Festivali i Parë i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i Parë i Këngës në RTSH
Edicioni 1-rë
Qyteti Tirana
Vendi skena e Operas në Konservatorin e Tiranës
Viti 1962
Prezantues Luigj Gurakuqi, Margarita Xhepa.
Artisti Fitues
Kënga Fituese
              1961 1963              

Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]). Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".



Festivali i parë ne Radio u zhvillua në 4 netë: 21-23 dhe 26.12.1962 dhe u prezantua nga Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh. Festivali u zhvillua në skenën e Operas, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës. Festivalet e para quheshin vetem "Festivali i Kenges ne Radio" sepse akoma nuk kishte transmetim ne televizion.

Organizimi dhe struktura e Festivalit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koncertet fillonin në orën 18:00 dhe transmetoheshin të inçizuara në radio pas lajmeve, në orën 20:30. Është thënë se kanë marrë pjesë 20 këngë, por nga një inçizim i dobët, në radio u dëgjuan 19 këngë dhe nuk u dëgjua ndonjë përsëritje. Natën e parë u kënduan 9 këngë, natën e dytë 10 këngë dhe natën e tretë, finale, 10 këngë. Pas tri ditësh, siç duket për t'i lënë kohë jurisë që të vendoste, u zhvillua edhe një natë e katërt si koncert përfundimtar (por jo si finale) ku u shpallën çmimet për këngët dhe për këngëtaret nga kryetari i jurisë Llazar Siliqi, i cili ka qenë kryetar jurie në disa festivale me radhë. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike, drejtuar nga Kristo Kote dhe u përsëritën nga Kompleksi Ritmik, drejtuar nga Agim Krajka. Festivali i zhvillua nën shembullin e Festivalit të Sanremos, vetëm 11 vjet pas Festivalit të parë të Sanremos (1951) dhe këngët, si në Sanremo, interpretoheshin në grupe 3-4 këngësh dhe pastaj përsëriteshin ne interpretim tjeter. Kjo mënyrë vazhdoi në të gjitha festivalet (me përjashtim të festivalit të 11-ë), deri në Festivalin e 24-t kur këngët nuk u përsëritën më.

Vlerësimi i këngëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në festivalet e para, gjatë netëve të festivalit, nuk thuheshin autorët e këngëve. Vetëm në fund kur jepeshin çmimet thuheshin autorët e këngëve fituese. Ideja ishte për të mos influencuar jurinë. Mbas festivalit, kur transmetoheshin në radio, thuhej vetëm kompozitori. Prandaj, disa herë mungon autori i tekstit (që mund të plotësohet nga të tjerë). Në dallim nga Sanremo ku, në mënyrë normale jepeshin një çmim i parë, një i dytë e një i tretë, në festivalet tona, s'dihet përse, u dhanë një çmim i parë, dy të dyta e tre të treta, me përjashtime të rralla (përveç festivalit të 11-ë). Kjo gjë vazhdoi deri në Festivalin e 29-ë. U eliminuan dy këngët më të bukura të Vaçe Zelës ("Erë pranverore" dhe "Lemza") duke u konsideruar tepër moderne për atë kohë, dhe nuk u transmetuan më. Kështu, juria nuk e pa të arsyeshme të japë asnjë çmim të parë. Prandaj, Vaçe Zela mori me meritë çmimin e parë si këngëtare, por jo kënga e saj "Femija e parë", e vetmja e saj që hyri në finale e që ka marrë çmim të tretë dhe nuk qëndrojnë thëniet e disave se, mbas disa vitesh RTSh i ka dhënë çmimin e parë kësaj kënge. Nuk ka ndodhur kurrë dhe askund që, mbas disa vitesh, të jepet çmimi i parë për një festival. Këtë e vërtetojnë edhe intervistat e dhëna nga kompozitori Mark Kaftalli, pjesëmarrës dhe fitues i çmimit të dytë në festivalin e parë, intervista te cilat gjenden ne you tube.

Transmetimi në radio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë ditëve të festivalit dhe disa ditë mbas, këngët nuk transmetoheshin në radio. Transmetimi i parë i atyre këngëve fillonte natën e Vitit te Ri, në koncertin e asaj feste mbas lajmeve. Kjo gjë ka vazhduar gjatë shumë viteve.

Artistët pjesëmarrës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morën pjesë disa nga solistët e operas. Ndër ta, Avni Mula mund të konsiderohet si kantautori i parë shqiptar. Pritej me padurim interpretimi i Vaçe Zelës e cila deri në atë kohë kishte kënduar vetëm këngë të huaja, sidomos spanjolle. Dhe kur mbylli natën e parë me Erë pranverore dhe filloi: "Kur agon më qesh fytyra/ n'zemër m'rreh dashunia ..." e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje e brohoritje (siç dëgjohet në inçizim) dhe menjëherë u kuptua se po fillonte një epokë e re në muzikën e lehtë shqiptare.

Nata e parë - 21.12.1962.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesit

shoqëruar nga

Orkestra Sinfonike

Interpretuesit

shoqëruar nga

Kompleksi Ritmik

1 Këndoj Avni Mula Ismail Kadare

Luigj Gurakuqi

Avni Mula Meliha Doda
2 Lumturi Tasim Hoshafi Luigj Gurakuqi Violeta Simoni

Ylber Gimjani

Violeta Simoni

Sulejman Çela

3 Porsa çel agimi Kolë Gjinaj Llazar Siliqi Luiza Papa Xhavit Xhepa
4 Për ty këndoj Tiranë Agim Velaj Fadil Kraja Sami Kumi ---
5 Jeta e re ne na pret Kristo Kote Haki Bejleri Florinda Gjergji Gjoni Athanas

Ibrahim Tukiqi

Avni Mula

6 Një minutë Llazar Morcka Luigj Gurakuqi Sami Bakalli

Sulejman Çela

Pjetër Gjergji
7 Mos më qorto Vath Çangu Dionis Bubani Qemal Kërtusha Violeta Simoni
8 Lum kush dashuron Baki Kongoli Dionis Bubani Luiza Papa

Gaqo Çako

Hiqmete Pazari

Violeta Simoni

9 Erë pranverore Tish Daija Llazar Siliqi Vaçe Zela Pjetër Gjergji


Nata e dytë - 22.12.1962[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesit

shoqëruar nga

Orkestra Sinfonike

Interpretuesit

shoqëruar nga

Kompleksi Ritmik

1 Fije të argjendta Enver Mara --- Sami Bakalli
2 Inxhinieres Nexhmedin Doko Luigj Gurakuqi Sami Kumi Pjetër Gjergji
3 Shpresë Vangjo Nova Nazmi Kuqi Gjoni Athanas

Avni Mula

Ylber Gimjani
4 Vashëzo Koço Uçi Koço Uçi Meliha Doda Qemal Kërtusha
5 Çaste të paharruara Aleko Kareco Gjosho Çarkaxhija Rudolf Stambolla Hiqmete Pazari
6 Lule të bukura sjell pranvera Mark Kaftalli Çesk Ndreca Florinda e

Ndrekë Gjergji

Violeta Simoni

Xhavit Xhepa

7 Lemza Agim Krajka Haxhi Rama Ylber Gimjani Vaçe Zela
8 Në stadium Agim Prodani Dionis Bubani

Odise Grillo

Avni Mula Sulejman Çela
9 Kam një mall Gaqo Avrazi Luan Qafëzezi Gaqo Çako Rudolf Stambolla
10 Fëmija e parë Abdulla Grimci Dionis Bubani Vaçe Zela Qemal Kërtusha


Nata finale - 23.12.1962[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dolën 10 këngë kënduar sipas radhës më poshtë:

  1. Për ty këndoj Tiranë
  2. Lumturi
  3. Këndoj
  4. Lule të bukura sjell pranvera
  5. Mos më qorto
  6. Vashëzo
  7. Jeta e re ne na pret
  8. Shpresë
  9. Në stadium
  10. Fëmija e parë

Pas tri ditësh që u lanë për të vendosur juria, më 26.12.1962 u zhvillua një koncert përfundimtar me 10 këngë ku u shpallën çmimet si më poshtë:

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ky festival nuk pati çmim te parë.

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Këndoj" - muzika Avni Mula, teksti Ismail Kadare, Luigj Gurakuqi,
  • "Lule të bukura sjell pranvera" - muzika Mark Kaftalli, teksti Çesk Ndreka
  • "Vashëzo" - muzika Koço Uçi, teksti Koço Uçi

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Fëmija e parë" - muzika Abdulla Grimci, teksti Dionis Bubani
  • "Mos më qorto" - muzika Vath Cangu, teksti Dionis Bubani

.

Çmime për Interpretuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vaçe Zela

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Avni Mula
  • Qemal Kërtusha

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Meliha Doda
  • Florinda Gjergji
  • Violeta Simoni

.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip