Festivali i 12-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 12-të i Këngës në RTSH
Edicioni 12-të
Qyteti Tirana
Viti 1973
Datat 28, 29, 30 dhjetor
Prezantues Flutura Cangu dhe Pandi Siku
Artisti Fitues Vaçe Zela dhe Ema Qazimi
Kënga Fituese "Gjurme te arta" Muzika Kujtim Laro Teksti Lirim Deda
              1972 1974              

Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet.[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i 12-të u zhvillua nga data 28 deri 30.12.1973. Prezantues ishin: Flutura Çangu dhe Pandi Siku. Morën pjesë 20 këngë: 10 natën e parë, 10 natën e dytë dhe natën finale dolën 14 këngë. Mbas kritikave të Festivalit të 11-ë, që ishte i veçantë edhe në organizim (jo vetëm në përmbajtje), u kthye prapë në interpretim të dyfishtë të këngëve (deri në festivalin e 24-t). Filluan prapë të marrin pjesë edhe këngëtaret klasike të operas. Përmbajtja e këngëve tashmë ishte për Partinë, luftën, patriotizmin, punën, aksionet, sukseset e socializmit etj. Kënga fituese ishte "Gjurme te arta", Muzika Kujtim Laro, Teksti Lirim Deda. Ky është festivali i pestë që fiton kënga e kënduar nga Vaçe Zela dhe festivali i dyte qe fiton Ema Qazimi. U kthye prapë në një juri të vetme dhe në çmimet e mëparshme: një çmim i parë, dy të dytë e tre të tretë (deri në Festivalin e 29-ë).

Nata e parë - 28.12.1973[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Partia ime, diell i vendit tim Ferdinand Deda Ramiz Kovaçi Hysen Koçia
2 Takim i brezave Nexhmedin Doko Aleksandër Banushi Suzana Qatipi Qemal Kërtusha
3 Qyteti i ri Rexhep Hasimi Natasha Lako Ramadan Muhameti Zija Saraçi
4 Në zemrat tona flladi fryn Tonin Harapi Rozeta Doraci Valentina Gjoni
5 Poeti partizan Pjetër Gaci Ruzhdi Qatipi Zeliha Sina Gaqo Çako
6 Gëzojmë siç gëzon kjo tokë Agron Xhunga Kompleksi miks Kompleksi i burrave
7 Kur buzëqeshin fëmijët Vakthi Sheme Lefter Agora Niko Vasili
8 Hekurudha kënga e jonë Agim Krajka Betim Muço Lindita Sota Dhimitër Disho
9 Të dua o bregu im i kaltër Nikollaq Bulo Luan Qafëzezi Kleopatra Skarço Valentina Gjoni
10 Si agim i kuq Josif Minga Nasi Lera Alida Hisku Vaçe Zela


Nata e dytë - 29.12.1973[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Marshon Shqipëria Nikolla Zoraqi Gaqo Çako Hysen Koçia
2 Sup me sup si malet Agim Prodani Fatmir Gjata Qemal Kërtusha Ema Qazimi
3 Shoku ynë Isuf Spahiu M. Memia Vera Meka Alida Hisku
4 Hënë e netëve të vona

seç të munden dritat tona

Reshat Osmani Flamur Laro Nurie Miri Meli Bozgo
5 Kur je në rresht me partizanë Feim Ibrahimi Suzana Qatipi Thëllënxa Akcani
6 Kënga e lumenjve Tish Daija Kleopatra Skarço Hëna Xhemali
7 Fshati im i bardhë Çesk Zadeja Zeliha Sina Ramiz Kovaçi
8 Gëzime punëtore Aleksandër Peçi Ruzhdi Pulaha Zija Saraçi Lindita Sota
9 Një vajzë Vasil Çuni Robert Shvarc

Nasi Lera

Niko Vasili Dhimitër Disho
10 Gjurmë të arta Kujtim Laro Lirim Deda Ema Qazimi Vaçe Zela

.

Nata finale - 30.12.1973[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Natën finale dolën 14 këngë sipas kësaj renditjeje:

  1. Partia ime, dielli i vendit tim.
  2. Hekurudha kënga jonë
  3. Të dua o bregu im i kaltër
  4. Qyteti i ri
  5. Gjurmë të arta
  6. Kënga e lumenjve
  7. Poeti partizan
  8. Sup më sup si malet
  9. Fshati im i bardhë
  10. Kur je në rresht me partizanë
  11. Hënë e netëve të vona seç të mundën dritat tona
  12. Një vajzë
  13. Si agim i kuq
  14. Takim i brezave

.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gjurmë të arta - muzika Kujtim Laro, teksti Lirim Deda

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Poeti partizan - muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Qatipi
  • Si agim i kuq - muzika Josif Minga, teksti Nasi Lera

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Partia ime, dielli i vendit tim - muzika Ferdinand Deda, teksti (?)
  • Sup më sup si malet - muzika Agim Prodani, teksti Fatmir Gjata
  • Kur je në rresht me partizanë - muzika Feim Ibrahimi, teksti (?)


.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale


.