Festivali i 4-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 4-të i Këngës në RTSH
Edicioni 4-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1965
Datat 24, 25, 26 Dhjetor 1965
Prezantues Drita Bardhi e Bujar Kapexhiu
Artisti Fitues
Kënga Fituese
              1964 1966              

Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i 4-ët u zhvillua në datat 24, 25, 26 Dhjetor 1965. U paraqit nga Drita Bardhi (Haxhiraj) dhe Bujar Kapexhiu që e kanë festivalin e parë të tyre. Kemi një kthim si në dy festivalet e para përsa i përket shoqërimit orkestral. Këngët shoqërohen nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Ferdinand Deda dhe nga Kompleksi Ritmik drejtuar nga Agim Krajka. U rikthyen veglat e frymës që ishin hequr në festivalin e 3-të. U interpretuan 10 këngë natën e parë, 10 natën e dytë dhe 10 dolën në finale. Ky është festivali i parë ku merr pjesë Tonin Tërshana dhe fiton festivalin me këngën "Te dua o det", përsëritur nga Rita Vako e cila e ka fitoren e dytë (fitoren e parë e ka në festivalin e 2-të me këngën "Flakë e borë"). Edhe Agim Krajka u lejua të paraqitej me një këngë, si gjithmonë ritmike, "Ne jemi tre". Por që të mos eliminohej, nuk iu dha Vaçe Zelës, por Qemal Kërtushës dhe Fiqrete Kapos. Për herë të parë dëgjohet një këngë për aksionet: "Mirupafshim", kompozuar nga Llazar Morcka. Këngë rinore, ritmike. Në këtë festival ka një ngjarje të papërsëritshme në festivalet e tjera. Ndodhi që një këngë u përsërit dy herë nga e njëjta këngëtare: "Qeshu rini" kënduar nga Fatmira Puka. Në finale pastaj e përsëriti Nikolin Gjergji. Arsyeja ishte se deri në provat e përgjithshme të fundit këtë këngë si dhe këngën "Valsi i lumturisë" e kishte Sherif Merdani. Por nuk u lejua të dilte në festival dhe këngën e parë u detyrua ta përsëriste dy herë këngëtarja si më sipër dhe këngën "Valsi i lumturisë" e përsëriti vetë autori Avni Mula.

Një kuriozitet: kënga "Kthjelltesi lumtuni" u regjistrua mbas disa vitesh me tekst tjetër po nga Tonin Tërshana dhe kështu u transmetua gjithnjë.

Nata e parë - 24.12.1965[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Shpërthe hare Tish Daija Llazar Siliqi Nikolin Gjergji Fatmira Puka
2 Qesh vogëlushi i im Bepin Pici Petraq Qafëzezi Vita Vilishtari Tonin Tërshana
3 Fshati buzëqesh Enver Mara Dionis Bubani Qemal Kërtusha Mustafa Basha
4 Këngë jeho Viktor Shiroka Rita Vako Nikolin Gjergji
5 E dua vendin tim Agim Prodani Llazar Siliqi Maliq Çomo Vaçe Zela
6 Mirupafshim Llazar Morcka Qemal Kërtusha Rita Vako
7 Treni Aleko Kareco Nikoleta Shoshi Maliq Çomo
8 Në park Kolë Gjinaj Hekuran Çurçiali Liri Zeneli
9 Për ty o këngë Tasim Hoshafi Hekuran Çurçiali Vaçe Zela
10 Qeshu rini Kristo Kote Robert Shvarc Fatmira Puka Fatmira Puka


.

Nata e dytë - 25.12.1965[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Larg Pjetër Gaci Llazar Siliqi Qemal Kërtusha Fatmira Puka
2 Ushtojnë sirenat Abdulla Grimci Nikolin Gjergji Vita Vilishtari
3 Provimi Vath Çangu Nikoleta Shoshi Mustafa Basha
4 Kur jam pranë teje Nexhmedin Doko Dionis Bubani Hekuran Çurçiali Vaçe Zela
5 Të dua o det Tonin Harapi Mark Gurakuqi Rita Vako Tonin Tërshana
6 Ne jemi tre Agim Krajka Haxhi Rama

Koçi Petriti

Qemal Kërtusha Fiqrete Kapo
7 Peshkatarët Vlash Gjeka Pëllumb Katroshi Liri Zeneli
8 Kthjelltësi lumtuni Mark Kaftalli Zef Pali Fatmira Puka Tonin Tërshana
9 Mëngjes pastoral Sokrat Saraçi Sokrat Saraçi Fiqrete Kapo Nikolin Gjergji
10 Valsi i lumturisë Avni Mula Luigj Gurakuqi Avni Mula Vaçe Zela

.

Nata finale - 26.12.1965[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në natën finale dolën 10 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Larg
  2. Qeshu vogëlushi im
  3. Kangë jeho
  4. Mirupafshim
  5. Valsi i lumturisë
  6. Shpërthe hare
  7. Qeshu rini
  8. E dua vendin tim
  9. Të dua o det
  10. Ne jemi tre

.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Të dua o det - muzika Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi.

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ne jemi tre - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama, Koçi Petriti.

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Valsi i lumturisë - muzika Avni Mula, teksti Luigj Gurakuqi.
  • E dua vendin tim - muzika Agim Prodani, teksti Llazar Siliqi.

.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale