Festivali i 19-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 19-të i Këngës në RTSH
Edicioni 19-të
Qyteti Tirana
Vendi Tiranë, Shqipëri
Viti 1980
Datat 25, 26, 27 Dhjetor
Prezantues Silvana Braçe dhe Dhimitër Gjoka
Artisti Fitues
Kënga Fituese Shoqet tona ilegale
              1979 1981              


Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i 19-të u zhvillua nga data 25 deri 27.12.1980. U prezantua nga dyshja Silvana Braçe dhe Dhimitër Gjoka. Morën pjesë 24 këngë: 12 natën e parë, 12 natën e dytë dhe natën finale dolën 15 këngë. Kënga fituese: "Shoqet tona ilegale" me temë nga lufta, kompozuar nga Agim Prodani, me tekst të Zhuliana Jorganxhi e kënduar bukur nga Vaçe Zela dhe Mefarete Laze. Për Vaçe Zelën është fitorja e tetë në festivale dhe festivali i fundit ku merr pjesë. Ndërsa për Mefarete Lazen është festivali i parë. Tematika është po ajo e festivaleve të atyre viteve. Një këngë madhështore që i reziston viteve është kënga Rrjedh në këngë e ligjërime me muzikë të Feim Ibrahimit e tekst të Gjokë Becit. Gjithashtu kenge qe kendohet edhe sot me teme dashurie eshte kenga "Kur jemi bashke te dy" me muzike te Aleksander Lalos e tekst te Jorgo Papingjit. Merr pjesë për herë të parë kompozitori Vladimir Kotani. Një përmbledhje e pjesëmarrjes së Vaçe Zelës në festivale: merr pjesë në 16 festivale (mungon në festivalet 10, 13, 17), interpreton gjithsej 38 këngë (nuk ka asnjë duet), fiton 8 herë çmimin e parë, 9 herë çmimin e dytë dhe 6 herë çmimin e tretë; dy herë çmimin e parë si këngëtare në dy festivalet e para, çmim që nuk u dha më paskëtaj.

Nata e parë - 25.12.1980[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Republikës Flamur Shehu Foto Malo Kastriot Ago Niko Nisi

Bahri Rustja

2 Kur vallzojnë shqipet Tish Daija Aleksandër Banushi Valdete Hoxha Zeliha Sina
3 Dhe bukën mbi shkëmb e prodhojmë Arqile Pilkati Ruzhdi Gole Vitore Rusha Bujar Qamili
4 Shtatori i parë Tasim Hoshafi Kudret Isai Adriana Ceko Pëllumb Elmazi
5 Hidhe hapin vogëlush Thoma Gjoni Enver Isufi Liliana Kondakçi Elida Shehu
6 Këngë për 40 vjetorin e Partisë Ferdinand Deda Gjokë Beci Hysni Zela Zeliha Sina
7 Besa jonë Çesk Zadeja Zhuliana Jorganxhi Valentina Qato Agim Duro
8 Lule molle, lule ftua Tonin Harapi Vasil Dede Zina Zdrava Fatma Zyberi
9 Do të vij patjetër Josif Minga Laura Siliqi Rakipe Karaj Luljeta Përbasha
10 Kur jemi bashkë të dy Aleksandër Lalo Jorgo Papingji Liljana Kondakçi Luan Zhegu
11 Me dy plagë lufte hyre në Parti Aleksandër Peçi Agim Shehu Lindita Theodhori Alida Hisku
12 Shoqet tona ilegale Agim Prodani Zhuliana Jorganxhi Mefarete Laze Vaçe Zela

.

Nata e dytë - 26.12.1980[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Perpara ecim me Partinë Pjetër Gaci Pjetër Gaci Gjergj Suljoti

Petrika Rrëmbeci

Ylli Muço

Agim Duro

2 Fshati i rinisë Gazmend Mullahi Betim Muço Fatma Zyberi Vitore Rusha
3 Nën kurorën e ullirit Enver Shëngjergji Zaho Puci Mefarete Laze Lindita Theodhori
4 Për jetën tonë të re Vladimir Kotani Valdete Andoni Liliana Kondakçi

Gjergj Suljoti

Elida Shehu

Telemak Papapano

5 Duarartët tanë Spartak Tili Gjokë Beci Tonin Tërshana Suzana Qatipi
6 Nën yje prisnim vitin e ri Nikolla Zoraqi Xhevahir Spahiu Gaqo Çako Ema Qazimi
7 Kënga fitimtare Hajg Zaharian Bashkim Hoxha Suzana Qatipi Kastriot Ago
8 Kush je ti që më tremb dhentë Naim Gjoshi Agim Hila Valdete Hoxha

Bashkim Alibali

Zeliha Sina

Hysni Zela

9 Një brigadë e re Nexhmedin Doko Basri Bushkashi Rakipe Karaj

Kozma Dushi

Rakipe Karaj

Pëllumb Elmazi

10 Njerëzit e agimeve Kujtim Laro Xhevahir Spahiu Irma Libohova Alida Hisku
11 Për ty çelin mijrëa mëngjese Avni Mula Koçi Petriti Ema Qazimi Avni Mula
12 Rrjedh në këngë e ligjërime Feim Ibrahimi Gjokë Beci Vaçe Zela Gaqo Çako

.

Nata e tretë - 27.12.1980[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në finale dolën 15 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Këngë për 40 vjetorin e Partisë
  2. Nën yje prisnim vitin e ri
  3. Hidhe hapin vogëlush
  4. Duarartët tanë
  5. Kur jemi bashkë të dy
  6. Shtatori i parë
  7. Shoqet tona ilegale
  8. Përpara ecim me Partinë
  9. Besa jonë
  10. Kënga fitimtare
  11. Lule molle, lule ftua
  12. Nën kurorën e ullirit
  13. Njerëzit e agimeve
  14. Për ty çelin mijëra mëngjese
  15. Rrjedh në këngë e ligjërime

.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Shoqet tona ilegale - muzika Agim Prodani, teksti Zhuliana Jorganxhi

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Rrjedh në këngë e ligjërime - muzika Feim Ibrahimi, teksti Gjok Beci
  • Njerëzit e agimeve - muzika Kujtim Laro, teksti Xhevahir Spahiu

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lule molle, lule ftua - muzika Tonin Harapi, teksti Vasil Dede
  • Nën kurorën e ullirit - muzika Enver Shëngjergji, teksti Zaho Puci
  • Kur jemi bashkë të dy - muzika Aleksandër Lalo, teksti Jorgo Papingji

.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale