tituj të Süper Lig. Mes këtyre të huajve është Uche Okechukwu, i cili pas 13 sezoneve me Fenerbahçen dhe İstanbulspor u bë lojtari që ka luajtur më gjatë në Turqi. Gjatë kohës së Uches me Fenerbahçe, ai fitoi dy kampionate dhe u bë i parapëlqyeri i tifozëve. Së fundmi, Fenerbahçe ka qënë shtëpia e lojtarit të lindur në Brazil, Mehmet Aurélio, i cili u bë lojtari i parë i natyralizuar në turk që luan për kombëtaren turke.[45]

Alex është një tjetër futbollist brazilian i cili mban rekordin si lojtari i huaj që ka shënuar më shumë për fanellën e Fenerbahçes. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në dy sezone (2006–07 dhe 2010–11), si dhe u shpall Futbollisti turk i vitit dy herë (në vitet 2005 dhe 2010); ai gjithashtu u shpall edhe asistuesi më i mirë i Ligës së Kampionevesezonin 2007–08.[46] Bazuar në këto arritje, si dhe karakterit dhe sportivitetin brënda dhe jashtë fushe, i njohur nga tifozët e Fenerbahçes dhe nga tifozeritë e tjera, Alex është lojtar i huaj më i suksesshëm dhe më i respektuar i klubit.[47] Disa lojtarë të huaj të mëdhenj që kanë luajtur për klubin janë: Toni Schumacher (1988–91), Jes Høgh (1995–99), Jay-Jay Okocha (1996–98), Elvir Bolić (1995–2000), Kennet Andersson (2000–02), Ariel Ortega (2002–03), Pierre van Hooijdonk (2003–05), Nicolas Anelka (2005–06), Stephen Appiah (2005–08), Mateja Kežman (2006–09), Diego Lugano (2006–11), Roberto Carlos (2007–09), Dirk Kuyt (2012–15) dhe Nani (2015–16).

Tifozeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tifozët e Fenerbahçes gjatë ndeshjes derbi kundër Beşiktaş

Fenerbahçe ka pasur tifozeri të madhe që nga themelimi në vitin 1907. Ata janë një nga klubet më popullore në Turqi, me 35% të tifozëve që i mbështesin. Klubi është shum popullor në Ankara dhe Stamboll.[48] Ata kanë një fanbazë të madhe në Turqi, Qipron Veriore, Azerbajxhan si dhe në diasporën turke.[49] Tifozët e klubit njihen për mbështetjen e tyre pasionante, të zjarrtë dhe të patundur. Që nga ndërtimi i Stadiumit Şükrü Saracoğlu, mesatarja e tifozëve për ndeshje ka qënë më e larta në Turqi.[50]

Fenerbahçe ka disa grupe tifozerie, ku më të dalluarat janë: Genç Fenerbahçeliler (GFB), Kill For You (KFY), Antu/Fenerlist, EuroFeb (Tifozët e Fenerbahçes në Evropë), Group CK (Cefakâr Kanaryalar), 1907 ÜNİFEB, Vamos Bien dhe SUADFEB. Shumë revista, bloge, podcasta, forume dhe uebfaqe tifozësh janë të dedikuara për klubin.

Marrëdhënjet me klubet e tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Së fundmi, në nëntor 2011, grupi Genç Fenerbahçeliler i Fenerbahçes krijoi një marrëdhënje miqësore me Torcida Sandžak, një grup tifozësh serb që mbështesin FK Novi Pazar. Gjatë një ndeshje kampionati kundër İstanbul Büyükşehir Belediyespor në Stadiumin Şükrü Saraçoğlu, Genç Fenerbahçeliler dhe Gençlik 1907 hapën një banderolë të madhe që shkruante "Kalbimiz Seninle Novi Pazar" (Novi Pazar, zemrat tona janë me ju),[51] dhe pas kësaj, në një ndeshje të kampionatit serb kundër Radnicki Kragujevac, grupi Torcida Sandžak u përgjigj me një banderolë që lexonte "Sancak'ta atıyor, Fenerbahçe'nin kalbi" (Zemra e Fenerbahçes rreh në Sanxhak).[52] Më 2 mars 2012, anëtarët e Genç Fenerbahçeliler dhe Gençlik 1907 u ftuan në Novi Pazar për të parë një ndeshje të kampionatit serb kundër Partizanit të Beogradit. Mijëra anëtarë Torcida Sandžak mikpritën anëtarët e Genç Fenerbahçeliler dhe Gençlik 1907.[53]

Rivalitetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fenerbahçe kundër Galatasarayt në vitin 1914

Tre klubet e mëdhaja të Stambollit, Beşiktaş, Galatasaray dhe Fenerbahçe, kanë një rivalitet shekullor midis tyre. Rivaliteti Fenerbahçe–Galatasaray është i pari në Stamboll, me derbin e tyre që konsiderohet i pari i qytetit si dhe rivaliteti më i rëndësishëm i futbollit turk; derbi ndërmjet dy ekipeve njihet si Derbi Interkontinental (Turqisht: [Kıtalararası Derbi]). Rivaliteti filloi më 23 shkurt 1934, kur një ndeshje miqësore ndërmjet të dyja u kthye në një trazirë, gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes. Rivaliteti ka shkaktuar dhunë midis tifozerive përkatëse në disa raste.[54] Flakadanët, tymueset, flamujt janë disa nga sendet që përdoren për të krijuar një atmosferë madhështore, edhe pse mbytëse, si dhe për të krijuar presion psikologjik për ekipin mik, që tifozët parapëlqejnë ta quajnë mirëseerdhe në ferr.[55]

Stadiumi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ceremonia para fillimit të Derbit Interkontinental kundër Galatasarayt

Fenerbahçe luan ndeshjet si vendas në Stadiumin Şükrü Saracoğlu,[56] e cila është shtëpia tradicione e klubit në qarkun Kadıköy të Stambollit që nga viti 1908. Stadiumi është rinovuar në vitet 1999 dhe 2006 dhe ka kapacitet 50,509 ulëse.[57] Stadiumi nuk ka pistë atletike përrreth, diçka jo e zakontë për stadiumet turke. Muzeu i klubit ndodhet në stadium që nga viti 2005, pasi më parë ka qënë në disa vendndodhje.[58] Para se Stadiumi Şükrü Saracoğlu të ndërtohej, fusha njihej me emrin Papazın Çayırı ("Fusha e priftit"). Kjo fushë më pas u bë terreni i parë futbollistik në Turqi, ku të gjitha ndeshjet e Ligës së Futbollit të Stambollit u zhvilluan në mënyrë të suksesshme. Në vitin 1908, ekipet lokale të ligës donin një fushë të përherëshme futbolli, pasi fusha aktuale përdorej në këmbim të parave që i paguheshin sulltanit Abdyl Hamiti II. Ndërtimi i fushës së re kushtoi 3,000 monedha ari osmane. Fusha mori edhe emrin e ri Union Club Field pas klubit që investoi më shumë për ndërtimin e saj.

Fusha Union Club u përdor nga shumë ekipe në Stamboll, përfshirë edhe nga pronari i saj, Union Club (që ndryshoi emrin në İttihatspor pas Luftës së Parë Botërore), Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beşiktaş. Megjithatë, kjo fushë humbi vlerën e saj pas ndërtimit të Stadiumit Taksim në vitin 1922, brënda oborrit të Taksim Topçu Kışlası, ku në ditët e sotme ndodhet Taksim Gezi Parkı (parku Taksim). İttihatspor (që kishte marrëdhënje të ngushta politike me İttihat ve Terakki), u detyrua t'ja shiste shtetit, pjesë e të cilës ishte edhe Şükrü Saracoğlu. Kështu, pronësia e stadiumit i kaloi shtetit, duke bërë që fusha ti kalonte Fenerbahçes.

Më vonë, 27 maj 1933, Fenerbahçe u bleu stadiumin nga qeveria kur Şükrü Saracoğlu ishte president i klubit; stadiumi i kushtoi 9,000 lira turke.[59] Emri i fushës ndryshoi, duke u bërë Stadiumi Fenerbahçe, duke e bërë Fenerbahçen klubin e parë turk që ishte në pronësi të një stadiumi, me ndihmën e qeverisë. Në vitet e ardhshme, Fenerbahçe e rinovoi stadiumin si dhe i shtoi kapacitetin. Nga viti 1949, Stadiumi Fenerbahçe ishte stadiumi me kapacitetin më të madhë në Turqi, me kapacitet 25,000 ulëse. Emri i stadiumit u ndryshua sërisht në vitin 1998, duke u bërë Stadiumi Fenerbahçe Şükrü Saracoğlu, i emëruar në ndër të presidentit të klubit dhe kryeministrit të pestë të vendit, Şükrü Saracoğlu. Në vitin 1999, filloi projekti i rradhës i rinovimit të stadiumit dhe rritjes së kapacitetit. Tribunat në të katër anët e stadiumit u shëmbën në të njëjtën kohë, dhe me kampionatin që vazhdonte, punimet e stadiumit u mbyllën vetëm në vitin 2006, kjo falë përpjekjeve të presidentit Aziz Yıldırım dhe drejtuesve të tjerë të klubit.

Stadiumi Şükrü Saracoğlu në vitin 2014

Şükrü Saracoğlu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehmet Şükrü Saracoğlu ishte një politikan turk dhe kryeministri i pestë i Turqisë. Ai lindi në Ödemiş në vitin 1887. Me kalimin e kohës ai u bë mësues para se të diplomohej nga fakultetet e huaja. Ai u bë ministër i edukimit në vitin 1924. Saracoğlu ishte i suksesshëm në çdo fushë, madje edhe në politikë, duke qënë një zyrtar i shtetit turk. Ai ishte një tifoz i devotshëm i Fenerbahçes dhe u bë president i saj nga viti 1934 deri në vitin 1950. Kjo gjë e bëri atë presidentin më jetëgjatë të klubit. Në vitin 1953, tre vite pasi u pensionua nga politika, ai vdiq në Stamboll më 27 dhjetor.[60]

Stema dhe ngjyrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga themelimi i klubit, Fenerbahçe ka përdorur të njëjtën stemë, e cila ndër vite ka pësuar ndryshime të vogla. Ajo u modelua nga Hikmet Topuzer, i cili e kishte pseudonimin Topuz Hikmet dhe luante si anësor i majtë. Stema kishte pesë ngjyra. E bardha shkruante Fenerbahçe Spor Kulübü ★ 1907 ★ dhe përfaqsonte pastërtinë dhe zemërgjerësinë.

Aktivitet i sukseshem[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkombëtare sukses[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ballkan Kupën:
    • Fituesit (1): 1966-67

Domestic sukses[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Turk Kampionatet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Super Liga Turke: (ndahet rekord)
    • Fituesit (19): 1959, 1960-61, 1963-64, 1964-65, 1967-68, 1969-70, 1973-74, 1974-75, 1977-78, 1982-83 , 1984-85, 1988-89, 1995-96, 2000-01, 2003-04, 2004-05, 2010-11, 2013-14
    • 2nd (16): 1960, 1961-62, 1966-67, 1970-71, 1972-73, 1975-76, 1976-77, 1979-80, 1983-84, 1989 -90, 1991-92, 1993-94, 1997-98, 2001-02, 2005-06, 2007-08

Tjera konkurse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Turqisht Kupën:
    • Fituesit (4): 1967-68, 1973-74, 1978-79, 1982-83
    • 2nd (7): 1962-63, 1964-1965, 1988-89, 1995-96, 2000-01, 2004-05, 2005-06
  • Turk Super Kupën / Presidenti Kupën:
    • Fituesit (7): 1968, 1973, 1975, 1984, 1985, 1990, 2007
    • 2nd (7): 1970, 1974, 1978, 1979, 1983, 1989, 1996
  • Kancelari Kupën: (rekord)
    • Fituesit (8): 1944-45, 1945-46, 1949-50, 1972-73, 1979-80, 1988-89, 1992-93, 1997-98
    • 2nd (7): 1943-44, 1970-71, 1975-76, 1976-77, 1991-92, 1993-94, 1994-95 Turke të Futbollit Kampionati: (rekord)
      • Fituesit (3): 1933, 1935, 1944
      • 2nd (2): 1940, 1947
    • Kombëtare grumbull: (rekord)
      • Fituesit (6): 1936-37, 1939-40, 1942-43, 1944-45, 1945-46, 1949-50
      • 2nd (2): 1943-44, 1946-47
  • TSYD Kupën: (ndahet rekord)
    • Fituesit (12): 1969-70, 1973-74, 1975-76, 1976-77, 1978-79, 1979-80, 1980-81, 1982-83, 1985-86, 1986 -87, 1994-95, 1995-96
  • Atatürkut Kupën: (rekord)
    • Fituesit (2): 1963-1964, 1998
  • Stamboll Football Lidhjes: (rekord)
    • Fituesit (16): 1911-12, 1913-14, 1914-15, 1920-21, 1922-23, 1929-30, 1932-33, 1934-35, 1935-36, 1936 -37, 1943-44, 1946-47, 1947-48, 1952-53, 1956-57, 1958-59
    • 2nd (18): 1915-16, 1917-18, 1921-22, 1925-26, 1926-27, 1928-29, 1930-31, 1933-34, 1937-38 , 1938-39, 1939-40, 1940-41, 1942-43, 1944-45, 1945-46, 1949-50, 1955-56, 1957-58
  • Stamboll Kupën:
    • Fituesit (1): 1945
  • Stamboll mburojës: (rekord)
    • Fituesit (4): 1930, 1934, 1938, 1939
  • Spor-Toto Kupës:
    • Fituesit (1): 1967
  • Flotës Kupën: (rekord)
    • Fituesit (4): 1982, 1983, 1984, 1985

Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 28 janar 2019[61]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Turqia Pt Volkan Demirel (kapiten)
3 Turqia Mb Hasan Ali Kaldırım (kapiteni i 3të)
4 Kili Mb Mauricio Isla
5 Turqia Mf Mehmet Topal (zëv-kapiten)
6 Turqia Mb İsmail Köybaşı
7 Turqia Mf Alper Potuk
8 Nigeria Mf Victor Moses (në huazim nga Chelsea)
9 Spanja Sm Roberto Soldado
11 Turqia Mf Mehmet Ekici
13 Stampa:Country data CMR Pt Carlos Kameni
14 Turqia Mf Mahsun Çapkan
15 Turqia Mb Serdar Aziz
16 Holanda Mf Ferdi Kadıoğlu
17 Morocco Mf Nabil Dirar
18 Turqia Mf Tolgay Arslan
19 Turqia Mb Şener Özbayraklı
20 Ghana Mf André Ayew (në huazim nga Swansea City)
21 Sllovenia Mf Miha Zajc
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
22 Zvicra Sm Michael Frey
25 Turqia Pt Berke Özer
26 Turqia Mf Tolga Ciğerci
28 Franca Mf Mathieu Valbuena
31 Algjeria Sm Islam Slimani (në huazim nga Leicester City)
32 Brazil Mf Jailson
33 Rusia Mb Roman Neustädter
35 Turqia Pt Harun Tekin
37 Sllovakia Mb Martin Škrtel
39 Algjeria Sm Yassine Benzia (në huazim nga Lille)
41 Turqia Mb Ömer Çakı
44 Turqia Mb Sadık Çiftpınar
53 Turqia Mb Yiğithan Güveli
54 Turqia Pt Erten Ersu
66 Turqia Mf Oğuz Kağan Güçtekin
80 Turqia Mb Serhat Kot
99 Maqedonia e Veriut Mf Elif Elmas

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Meksika Mb Diego Reyes (te Flamuri Leganés deri më 30 qershor 2019)
Turqia Mf Baris Alici (te Flamuri Yeni Malatyaspor deri më 30 qershor 2019)
Turqia Mf Ozan Tufan (te Flamuri Alanyaspor deri më 30 qershor 2019)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Turqia Mf Samed Karakoç (te Flamuri Tarsus İY deri më 31 maj 2019)
Turqia Mf Ramazan Civelek (te Flamuri Karagümrük deri më 31 maj 2019)
Turqia Sm Ahmethan Köse (te Flamuri Kırklarelispor deri më 31 maj 2019)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Tarihçe" (në turqisht). fenerbahce.org. 15 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2008. Marrë më 7 janar 2013.
  2. ^ "Tarihçe - 4. Sayfa". fenerbahce.org (në turqisht). 15 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012. Marrë më 7 janar 2013.
  3. ^ "Tarihçe - 4. Sayfa". fenerbahce.org (në turqisht). 14 janar 2017. Marrë më 7 janar 2017.
  4. ^ "Müttefik Kuvvetler ile Yapilan Maçlar". angelfire.com (në turqisht). 14 qershor 2007. Marrë më 7 janar 2013.
  5. ^ "84th Anniversary of the Harington Cup" [Përvjetori i 84të i Kupës Harriongton] (në anglisht). Fenerbahçe S.K. 30 qershor 2007. Marrë më 3 mars 2019.
  6. ^ "Futbolda Türkiye Şampiyonluklarımız". fenerbahce.org (në turqisht). Uebfaqja zyrtare e Fenerbahçe SK. Marrë më 14 shkurt 2019.
  7. ^ "Turkey – List of Champions" [Turqia – Lista e Kampionëve]. rsssf.com (në anglisht). RSSSF. Marrë më 25 shkurt 2018.
  8. ^ "1959 Milli Lig" (në turqisht). angelfire.com. 17 qershor 2007. Marrë më 7 janar 2013.
  9. ^ "European Competitions 1959-60" [Kompedicionet Evropiane 1959-60] (në anglisht). rsssf.com. 17 qershor 2007. Marrë më 7 janar 2013.
  10. ^ a b "Archives" [Arkiva]. turkish-soccer.com (në anglisht). 5 maj 2007. Marrë më 7 janar 2013.
  11. ^ a b "SÜPER LİG ŞAMPİYONLUKLARI". tff.org (në turqisht). Federata Turke e Futbollit. 10 janar 2013. Marrë më 10 janar 2013.
  12. ^ "BALKAN KUPASI" [Kupa Ballkanike]. turkfutbolu.net (në turqisht). 2 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2012. Marrë më 2 shkurt 2017.
  13. ^ "Bordeaux 2–3 Fenerbahçe" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 7 mars 2019.
  14. ^ "Fenerbahçe 0–0 Bordeaux" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 7 mars 2019.
  15. ^ "UEFA Champions League 1996–97 Season" [Sezoni 1996–97 i UEFA Ligës së Kampioneve] (në anglisht). UEFA.com. 10 janar 2013. Marrë më 10 janar 2013.
  16. ^ "Manchester United's series of 56 home matches unbeaten in Europe" [Seria e Manchester United me 56 ndeshje pa humbje në shtëpi në Evropë]. Rsssf.com (në anglisht). RSSSF. Marrë më 27 janar 2019.
  17. ^ "2002-2003 1.Süper Lig". angelfire.com (në anglisht). 17 qershor 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  18. ^ "Fenerbahçe 6–0 Galatasaray". klasikfutbol.blogspot.com (në turqisht). 10 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2013. Marrë më 10 janar 2013.
  19. ^ "2003–2004 1.Süper Lig". angelfire.com (në turqisht). 17 qershor 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  20. ^ "2004–2005 1.Süper Lig". angelfire.com (në turqisht). 17 qershor 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  21. ^ "Teşekkürlerimizle..." fenerbahce.org (në turqisht). 16 qershor 2006. Marrë më 10 janar 2013.
  22. ^ "Zico signs two-year Fenerbahçe coaching deal" [Zico firmos një marrëveshje dy-vjeçare si trajner i Fenerbahçes] (në anglisht). ESPN FC. 4 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 10 janar 2013.
  23. ^ "Yeni Teknik Direktörümüz ZICO". fenerbahce.org (në turqisht). 4 korrik 2006. Marrë më 10 janar 2013.
  24. ^ "Dracena to Fenerbahçe" [Dracena te Fenerbahçe] (në anglisht). taipeitimes.com. 28 gusht 2006. Marrë më 10 janar 2013.
  25. ^ "Fenerbahçe soccer club signs four-year contract with Mateja Kezman" [Klubi i futbollit Fenerbahçe firmos një kontratë katër-vjeçare me Mateja Kezman]. english.people.com.cn (në anglisht). 29 gusht 2006. Marrë më 10 janar 2013.
  26. ^ "Maç Raporu". ligtv.com.tr (në turqisht). 5 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2012. Marrë më 10 janar 2013.
  27. ^ "Maç Raporu". ligtv.com.tr (në turqisht). 13 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2012. Marrë më 10 janar 2013.
  28. ^ "Maç Raporu". ligtv.com.tr (në turqisht). 13 maj 2007. Marrë më 10 janar 2013.[lidhje e vdekur]
  29. ^ "Fenerbahçe handed Turkish crown" [Fenerbahçes i jepet kurora turke]. uefa.com (në anglisht). UEFA. 13 maj 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  30. ^ "G-14 invite Fenerbahçe to conference" [G-14 fton Fenerbahçen në konferencë] (në anglisht). Fenerbahçe S.K. 31 maj 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  31. ^ "Fenerbahçe en fazla kupa kazanan takım" (në turqisht). Hürriyet. 18 mars 2008. Marrë më 10 janar 2013.
  32. ^ Julio Gomes Filho (6 prill 2008). "Zico still a man of style" [Zico ende një burr me klas] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 9 mars 2019.
  33. ^ "Archived copy" [Kopje e arkivuar] (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 26 shkurt 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  34. ^ "Superlig Tables" [Tabelta e Superligës]. whoscored.com (në anglisht). 10 janar 2013. Marrë më 10 janar 2013.
  35. ^ "Turkey wants more women and children at stadiums" [Turqia do më shumë gra dhe fëmijë në stadiume]. Fox Sports (në anglisht). 21 shtator 2011. Marrë më 10 janar 2013.
  36. ^ "Antalya ends Fener's 47-match unbeaten run at Şükrü Saracoğlu" [Antalya i jep fundit rekordit të Fenerit me 47 ndeshje pa humbje në Şükrü Saracoğlu] (në anglisht). Today's Zaman. 30 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2012. Marrë më 5 nëntor 2012.
  37. ^ "Benfica shkon në finale". TopSporti.com. 2 maj 2013. Marrë më 9 mars 2019.
  38. ^ "Benfica dhe Chelsea në finalen e Europa League (VIDEO)". Sport.albeu.com. 2 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 9 mars 2019.
  39. ^ "Troubled Fenerbahce appoint Ersun Yanal as coach" [Fenerbahce e shqetësuar punëson Ersun Ynal si trajner]. ibnlive.in.com (në anglisht). 28 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2013. Marrë më 29 qershor 2013.
  40. ^ "Hocamız Ersun Yanal" (në turqisht). Fenerbahçe S.K. 28 qershor 2013. Marrë më 29 qershor 2013.
  41. ^ "Trukimet, Fenerbahçe përjashtohet nga Champions-i". Panorama Sport. 26 qershor 2013. Marrë më 9 mars 2019.
  42. ^ Ergi Lubani (14 korrik 2015). "Van Persie prezantohet: Dua trofe me Fenerbahce". Telesport.al. Marrë më 9 mars 2019.[lidhje e vdekur]
  43. ^ Alasdair Lamont (10 dhjetor 2015). "Fenerbahçe 1–1 Celtic" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 mars 2019.
  44. ^ a b c "FENERBAHÇE'NİN EN UZUN SÜRE FORMA GİYEN FUTBOLCULAR" (në turqisht). fenerbahcecumhuriyeti.org. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2013. Marrë më 27 korrik 2017.
  45. ^ Nicolas Birch (21 gusht 2006). "A naturalized citizen plays for Turkish national soccer team, and not everyone is happy" [Një qytetar i natyralizuar luan për kombëtaren turke të futbollit, dhe jo çdokush është i lumtur] (në anglisht). EurasiaNet. Marrë më 10 mars 2019.
  46. ^ "Statistics — Tournament phase — Assists" [Statistikat – faza e turnamentit – asistet]. UEFA.com (në anglisht). Union of European Football Associations. Marrë më 14 prill 2016.
  47. ^ "Mitgliedsverbände - Türkei - News – UEFA.com" (në gjermanisht). UFEA.com. 15 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 10 mars 2019.
  48. ^ "İşte Türkiye'nin taraftar haritası! En çok taraftarı olan takım hangisi?". aksam.com.tr (në turqisht). Akşam. Marrë më 7 qershor 2018.
  49. ^ "Fenerbahçe taraftarı derneğini bağrına bastı". haberkibris.com (në turqisht). HaberKıbrıs. Marrë më 7 qershor 2018.
  50. ^ "Samanyolu Haber: Son Dakika ve En Son Haberler". www.samanyoluhaber.com (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 7 qershor 2018.
  51. ^ "Novi Pazar'a Gidiyoruz!" (në turqisht). gencfb.org. 28 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2012. Marrë më 10 janar 2013.
  52. ^ "Volimo Te Torcida 1989 Sandžak!" (në turqisht). gencfb.org. 11 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2012. Marrë më 10 janar 2013.
  53. ^ "Novi Pazar'da Muhteşem Karşılama!" (në turqisht). gencfb.org. 3 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 10 janar 2013.
  54. ^ "Turkey to send anti-terror police to Leeds to protect Galatasaray" [Turqia do të dërgojë policinë anti-terror në Ledds për të mbrojtur Galatasarayn] (në anglisht). cbc.ca. 11 tetor 2000. Marrë më 10 janar 2013.
  55. ^ Jon Carter (18 shtator 2012). "'Welcome to Hell'" ['Mirëseerdhe në ferr'] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 mars 2019.
  56. ^ "Wiew Saraçoglu" (në turqisht). fenerbahce.org. 15 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  57. ^ "Turkish Football Federation Information" [Informacioni i Federatës Turke të Futbollit] (në turqisht). tff.org. 13 maj 2007. Marrë më 7 janar 2013.
  58. ^ "FENERBAHÇE MÜZESİ TARİHİ" (në turqisht). fenerbahce.org. 15 prill 2007. Marrë më 10 janar 2013.
  59. ^ "Fenerbahçe Şükrü Saraçoğlu Stadium Official Web Site – History" [Stadiumi Fenerbahçe Şükrü Saraçoğlu] (në anglisht). Fenerbahçe S.K. Marrë më 12 mars 2019.
  60. ^ "A Legend: Şükrü Saracoğlu" [Një legjendë: Şükrü Saracoğlu] (në anglisht). fenerbahce.org. 15 prill 2007. Marrë më 20 qershor 2013.
  61. ^ "A Takımı" (në turqisht). fenerbahce.org. 2 shkurt 2017. Marrë më 2 shkurt 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]