Feriz Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Feriz Krasniqi

Ferizkrasniqi.jpg

Emri: Feriz
Mbiemri: Krasniqi
Lindi më: 4 janar, 1931
Vendlindja: Tërpezë
Profesioni: Akademikë, Profesor, Biolog

Feriz Krasniqi lindi më 4 janar 1931TërpezëMalishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët e mbaroi në Prishtinë, kurse Shkollën Normale në Gjakovë.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Nishit studioi në degën e biologjisë ku edhe diplomoi në vitin 1954. Një kohë punon arsimtar i biologjisë e pastaj regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore të Universitetit të Shkupit, në grupin e biologjisë, ku edhe diplomon në fillim të vitit 1961. Pasi kreu Fakultetin e Shkencave Matematike-NatyroreShkupit, një kohë të shkurtër punoi profesor i lëndës së biologjisë në Shkollën Normale të Prizrenit. Më 1961 u zgjodh asistent për lëndën Sistematika e bimëve në Katedrën e Biologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Disertacionin e doktoratës Vegjetacioni i pyjeve të regjionit kodrinor të Kosovës e mbrojti në vitin 1968 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1969 u zgjodh docent, kurse më 1980 profesor ordinar për lëndën Sistematika e bimëve të larta në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Prishtinës, ku punoi gjersa u pensionua. Ushtroi një varg funksionesh të ndryshme: një mandat ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë viteve 1973-1975 dhe dy mandate rektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 1975-1979. Gjithashtu ai kreu edhe disa funksione shtetërore, si deputet i Dhomës të Kombeve të Kuvendit të dikurshëm Federativ dhe anëtar i Kryesisë së dikurshme të Kosovës.Puna kërkimore-shkencore e tij është e orientuar kryesisht në studimin e florës dhe të vegjetacionit. Në sferën arsimore-edukative bëri përpjekje për sigurimin e teksteve dhe të literaturës biologjike në gjuhën shqipe, në fillim si përkthyes e më vonë edhe si autor. Gjatë punës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, udhëhoqi me sukses punimet e diplomës të shumë kandidatëve dhe ua propozoi temat e doktoratës kandidatëve të interesuar. Si anëtar i komisionit, mori pjesë në mbrojtjen e disertacioneve të doktoratës në dy universitete (të Prishtinës dhe të Zagrebit).Për kontributin e tij në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, në sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, në zhvillimin institucional dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës, u nderua me këto shpërblime dhe mirënjohje: Shpërblimi Krahinor i Dhjetorit për rezultatet e arritura në shkencat biologjike gjatë vitit 1975; Plaketa nga Fakulteti i Mjekësisë, për merita rreth zhvillimit të tij me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit, shpërblimi Naim Frashëri për tekstin universitar Sistematika e bimëve të larta me elementet e filogjenisë, të botuar në vitin 1985; Mirënjohje nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës për bashkëpunim të suksesshëm; Mirënjohje e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore me rastin e kremtimit të 36-vjetorit të punës së suksesshme të tij. Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia jep titullin e nderit Profesor emeritus për merita të veçanta në zhvillimin dhe avancimin e Universitetit të Prishtinës, si dhe për përsosmërinë mësimore dhe shkencore. Në vitin 1996, zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i kësaj akademie.