Ferhat Cakaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ferhat Cakaj mësues, shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ka lindur në Salari të Tepelenës më 2 Prill 1935, në Shkodër kryen shkollën e mesme pedagogjike, kurse studimet e larta në fillim për Gjuhë -Letërsi dhe më pas Fakultetin Histori-Filologji, degën gjuhë letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.

Në fillim e emëruan mësues të letërsisë në gjimnazin e Kukësit, ku doli në pension në vitin 1991. Me letërsi filloi të merrej që kur ishte në shkollën e mesme. Ka shkruar novelat ”Mësuesi i çmendur”, 1967; ”Kështu është”, 1969’ përmbledhjet me tregime “Lugina e nuseve “, 1969; “Në korie mes lisash”, 1972’ romanet “Njerëzit e qytezës në mal,1976, “Nesër do të jetë vonë”,1976, “Jam bir i popullit tim”,1978, “Zemërimi”, 1980, “Përmendorja”, 1985; dramën “Kosovarët,1987, “Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë”, refleksion eseistik “E vërteta mbi eposin Serb”, “Të gjallë e të vdekur”.

Është vlerësuar me Urdhrin "Naim Frashëri" i klasit të III-të si mësues dhe edukator, 1976; Urdhri “Naim Frashëri” klasit II-të si shkrimtar e romancier, viti 1982; Titulli “Mësues i Merituar” viti 1989.

Vepra të botuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Njerëzit e qytezës në mal, 1976
  • Nesër do të jetë von, 1977
  • Jam bir i popullit tim, 1978
  • Zemërimi, 1980
  • Përmendorja, 1985
  • Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë, 1998
  • Pranvera do të vijë, 2005
  • Të gjallë e të vdekur, 2010

Novela[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mesuesi i çmendur, 1967
  • Kështu është, 1969

Vëllime me tregime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lugina e nuseve, 1969
  • Në korie mes lisash, 1972

Drama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Isa Boletini, 1987

Studime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • E verteta mbi eposin serb, refleksion eseistik, 1998