Ferizaji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me qytetin Ferizaj. Për artikullin Komuna e Ferizajit shiko në fletën përkatëse.
Ferizaji dhe rajoni rreth Ferizajit
Mitrovica
Prishtina
Gjilani
Ferizaji
Prizreni
Gjakova
Peja
Ferizaji në vitin 1903
Ferizaji në vitin 1925

Ferizaj (serbisht: Урошевац, Uroševac) është qytet në pjesën jugore të Kosovës. Po ashtu Ferizaj është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Qyteti i Ferizajt,

Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.

Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.

[redakto] Krijimi i rajonit

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Ferizajit. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.

[redakto] Shiko dhe këtë

[redakto] Numrat Postal

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Gjakovën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.

Kodi Postar i Kosovës - 70000 Ferizaj
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Ferizaj Ferizaj Ferizaj 70000
Ferizaj Ferizaj Ferizaj 1 70010
Ferizaj Ferizaj Ferizaj 3 70030
Ferizaj Ferizaj Ferizaj 4 70040
Ferizaj Ferizaj Babush 70510
Ferizaj Ferizaj Doganaj 70520
Ferizaj Kaçanik Kaçanik 71000
Ferizaj Kaçanik Hani Elezit 71510
Ferizaj Shtime Shtime 72000
Ferizaj Shterpcë Shterpcë 73000
Ref: PTK


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera