Festivali i 7-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 7-të i Këngës në RTSH
Edicioni 7-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1968
Datat 26, 27, 28 Dhjetor
Prezantues Drita Bardhi dhe Roland Trebicka
Artisti Fitues Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi
Kënga Fituese "Mësuesit Hero" Muzika Limos Dizdari Teksti Dritero Agolli
              1967 1969              

Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky festival u zhvillua në tri netë 26 - 28.12.1968. U prezantua nga aktorët: Drita Bardhi (më pas Haxhiraj) dhe Roland Trebicka.

Në këtë festival u kënduan 25 këngë: 12 këngë natën e parë dhe 13 këngë natën e dytë. Në finale dolën 17 këngë.

Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Rifat Teqja dhe Ferdinand Deda; nga Kompleksi instrumental drejtuar nga Robert Radoja dhe nga Orkestra me vegla popullore drejtuar nga Pirro Miso.

Në këtë festival këngët fituese u nderuan me medalje. Ky është festivali ku marrin pjesë për herë të parë kompozitorët Limos Dizdari (që fiton festivalin), Agron Xhunga dhe Flamur Shehu, këngëtaret Ema Qazimi, Zeliha Sina e Vera Dervishi.

Mira Maletaj, e cila ka kompozuar këngën "Parakalojnë brigadat" në këtë festival, është e para kompozitore femër që merr pjesë në festivale. Merr pjesë për herë të parë autorja e njohur e teksteve Zhuliana Jorganxhi.

Rast i rrallë - Tish Daija ka marre dy çmime të dyta (Medalja e argjendtë) me dy këngët e paraqitura: "Komisari i kuq" dhe "Motiv i ri".

Tematika e këngëve vazhdon të jetë si e dy festivaleve të mëparshme: punë, aksione, përgatitje ushtarake etj. Ka ndonjë këngë me tematikë dashurie si: "Motiv i ri", "Këngë për shokun tim", por gjithnjë lidhur me punën, aksionin, zboret etj. Mbas dy festivaleve që nuk mori pjesë, në këtë festival fillon përsëri të marrë pjesë kompozitori i dashur për rininë Agim Krajka, madje me dy këngë: "Ylli partizan" dhe "Jam një vajzë". Mund të thuhet se kënga "Ylli partizan" është e para këngë jo ritmike e Krajkës në festivale. Mori Medaljen e Argjentë (çmim të dytë). Përsëri fiton një këngë (Medaljen e Artë) për heronjtë e rinj të "revolucionarizimit", "Mësuesit hero", kushtuar mësuesit Ismet Sali Bruçaj, kënduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi. Ky është festivali i tretë qe fiton Vaçe Zela, ndersa i dyti per R.Kovaçin.


Nata e parë - 26.12.1968[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Nëntori Gaqo Avrazi Zhuliana Jorganxhi Ramiz Kovaçi Muharrem Dino
2 Parakalojnë brigadat Mira Maleta Rustem Serica Kompleksi i Kombinatit

të Tekstileve "Stalin"

3 U njohëm në digë Kristo Kote Valentina Miçi Nikolin Gjergji
4 Kur të kalosh mbi trase Ferdinand Deda Zhuliana Jorganxhi Marika Deçi Kleopatra Skarço
5 I bukur agimi Agron Xhunga Kosta Dhamo Rustem Serica Engjëllushe Daja
6 Kënga më e zjarrtë Flamur Shehu Minella Kriqi Nevruz Yzeiri Zeliha Sina
7 Na thërret aksioni Tasim Hoshafi Vera Dervishi Kuarteti i Portit

Detar Durrës

8 Kudo bashkë Rudak Ismaili Bajram Bedo Zeliha Sina
9 Bjen borë Pjetër Gaci Violeta Simoni Muharrem Dino
10 Miqësi e re Osman Dylgjeri Sulejman Mato Hysen Koçia Roza Dhami
11 Ylli partizan Agim Krajka Haxhi Rama Vaçe Zela Ema Qazimi
12 Atdhe i lashtë, atdhe i ri Agim Prodani Minella Kriqi Mentor Xhemali Niko Progri

.

Nata e dytë - 27.12.1968[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Bisedë me pushkën Pjetër Gaci Ruzhdi Pulaha Kompleksi i Kombinatit

të Tekstileve "Stalin"

Kuarteti i Portit

Detar Durrës

2 Violinisti Llazar Morcka Roza Dhami Liliana Kondakçi
3 Si një trup i vetëm Kristo Kote Kosta Dhamo Fiqrete Kapo Engjëllushe Daja
4 Komisari i kuq Tish Daija Aleksandër Banushi Qemal Kërtusha Gaqo Çako
5 Dasëm e re Tasim Hoshafi Marika Deçi Agim Hoxha
6 Motiv i ri Tish Daija Llazar Siliqi Nikolin Gjergji Justina Aliaj
7 Sporti na kalit Bepin Pici Nevruz Yzeiri Kuarteti i Portit

Detar Durrës

8 Këngë për shokun tim Tonin Harapi Vera Dervishi Fiqrete Kapo
9 Jam një vajzë Agim Krajka Haxhi Rama Drita Mata Justina Aliaj
10 Miq në Labëri Nexhmedin Doko Shaban Murati Polikseni Moçka Kleopatra Skarço
11 Gëzon Shqipëria Agim Prodani Violeta Simoni Qemal Kërtusha
12 Letër nënës Avni Mula Hysen Koçia Ema Qazimi
13 Mësuesit hero Limos Dizdari Dritero Agolli Ramiz Kovaçi Vaçe Zela

.

Nata finale - 28.12.1968[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në finale dolën 17 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Nentori
  2. Këngë për shokun tim
  3. U njohëm në digë
  4. Kënga më e zjarrtë
  5. Bjen borë
  6. Miqësi e re
  7. Komisari i kuq
  8. Ylli partizan
  9. Atdhe i lashtë, atdhe i ri
  10. Bisedë me pushkën
  11. Motiv i ri
  12. Gëzon Shqipëria
  13. Parakalojnë brigadat
  14. I bukur agimi
  15. Na thërret aksioni
  16. Jam një vajzë
  17. Mësuesit hero

.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë festival këngët fituese u nderuan me medalje.

Medalja e artë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mësuesit hero - muzika Limos Dizdari, teksti Dritëro Agolli

Medalja e argjendtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Komisari i kuq - muzika Tish Daija, teksti Aleksandër Banushi
  • Motiv i ri - muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi
  • Ylli partizan - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama

Medalja e bronztë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Këngë për shokun tim - muzika Tonin Harapi, teksti
  • Nëndori - muzika Gaqo Avrazi, teksti Zhuliana Jorganxhi
  • Bisedë me pushkën - muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Pulaha

.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale