Festivali i 29-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 29-të i Këngës në RTSH
Edicioni 29-të
Qyteti Tirana
Vendi Tirane
Viti 1990
Datat 24, 25, 26, 27 Dhjetor
Prezantues Kristi Rrapo dhe Leon Menkshi
Artisti Fitues
Kënga Fituese Askush s'do ta besojë
              1989 1991              



Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet.[1]Njëlloj jane rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i 29-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë nga data 24 deri 27 Dhjetor të vitit 1990. U prezantua nga Kristi Rrapo dhe Leon Menkshi. Është festivali i parë që zhvillohet në katër netë (perveç festivaleve 1 dhe 2), ku ka pjesë dhe çmim të veçantë për autorët debutues (në festivalin e ardhshëm do te jetë për komplekset) dhe vetëm një çmim të parë, një të dytë e një të tretë (përveç Festivalit të 11-të) - të gjitha këto nën shembullin e festivalit të Sanremos. Morën pjesë 24 këngë: 12 natën e parë, 12, natën e dytë dhe 13 natën finale. Për autorët debutues morën pjesë 6 këngë: 3 natën e parë, 3 natën e dytë. Natën e tretë u kënduan 24 këngët konkurruese. Kënga fituese e edicionit ishte "Askush s’do ta besojë" e kompozitorit Flamur Shehu (e ka fitoren e parë, pas disa çmimesh të dyta e të treta) me tekst të Jorgo Papingjit, kënduar nga Anita Bitri. Për autorët debutues çmimin e parë e mori kënga "Jemi emri i vetë jetës" kënduar nga Elton Deda e grupi "Tingulli i Zjarrtë" me muzikë nga Elton Deda dhe tekstin nga Zhuliana Jorganxhi. Në këtë festival fillojnë karrierën e tyre kompozitori Kujtim Prodani, këngëtarët Mira Konçi e Aleksandër Gjoka dhe kthehet Justina Aliaj që nuk është lejuar të këndojë që nga Festivali i 11-të (1972). Gjithashtu eshte festivali i ifundit ku merr pjese kompozitori i njohur Tonin Harapi qe do te nderroje jete pak kohe me pas.

.

Nata e parë - 24.12.1990[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


AUTORËT DEBUTUES
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Jam shqiptar Bledar Sejko Dritan Kukeli Bledar Sejko dhe grupi

"Zemrat e çdo moshe"

2 Dashuria e nënës Artur Dhamo Luan Malaj Dashamir Metushi dhe grupi

"Moshatarët e rinisë"

3 Ndoshta ishte dashuri Redon Makashi A. Çuadari Grupi "Arbër"
KËNGËT KONKURRUESE
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Era e vendlindjes Alfond Balliçi Lirim Deda Irena Ciceri

Mustafa Mehja

2 Zemrës i besova P. Tërkuçi L. Aleksi Mimoza Dhamo
3 Gjarpërushja Naim Gjoshi Lasgush Poradeci Enriko Ceko, Robert Gjedia dhe Alma Hyska
4 A s'më fal, o valë R. Grusho I. Nanushi M Hajdëri

P. Puliçi

5 Ndonëse me do mua

me të tjerë vallzon

Aleksandër Vezuli Alqi Boshnjaku Kastriot Ago
6 Buzëmbrëmje Tonin Tërnaku R. Prenushi Marian Filipi
7 Le të duhemi Gazmend Mullahi Zhuliana Jorganxhi Mimoza Nazarko
8 Atyre që merituan

dashurinë

Agim Rrëza[2] Gazmend Kapllani Kozma Dushi
9 Do trokas Avni Mula Agim Doçi Morena Reka

Genc Iliazi

Foel Grillo

10 Ditë tjetër Hajg Zaharian Ilirian Zhupa Frederik Ndoci
11 Ne, rinia Kujtim Prodani A. Xheka Arben Duro
12 Askush s'do ta besojë Flamur Shehu Jorgo Papingji Anita Bitri

.

Nata e dytë - 25.12.1990[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


AUTORËT DEBUTUES
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Drenovares Edmond Rrapi R. Zguro Refat Lleshi
2 Mësues dhe shok B. Qerimi Irma Kurti Aleksandër Gjoka
3 Jemi emri i vetë jetës Elton Deda Zhuliana Jorganxhi Elton Deda dhe grupi

"Tingulli i zjarrtë"

KËNGËT KONKURRUESE
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Në sofrën e miqësisë Tonin Harapi Llazar Siliqi Kristina Përbasha
2 Zgjohu nga gjumi

dallandyshe

Vladimir Kotani Arben Duka Evis Fuga

Adhurim Demiraj

Ilir Shehu

Dashnor Diko

3 Këndomë djalë Josif Minga Asdreni Afërdita Zonja
4 Nuk je ëndërr Ilir Dangëllia Zhuliana Jorganxhi Ermira Babaliu
5 Bashkon zemrat

muzike e bukur

Shpëtim Saraçi Albana Hajdini Mira Konçi

Foel Grillo

6 Lule e vetmuar Spartak Tili Elvana Hysaj Redina Tili

Artur Dhamo

7 Bota e dashurisë Thoma Simaku Natasha Lako Viktor Tahiraj
8 Është nënë, nëna Shpëtim Kushta Xhevahir Spahiu Justina Aliaj
9 Sagapo, të dua David Tukiqi Alqi Boshnjaku Nertila Koka

David Tukiqi

10 I fola botës për ty Limos Dizdari Betim Muço Mefarete Laze
11 Veç një herë jetojmë Pirro çako Agim Doçi Irma Libohova
12 Le të hapen dritaret Aleksandër Peçi Xhevahir Spahiu Frederik Ndoci

Juli Ndoci

Morena Reka

.

Nata e tretë - 26.12.1990[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U kënduan këngët konkurruese - 24 këngët.

.

Nata finale - 27.12.1990[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. Gjarpërushja
  2. Le të duhemi
  3. Zemrës i besova
  4. Lule e vetmuar
  5. Zgjohu nga gjumi dallandyshe
  6. Ditë tjetër
  7. Do trokas
  8. Buzëmbrëmje
  9. Bashkon zemrat muzikë e bukur
  10. Është nënë, nëna
  11. Askush s'do ta besojë
  12. Sagapo, të dua
  13. Veç një herë jetojmë

.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i Autorit Debutues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip, dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale
  2. ^ për këtë këngë, informacioni i emrit të plotë mbi Muzikën dhe Tekstin u mor nga shënimet e autorit Agim Rrëza në postimin e këngës në youtube