Festivali i 9-të Folklorik i Gjirokastrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

“Tellalli” i paraprin karvanit te festivalisteve ne ceremonine mirseardhese

Në prani të qindra qytetarëve gjirokastritë, festivalistët e ardhur nga Tirana, Korça dhe Prizreni dhe rrethinat e tyre kanë "pushtuar" plotësisht sheshin e Cercizit pak para orës 16 00. Ky shesh i shndërruar prej dekadash në një pikëtakimi të bujarisë tradicionale gjirokastrite dhe si pikëstartimi të festivaleve folklorike ka ushtuar për orë të tëra nga gjëmimi i daullet dhe tumpanat e instrumentistëve veriorë. Fillimin e festivali e ka paralajmëruar edhe "tellalli" interpretuar nga aktori I trupës teatrore të qytetit Pirro Qiqi. Nga ballkoni i Hotel Cajupit, "tellalli" Pirro, ftonte të gjithë artistët dhe të ftuarit pranonin gostitë tradicionale dhe të ishin pjesë e veprimtarive me rastin e FFK. Në një podium të improvizuar poshtë banerit gjigand të Programit të FFK 2009, kreu i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime së bashku me deputetin demokrat të Gjirokastrës Spiro Ksera, prefekten Mimoza Çomo, kryetarin e qarkut Arben Çulli, kreun e përfaqësisë së OSBE në Tiranë Robert Bosch, përfaqësuesin e projekti kulturor PNUD-UNESCO, Stephan Doempke, diplomatë, artistë popullor dhe personalitete të tjerë, ka mbajtur fjalën e mirseardhjes për miqtë nga gjithë vendi. Pas prerjes së shiritit të përurimit të Panairit të Artizanatit, të pranishmit morën pjesë në koncertin e mirseardhjes që u zhvillua në qëndër të Qafës së Pazarit. En,Se

Panairi i Tretë i Artizanatit çelet në Gjirokastër[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kuadër të Festivalit Folklorik Kombëtar në qytetin e gurtë është çelur për të tretin vit rradhazi Panairi Kombëtar i Artizanatit. Kjo nismë bëhet realitet si bashkëpunim i Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), në partneritet me Bashkinë Gjirokastër, Artizanët e Antigonesë, shoqatën "Miqësia", Gjirokastër dhe në bashkëpunim me Vullnetarët e Korpusit të Paqes. Në vitrinat e këtij panairi të cilat ishin vendosur përgjatë rrugëve të kalldrëmta të Pazarit karakteristik kishin ekspozuar punimet e tyre rreth 50 artizanë nga zona të ndryshme të vendit. "Pjesë e panairit janë punime të realizuara në gur të skalitur, gdhendje druri, punime artistike në hekur, tekstil tradicional etj", thotë koordinatori Sadi Petrela. Risia e këtij Panairi është konkursi "Produkti më i mirë i Panairit "Gjirokastra 2009". Vlerësimi për produktin më të mirë do të bëhet nga një komision i përbërë nga specialistë të huaj dhe shqiptarë. Pas kësaj risie qëndron ideja e përmirësimit të produkteve për të kënaqur një treg turistik në rritje dhe në sofistikim.

Prezantohet juria e FFK, kryetar zgjidhet Akademiku Vasil Tole[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ditën e parë të hapjes së FFK Gjirokastra 2009, juria e përzgjedhur sipas kritereve të përcaktuara në "Statutin e FFK" është prezatuar para pjestarëve të Komitetit Organizator në një nga zyrat e Zyrës për Administrimin e Koordinimin e Qytetit Muze të Gjirokastrës. Drejtori i Përgjithshëm i edicionit të nëntë të këtij festivali, zoti Esat Ruka pasi ka uruar për punë të mbarë të shtatë antarët e përzgjedhur të jurisë, ai i ka njohur ata me punën parapërgatitore me grupet konkuruse, skenën e festivalit dhe masat për akomodim të artistëve, ndërkohë që ka ofruar gadishmërin e tij për bashkëpunim në mbarëvajtjen e festivalit. Anëtarë të Jurisë së FFK Gjirokastra 2009 janë: Prof. dr. Afërdita Onuzi, Akademik, Prof. dr. Vasil S. Tole, Rexhep Çeliku, Mjeshtër i Madh, Prof. dr. Miaser Dibra, Zef Çoba kompozitor, Prof. Rexhep Munishi dhe Lejla Agolli kompozitore. Në vazhdim të procedurave të përcaktuara nga amendamentet e "Statutit të FFK", pjestarët e jurisë, në prani të një pjese të antarëve të Komitetit Organizator, shtatë antarët e jurisë kanë zhvilluar mbledhjet e tyre të parë për të zgjedhur kryetarin e jurisë. Pas votimit të fshehtë, me shumicë votash Akademiku Prof. dr. Vasil S. Tole është zgjedhur Kryetar i Jurisë së FFK Gjirokastra 2009.


== Trashëgimia kulturore - gur themeli i qënies dhe genit shqiptar (pjese nga pershendetje) ==





Grupi i qarkut të Tiranës çel festivalin e 9-të foklorik të Gjirokastrës


Gurgullimë magjepëse e foklorit tiranas

Fatin e madh për të çelur “maratonën” e festivalit të nëntë fokklorik të kombit shqiptar, në ditën e parë të tij e kishte ansambli i kombinuar folkloriko-artistik i qarkut të Tiranës. Vlerat e larmishme të artit dhe kulturës tradicionale të Tiranës, Kavajës dhe rrethinave të tyre edhën në skenën e kalasë përmes një programi mjaft të studiuar dhe të organizuar në tre grupime: në grupin e parë u përfshinë kryesisht këngë dhe valle qytetare të Tiranës dhe të Kavajës, në grupin e dytë u prezantuan këngë dhe melodi instrumentale nga fshatrat e qarkut të Tiranës, ndërsa në grupin e tretë të koncertit tiranas ky ansambël i përkryer solli një kolazh me këngë dhe valle folklorike magjepëse nga fshatarat e këtij qarku.


Me një finesë që i shkon vetëm elegancës së kostumeve popullore të trevave përret kryeqytetit, në grupi i parë të këngëve dhe valleve qytetare të Tiranës dhe të Kavajës nga artistët u interpretuan fillimisht një mozaik vallesh nga grupi i valleve të Ansamblit “Tirana” me drejtor Kiço London dhe përkujdesje koreografike nga valltari virtuoz Rexhep Çeliku. Më pas vërshuan në skenë interpretime si “Moj fëllonxë, moj mitare”, kënduar nga Jolanda Kaculi dhe shoqëruar nga grupi i burrave të qytetit të Kakajës, kënga e vjetër “Mun aty ke shtat zymbylat” interpretuar dikur nga Fitnete Rrexha por e sjellë në këtë skenë nga grupi i burrave të qytetit të Kavajës, kënga “Po filloj me t’u anku”, interpretuara nga Mimoza Reka e ansamblit “Tirana”. Atmosfera e sheshit të kalasë shekullore u ndez nga sazet e qytetit të Tiranës dhe loja e Dashamir Gegës në klarinetë, K. Duma në violinë, A. Loshi në llautë, R. Gypi në fizarmonikë dhe M. Melani në dajre.

Grupi i dytë i interpretimeve të koncertit tiranas përvijoi më pas me “Gurgullima e burimeve”, një simfoni tingush të përciella nga instrumenta muzikorë orgjinalë të artistëve Veli Çaka dhe Pëllumb Meta nga fshati Fushë-Prezë në pipëz, Dashamir Gega nga Tirana në bilbil, Xhemal Heta nga fshati Vilëz në fyell, të ardhur të gjithë nga komuna Zall-Bastar.

Kënga që magjepsi spektatorët ishte interpretimi virtuaz “Rrafin telat për në Krujë”, përciellë nga dy 80 vjeçarët Shaqir Qoku dhe Bajram Islami nga fshati Selbë i komunës Dajt. Ndërsa komuna Zall-Bastar u ngjit në podiumin e fokut me ritin “Në bjeshkët e Zall-Bastarit” ku bënin pjesë riti i mrizit të dhenëve, dhëntë në kullotë, dhentë për ujë dhe një instrumentale me fyej nga vëllezërit Gjoni dhe Heta, Kabili, Disha, Pera. Filaja e ansamblit tiranas përbëhëj nga një mozaik me këngë dhe valle folklorike nga fshatarat e qarkut të Tiranës mbështetur kryesisht në Asamblin folklorik “Shqiponja” në drejtimin e Eqerem Tugës. Ylberi tiranas përvijoi me “O, vjen vallja rrotur – o”, “Broj, broj, broj” një valle lirike dasme, pastaj me “Ja moj skile hileqare” një valle mjaft e njohur humoristike nga fshatrat e Shqipërisë së Mesme, “Si na millet far’ e misrit”, një valle pune nga zona e Ndroqit. Kulmin e vet koncerti e shënoi me zinxhirin e valleve “Saramoçja”, “O bishin lodrat dum-da-da” një valle me këngë dhe lodër nga zona e Petrelës, “Dordoleci”, nj valle humoristike grash nga Fusha e Tiranës, Çapankizi, valle humoristike burrash nga Zona e Fushë-Pezës e kërcyer me finesë nga Ermal Lusha dhe Elvis Stafa, “Tomra:, valle liriko-epike grash e Malësisë së Shëngjergjit, Albelushja, valle dyshe burrash e luajtur nga valltarët Nuri Gjoni e Hysen Pera shoqëruar me me cingona nga Xh. Heta e M. Kabili dhe me lodër nga J.Disha që sollën djamante të vërteta nga foklori i zonës së Shupalit. Spektakli fokloriko-artistik tiranas u mbyll me sisa pjesëza këngësh dhe kërcimesh rituale dasme të interpretuara me vituozitet nga Bajramaj, Bakalli, Dervishi, Mella, Guxho, Selba të gjithë nga fshatrat e Komunave Krrabë dhe Petrelë.


Padyshim që suksesi i këtij grupi është meritë e vetë artistëve dhe bartësve të foklorit tiranas, por edhe e kontributit te kryetarit të ansamblit Korab Lita, drejtorit Fatmir Veleshnja dhe udhëheqës artistik, etnokoreografit të njohur Prof. dr. Ramazan Bogdani. E.Serjani


Shpirti korçar midis epikës dhe lirikës popullore


Bartësit e foklorit korçar, trevë ku përfshihen edhe Pogradeci e Kolonja, si në shumë festivale të tjera edhe në këtë edicion të nëntë dëshmuan se ata i përmbahen me fanatizëm ruajtjes së orgjinalitetit të kulturës së tyre.


Kani nisur me një interpretim brilan të një vargu vallesh për gra, tërësisht korçare, të luajtur me finesë e elegancë nga grupi valleve të grave nga treva të ndryshme të qarkut të Korçës, ku si më të spikaturat ishin "Valle e Dardhës", "Vallja e Isuf Arapit" dhe "Valle Gajde"


Ashtu siç ndodh edhe në jetën e përditëshme kur korçarët kalojnë nga vaji në këngë dhe nga kënga në valle, programi i grupit konkurues të këtij qarku i bëri vend këngës "Si u bë kështu kjo jetë?!", këngë që ja mori këngëtari Avni Lushka dhe ja preu Gëzim Mazelli.


"Valle e Kapos", luajtur nga grupi i burrave solli në atmosferë tjetër në skenë dhe në sheshin e mbushur plot me spektatorë të kalasë. Ndërsa numri që pasoi, ishte kënga "Ma rrëmbeu djalin dushmani", të cilën e morri kengëtarja me eksperiencë dhe pjesmarrje edhe në dy festivalet foklorike të mëparshme Bylyre Jashari dhe ja preu në një harmoni të plotë me marrësen, këngëtar tjetër Refian Maksuti.


Sazet e njohura të trevave të Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës u prezantuan në skenën më të madhe të fokut shqiptar me "Kaba me violinë", që për solist kishte interpretuesin virtuoz Aurel Qirjo.


Vjen më pas në skenë "Riti i bletës", interpretuar me një sinqeritet dhe besnikëri ndaj orgjinalitetit të këtij riti nga solistja Bylyre Jashari. Duhet thënë se ritet e vjetra dhe ndonjëherë edhe të lashta deri në kohërat pagane kanë nisur të marrin një vlerësim të ri nga bartësit e foklorit pasi në festivalet më të herëshme këto rite nuk janë hulumtuar dhe interpretuar sa duhet.


Pas ritit të bletës një këngë burrash titulluar "O ju male me dëborë", interpretuar në rolin e marrësit nga këngëtari Fatmir Dangellia dhe në rolin e pritësit nga Zija Paja, ndryshoi disi armosferën nga lirika në epikë, por që këngëtarja Ferzilet Malelli me interpretimin e këngës "Nusja në ode brenda", e riktheu rrjedhën e spektaklit korçar tek lirika që i shkon aq për shtat foklorit të kësaj zone me tradita në foklorin lirik. Në rrjedhën e lirikës korçare bën pjesë edhe kënga aq e njohur por disi e lënë mënjanë për vite të tëra "Kur me shkon sokakut", këngë në të cilën ja merr Ana Goce, ja pret Ferzilet Malelli.


Në respekt të bashkëjetesës së hershme ndëretnike, në programin e këtij grupi ishte përfshirë edhe një këngë Arumune e kënduar nga një kuartet.


Për momentet përmbyllëse të programit 30 minutësh të qarkut të Korçës, udhëheqësi artistik, etnomuzikologu , studiuesi dhe njohësi i foklorit të kësaj treve të pasur Prof. as. Josif Minga, kishte rezervuar katër interpretime autentike që sollën dëshmi të tjera të orgjinalitetit të kësaj trashëgimie shpirtërore të pashtershme. Praqitësja e programit prezantoj vallen e kënduar burrash "Ç'deshe trëndafil këtej", ku ja merrte Haki Kapa, ja preu Gëzim Mazelli, këngë grash humoristike "Mos u duk si përrallë", me marrëse Lindita Xhakon dhe pritëse Refian Maksuti, një të qarë me zë dhe klarinetë "Elegji për Lulushin", të përciellë me mjaft emocion nga këndtarja Ana Goçi, solo me klarinetë Zhani Struga dhe Telando Feta. Numrat e fundit të programit korçar ishin valle të qarkut të Korçës, të interpretuara nga grupi i Sazeve, Çamiko, Postenani, Valle e Dados, Vishnjarja me solistë Aleks Xhelili, Telando Feta, Tomor Selimi, Aurel Qirjo dhe Valle Gorarce, me solistë mjeshtrin i valles Xhemal Adillari, të luajtur në skenë nga grupi i burrave dhe fëmijët e qendrës kulturore Devoll.





Për herë të parë “thesaret” e fshehura të foklorit kosovar konkurojnë në FFK


Kastriot Shedadi, Gazetar nga Kosova


Për herë të parë grupet nga Kosova konkurojnë dhe vlerësohen si të barabartë me grupet nga Shqipëria. Për rreth tridhjetë minuta grupi i parë, prej tre sish sa marrin pjesë nga Kosova, është prezentuar në mbrëmjen e e hapjes së festivalit gjashtë ditor dhe ishte pikërisht kënga përkushtuese folklorike për nikoqiren e festivalit të titulluar "Fal me shnet moj Gjirokastër" të kënduar nga Lekë Duhani, përcjellur me çifteli, instrument autokton shqiptar në Kosovë.


Programi i shqiptarëve nga Kosova që përbëhej nga rajone të ndryshme, si Klina, Mitrovica, Vushtria, Drenasi dhe Zhuri pos këngës dhe muzikës folklorike përbënte edhe lojëra shumë të vjetra burrash që kanë bashkëjetuar me shekuj!


Natyrshëm të interpretuara këto lojëra me mundësitë në interpretim që jep vet skena dhe kohëzgjatja janë përcjellur me kurreshtje dhe mirëpitur tek adhuruesit e folkut në Kalanë e Gjirokastrës, që ndonëse të vjetra në kohë për shkak të mosnjohjes së kësaj loje joshëse dhe njëkohësisht ndëshkuese burrash ishin si diç e re për publikun nikoqir të largët gjeografikisht.


Urimet nga nëna për rritë të shëndetshme dhe me fat të fëmijës së saj përmes këngës duke përkundër djepin ka kënduar me melankoli ninullë Vlora Ibrahimi për t'i lënë hapësirë në skenë valltarit Vehbi Peci me një kërcim të njohur si "kërcim njëshe", i cili për një minutë ka tërhequr koncentrimin e adhuruesve të valleve folklorike! Lidije Pasoma dhe Shaban Krasniqi përmes këngëve të tyre "moj lule" respektivisht "ma fal atë buzëqeshje" kanë sjellur intonim lirik popullor me motive erotike dhe pos këngëve të cilat janë shumë të dëgjuara dhe të adhuruara një vlerësim i është dhënë edhe për interpretimin e tyre mjeshtëror.


Lidije Pasoma me përvojën e saj ishte si gjithnjë impulsive, ndërsa Shaban Krasniqi solli dëshmi prej një këngëtari që këndon me zotësi dhe bukuri këngët një çikë më të vështira për interpetim derisa këngëtarët Merita Gashi dhe dueti Resmie e Berat Krasniqi kanë kënduar këngë me motive kombëtare të emërtuara "Hajde rrim se m'ka marr malli" dhe "Kosova e Çamëria".


Nga interpretimi i këngës nga Merita Gashi tek publiku që sadokudo e njeh folklorin e trevave të ndryshme, në veçanti tek ata të cilët e njohin muzikën e trevës së verilindjes së Shqipërisë është sjellur nostalgji për këngëtaren simbol, tropojanen Fatime Sokoli. Dueti Krasniqi sipas publikut, njohësve dhe studiusve të folkut që ishin prezent kanë sjellur emocione të posaçme në intepretim dhe tekst të këngës.


Vallet me motive nga treva të ndryshme të Kosovës, herë herë e përcjellur me këngë kanë qenë pikat tjera mbresëlënëse të rradhës tek përcjellësit e festivalit të natës së parë. Një ndër ta, kompozitori Fahri Beqiri, udhëheqës artistik i Asamblit "Shota" nga Prishtina, që këtyre mbrëmjeve të festivalit do jetë vetëm në cilësi të përcjellësit, ka dhënë vlerësime të larta për grupin e parë të Kosovës. "Me përgjegjësi profesionale them se ky grup ishte atraktiv pasi solli pjesë të fshehura të thesarit nga folklori ynë i vjetër dhe i pasur, imponuar kjo nga dasitë me kufinj të dhunshëm dhe të pamerituar", është shprehur kompozitori Fahri Beqiri.


Me këtë grup, si dhe dy grupet tjera për këtë festival ka punuar drejtuesi artistik, koreografi i shquar Dilaver Kryeziu. (Autori quhtet Kastriot Shedadi dhe është gazetar nga Kosova)


Qarku i Kuksit


Kurrë për jetë s’na ndan ma guri!


Koncerti i grupeve folklorike të Kukësit ka pasur një larmi të gjerë gjeografike. Krahas artistëve të rrethit të Kukësi, janë prezentuar në skenën e kalasë shuumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës, edhe hasjanët, tropojanët dhe prezentues nga Rafshi i Dukagjinit. Treshja vokale Voka, Dida dhe Halilaj kanë nisur programin e tyre me këngën folklorike me motive liriko-erotike “Oi e miro”. Menjëherë pas kësaj kënge në plan të parë në skenën mbarëkombëtare të folkut kanë dalë djemtë me vallen e tyre të njohur tradicionale “krah me krah” dhe vajzat me vallen e tyre me motive lumjane.


Rapsodët në këtë anë kanë nam dhe pa këta nuk imagjinohet dot folklori i kësaj ane si frymëzim nga letërsia popullore. Ndaj dhe rapsodët Dida, Çela dhe Kovaçi kanë kënduar me përkushtim nga zemra, shpirti dhe zëri këngën “Bashkimi është forca e kombit” që në vet këngën bëhej fjalë për unifikimin kombëtar në ide si fuqi primare për të mirën e vet kombit.


Para se t’i linin skenën hasjanëve, grupi folklorik nga Kukësi është përshëndetur me një valle të kombinuar me motive riuale tradicionale. “Mymleqeti në kam asht çue” e interpretuar nga këngëtarët Hamit Kastrati dhe Përparim Brati që zërin e tyre e dëgjojnë me ëndje edhe në Kosovë i ka dhënë zjarr këngës me motive të shprehjes së revoltës ndaj pushtuesve.


Një pikë të rrallë pati edhe Zog Sheta që me bishnicë ekzekutoi një melodi baritore. Një treshe hasjane në përbërje të grupit të qarkut të Kukësit ka sjellur një kërcim karakteristik të burrave që me angazhim maksimal krijues popullor e kërcyen Dylber Geca, Ramadan Topaj dhe Luan Sadria.


Një tjeter valle karakteristike hasjane “Larja e pëlhurës” të shoqëruara me kavall nga Besnik Osmangecaj kanë prezentuar grupi i vajzave. Tropojanët, si treva më e thellë verilindore e Shqipërisë me një thesar të begatshëm folklori, këngëtarësh dhe valltarësh kanë nisur programin e tyre me “Këngë asjerrçe” që interpretohej nga Rustem Hoxha dhe të shoqëruar nga grupi i këngëtarëve.


Duke patur një pozicion të tillë gjeografik që përkufizohet me Kosovën dhe lidhje të afërta kulturore që ka, të gjakut dhe shpirtit, tropojanët kanë kënduar edhe këngë me motive bashkimi dhe jo ndarjeje, siç ishte deri më 1999, kur Kosova u çlirua.


Këngëtarët Ibrahim Muça, Agim Osmani dhe Eduard Muça kënduan këngën “Kurrë për jetë s’na ndan ma guri”, këngë kjo pikërisht për gurin a piramidën kufitare tashmë inekzistente, si më parë. Tjetër këngë me motive patriotike “Amanet vllazën shqiptar” është kënduar nga vëllezërit Zela, ndërsa më pas nga këngëtarët Kadri Mani, Mustafa Rama dhe Cen Vishaj nga Rrafshi i Dukagjinit është kënguar kënga me motive erotike “Boll e mirë e bardhë si pllumi”.


Tropojanët apo malësorët e Malësisë së Gjakovës kanë tradita dhe vlera edhe në valle të burrave që nuk mungoi as mbrëme në lartësinë dhe vjetërsinë e Kalasë së Gjirokastrës ku janë prezentuar burra nga zonat Gash, Bytyq dhe Krasniqe, derisa solist ishte Deli Metalia.


Me intepretimin e këngëtares Bukurie Demiri dhe me kërcim të vajzave tropojane është përmbyllur prezantimi i grupit të fundit në kuadër të grupit të qarkut të Kukësit dhe nga Kalaja e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar janë larguar me përshtypje pozitive për ruajtjen e burimeve popullore.


Petrit Palushit, përgjegjës i zyrës së arsim-kulturës në këshillin e Qarkut të Kukësit është shprehur se “grupi i punës me ekspertë të kulturës ka bërë përzgjedhjen e më të talentuarëve për paraqitje dinjitoze pasi synojmë përfaqësim sa më të plotë të vlerave të kulturës popullorë të zonës”.


Grupi nga Kukësi pati rreth 60 persona, prej të cilëve 48 valltarë e instrumentistë, ndërsa të tjerët këngëtarë.


Një mënyrë të kënduari krejt orgjinale, dëshmi e periudhës pagane dhe perlë e traditës së lashtë shqiptare


Majekrahu kanga që don za burri


"Majekrahu" është një nga këngët më të vjetra të mbërritura në ditët tona me një orgjinalitet mahnitës si dëshmi e periudhës pagane dhe një perlë e traditës së lashtë shqiptare .Kjo mënyrë e lashtë të të kënduarit fillimisht ka qenë një element i zakonshëm komunikimi jo vetëm artistik i shqiptarëve të Veriut. Ky mjet komunikimi artistik me fillimin e shekullit XX duket sikur nisi të zhdukej disi... së paku si funksion informativ dhe nisi të përdorej, këndohej më rrallë, aq rrallë sa tashmë është shumë e vështirë të gjesh një interpretues të zotin që të dijë të përcjellë jo vetëm emocionet, por edhe vetitë artistike të saj. Të fundit që e kanë përcjellë si trashëgim "majekrahun" kanë qenë Malësia e Madhe, me jehonën e rrethimeve të Shkodrës së shekullit XV, Malësia e Gjakovës me epokën heroike të Rilindjes, etj. Në këtë të fundit, kryesisht në Rrethin e Tropojës, ekipe të ndryshëm ekspertësh të kulturës në ekspeditat e tyre në gjysmën e shekullit XX kanë fiksuar gjendjen reale të "majekrahut", kënga e cila në fundit e shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ndodhet pothuajse në venitje. E me gjithë peripecitë dhe përpjekjet për të mos humbur, "majekrahu" jetoi dhe jeton ende, ndoshta jo si dikur, por si një jehonë e asaj kohe. Një nga bartësit e fundit të traditës së këngës "majekrahu" në Tropojë e ndoshta më gjerë është Isuf Nezir Zela, 60 vjeç, nga fshati Begaj. Në fushatën e përgatitjeve për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, Isufi ra në sy të specialistëve pikërisht me "majekrahut", i cili e ka kënduar për 40 vjet. Ka nisur fillimisht nëpër dasma e më pas kur ra në sy për aftësitë e tij, u përzgjodh për ta kënduar edhe në kuadër të festivalit "Sofra Dardane" që zhvillohet në Tropojë. "Rreth 40 vjet e kam kënduar ‘majekrahun‘ nëpër dasma të Malësisë Gjakovës, nëpër miq", thotë Isufi, duke shtuar se e ka nisur që kur ishte 20 vjeç në odat e atëhershme. "Që fëmijë më ka tërhequr ‘majekrahu‘, por kjo lloj kange don za burri, nuk është e lehtë. Duke dëgjuar gjyshin që herët në fëmijëri dhe më pas babën, mendova se mund t‘ia dilja dhe këndova, aty njerëzit më thanë se kisha dalë mirë, madje dy-tre vetë i pashë që ishin përlotur", tregon me emocione Isufi fillimet e veta të interpretimit të ‘majekrahut‘. Kjo është një pjesë shumë e veçantë interpretimi, ka një ritëm të caktuar të thirrjes me pasthirrmat jooo..., pooo... (në raste të tjera si dhe zona të tjera me pasthirrmat moreee,) me vendosjen e njërës dore te veshi, ndoshta si një interferencë gati hyjnore sugjestionuese që krijohet gjatë interpretimit. E pyes Isufin se sa e vjetër është kënga që do të këndojë në festival, e ai përgjigjet: "Me qindra vjet, e ka këndu baba im dhe gjyshi, unë e kam mbrritë gjyshin tim që ka këndue dhe më ka pasë thanë se e kishte dëgjue ‘majekrahun‘ prej babës dhe pre gjyshit të vet, si me ta thanë, me qindra vjet". Ai shton se "majekrahu" i takon kohërave kur nuk ishin veglat muzikore dhe se nëpërmjet kësaj kënge njerëzit kanë përcjellë te të tjerët, te dëgjuesit informacion, kryesisht luftarak po që ka të bëjë me luftën dhe me ngjarje shumë të mëdha. Një varg i saj thotë: "Ali Ibra ka mbledhë ushtri, jooo, pooo...". "Majekrahu" ka tekste tepër të shkurtra, thjesht kumton një informacion të caktuar dhe shoqërohet me pasthirrmat që dramatizojnë ngjarjen dhe i japin asaj jehonën e së papërsëritshmes. Njerëzit emocionohen aq shumë me "majekrahun" sa lotojnë në heshtje, në mënyrë të veçantë të vjetrit, që siç ka vërejtur një studiues, duke dëgjuar "majekrahun" njerëzit qajnë bëmat e tyre të konsumuara apo të munguara. Teksa flet për "majekrahun", Isufi bëhet serioz, tiparet e portretit të tij duket sikur natyra i ka gdhendur posaçërisht për këtë këngë kushtrim, për këtë element të rrallë folklorik, të trashëguar që nga kohërat antike. Rapsodi tregon se përveç kumtit të luftës, "majekrahu" përcjell edhe momentet solemne të dasmave, apo ngjarjeve të tjera të gëzueshme të njeriut, përfshi edhe përkujtimin e një të vrari në luftë apo një vdekjeje e ngjashme tragjike. "‘Majekrahu‘ shënon hapjen e dasmës, shënon edhe kulmin e shfaqjes së dasmës apo të fejesës, për shembull kulmin e gëzimit kur hyn nusja në odë apo kur jepet dora e çikës (vajzës) nga babai, ku më pas njerëzit qesin edhe në pushkë" thotë Isufi, duke sjellë në kujtesë ceremonitë familjare malësore ku ai ka kënduar, apo ka luajtur "majekrahun". Në familjen Zela në Begaj të Tropojës këndojnë edhe të tjerë, madje edhe në aktivitetin fundit, në përgatitjet për Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës ai këndon me vëllain e vet, Shabanin dhe nipin, Burimin. Duhet shënuar se përveç "majekrahut" ata këndojnë edhe këngë të tjera, pra gjini të tjera të këngës, kryesisht epike. Edhe në këto të fundit ndihet dhimbshëm jehona e shqetësimeve të kahershme shqiptare, bashkimi i kombit. Një këngë me të cilën Zelët konkurruan paraprakisht, përveç "majekrahut", ishte ajo me titull "Amanet vllazën shqiptarë", që ngrinte në kult vdekjen, luftën për lirinë e trojeve etnike. Në morinë e zhurmshme të muzikës që dëgjojmë çdo ditë, me imitime të bërtitjeve vajtuese të popujve të lindjes, në morinë muzikës ordinere që të gjen kudo në kafe, në furgon, në pazar..., "majekrahu" vjen e rrallë dhe e bukur si një perlë, e thjeshtë dhe dëshmuese si një relikte unike e jetës së të parëve tanë.





Maqedonia


Grupi i Shqiptarëve të Maqedonisë prezamtohet me SHKA “Drita e Dervenit” e Sarajës së Shkupit, “Strajani” nga Gostivari dhe “Haki Stërmilli” nga Dibra.


“Ti moj Dibra e Kastriotit”.


Shqiptarët e Maqedonisë në grupin e tyre të vetëm të mbledhur nga “Drita e Dervenit”, e Sarajës së Shkupit, “Strajani” nga Gostivari dhe “Haki Stërmilli” nga Dibra. Ndikimi oriental në disa prej këngëve të shqiptarëve të kësaj ane ishin dominuese ndonëse ishin pikërisht me motive sfiduese, rezistuese dhe refuzuese nga personazhe dhe në ngjarje ndryshme ndaj pushtimit osman.Këngët dhe vallet me karakteristikat e tyre jo vetëm me tone burrërore por edhe me specifika si trevë e gjerë me shqiptarë dëshmuan etnicitetin dhe zanafillën apo burimin e tyre origjinal prej kombi që i përkasin, pa elemente ndërhyrëse sllave në këndim apo valle që treguan se ndonëse të kërcënuar nga prania e afërt e kombit tjetër të ketë edhe huazime eventuale sllave, pasi gjendet një dozë orientale, për të mirën e folkut shqiptar është bërthama e të paktën më shumë se një shekulli. ”Valle e nizamit” si një valle burrash ishte hapja nga ky grupim shqiptar në Maqedoni luajtur nga burat e “Drita e Servenit” për ti lënë rradhën këngëve tipike dervenase mjaft të popullarizuara që kalojnë edhe kufijtë e kësaj ane dhe të vet territorit të Maqedonisë, sidomos në Kosovë, si “Gjylistane” pastaj “Këndojnë dy guguqe rreth Vardari” që u interpretuan nga Nimet Demiri, Ramadan Rexhepi dhe Emin Rexhepi.Prezentuesit nga Saraji në kuadër të Grupit të shqiptarëve të Maqedonisë janë përshëndetur me vallen e emërtuar “Valle e bilbilit” si ndër më të preferuarat në Shkup dhe rrethinën e saj që është kërcyer nga Grupi i Burrave.


Se folklori ka rrënjë të thella që nga vite shume këtë na e pasqyrojnë vetë folkloristët me prezentimin e tyre.Ishte “Strajani” nga Gostivari që përmes Rizvan Sinanit i cili me kavalle dhe fyell i shoqëruar nga Jonuz Saiti dhe Shefket Latifi sollën “Fragmente baritore me kavall”.Po me kavalle duke shtuar edhe çiftelinë nga strajanasit u këndua kënga “Bukuiçi” që u interpretua nga Grupi i Burrave duke përfunduar paraqitjen prezentuesit nga Strajani me këngën nga kjo krahinë kushtuar patriotit Xhemë Gostivari.Së fundi nga Grupi i Maqedonisë në skenë ishte “Haki Stërmilli” nga Dibra që me një grup miks të përbërë nga katër artistë popullor Ibrahim Lala, Selim Beqiri, Elmaz Lala dhe Burim Strikçani përmbyllën prezentimin e vet si grup me këngët me motive patriotike dhe atdhedashurie kushtuar djelmërisë së Dibrës dhe kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu të titulluara “Nuk shkilet Dibra pa u la në gjak” dhe “Ti moj Dibra e Kastriotit”.



Shkodra


Grupi i Shkodrës përfaqësohet në Gjirokastër me përfaqësim të të gjitha zonave folklorike dhe etnografike.


Prurjet e Shkodrës, finesa qytetare dhe epika malësore


Zëra të fuqishëm dhe shume origjinale, një repertor të ri, larmi në kostumografi shumëngjyrëse ofruan mbrëmjen e djeshme në skenën e kalasë artistët e qarkut të Shkodrës, në edicionin e IX të Festivalin Folklorik të Gjirokastrës 2009.


Udhëheqësi artistik i grupit të Shkodrës, Bardhyl Hysa, tha se grupi prej 60 vetësh, të përzgjedhur nga tre rrethet e qarkut Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, kanë ardhur në këtë festival për të “rrëmbyer” një çmim në këtë manifestim kombëtarë, që zhvillohet një herë të pesë vjet.


Artistët e qarkut të Shkodrës prezantuan në natën e tretë të festivalit 14 këngë në një afat të përcaktuar kohor prej 30 minutash, ndërsa në këtë repertor spikati elementë artistike shumë të vjetër si kënga “Maje krahu”, ku interpretoj dyshja Nush Malaj dhe Turk Ropaj nga Malësia e Madhe.


Më pas do të vijonte këngët tradicionale si: “Ninullë” që u interpretua me mjaft mjeshtëri nga këngëtaria Adelina Corraj, “Buzmi bujar”, ritual përciellë nga grupi folklorik i rrethit të Pukës përpunuar si ritual nga Riza Hoxha, kënga “Hajde hajde moj selvie” kënduar nga Bashkim Vushaj dhe shpqëruar nga grupi i burrave Kelmend dhe “Apa jonë ka ra në Pazar” kënduar nga grupi i burrave nga Anamalit


Këngët popullore të qarkut të Shkodrës vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshëm. Ato paraqesin interes të veçantë për veglat muzikore dhe formacionet shoqëruese. Ndërsa studiues të poezisë popullore janë tërhequr nga forca emocionale dhe figurat artistike të përdorura në tekstet e tyre.


Notat epike të foklorit shkodran u përfaqësuan denjësisht nga “Për vend tem nji kang me këndue” të kënduar nga Bardhok Përbibaj i zonës së Dukagjinit dhe “Moj gryk e hollë, flaka bajrakut”, solist Ndue Shytani i shoqëruar nga grupi i burrave Dukagjin. Me finesë dhe ndjeshmëri dhe në ndonjë rast edhe me humor u përcollën në skenën e festivalit edhe tri numrat pasardhës: “Gjirokastër faqe bardhë”, rapsodi me lahutë në interpretimin e lahutarit të njohur Jonuz Delaj, “Duaje foklorin, mos hup vetveten” një këngë humoristike interpretuar nga vëllezërit Paloka dhe “Jeho bjeshkë”, orkestra e veglave popullore të Pukës këngëtar Pjetër Nimani.


Këngët popullore të qarkut të Shkodrës, ato qytetare dhe të zonave fshatare kanë qenë në vëmendje edhe të etnologëve. Jo rrallë, në vargjet e tyre janë ndeshur informacione të vlefshme, që pasqyrojnë aspekte të jetës së përditshme dhe ngjarje të ndryshme.


Veçanërisht të pasura me dëshmi të tilla, janë këngët kushtuar ceremonialit të dasmës në qytetin e Shkodrës, e cila edhe këtë edicion u “kurorëzuar” në natën e tretë të festivalit nga artistët e virtuoz. Aty gjenden të dhëna për disa mjeshtëri popullore, si atë të rrobaqepësisë, qëndistarëve, argjendarëve, peshkatarit etj, për zakone e rituale të ndryshme, sidomos për modën e veshjes së banorëve të qytetit.


“Në vargjet e këngëve popullore shkodrane përmenden më shumë veshjet e grave dhe veçanërisht të nuseve në ditën e dasmës. Ky element herë paraqet bukurinë e nuses e herë tregon forcën ekonomike të familjes së saj”, shprehet specialistja e entografisë Prof. dr. Aferdita Onuzi..


Ndërkohë veshja popullore shkodrane e burrave është ajo me fustanellë të gjatë, e shoqëruar me këmishën prej faqelli, xhamadani, dollama e jeleku prej cohe të kuqe, të gjithë të zbukuruar me qëndisje, brezi i mëndafshtë, këpucë të kuqe me llapa etj.


Motive dasme të interpretuara nga grupi i vajzave të Vaut të Dejës dhe “Vallja e Logut” kërcyer nga Kol e Tatjana Vushaj krijuan një atmosferë shumëngjyrshe në sjenën e kështjellës së gjirokastrës. Mirëpo, kuli i kuleve të spektaklit të këtij grupi ishte një kolazh këngësh qytetare shkodrane, interpretuar me mjaftë dashuri nga këngëtarët e njohur shkodranë Mukadez Çanga, Erketa Kuqani, Leonard Nimani dhe e shoqëruar nga kompleksi.


Grupi përfaqësues i Shkodrës përveç spektaklit të përkryer solli në gjirokastër një përfaqësim serioz të të gjitha travave, zhanreve, kostumeve popullore dhe riteve të kësaj treve.


Nga Lezha vjen në skenë të FFK një lahutë e gdhendur rreth 200 vjet më parë me të cilën luan e këndon lahutarit 99 vjeçar Gjok Nonaj



Lezha demonstron vlera.


Në tridhjete minuta koncert, që sipas kritereve të paracaktuara në statutin e FFK, drejtuesve artistik të grupit folklorik përfaqësues të qarkut të Lezhës, Mark Gjokaj dhe Agim Velaj, e kanë pasur mjaft të vështirë që të “zipojnë” dhe koncentrojnë këtë pasuri të pamatë të foklorit të kësaj treve ku përfshihen, Lezha vetë, Kurbini, Mirdita, Zadrima, Miloti, Kallmeti dhe krahina e fshatra të tjerë me vlera të spikatura foklorike.


Kronika e koncertit të qarkut të Lezhës, nis me një këngë të vjetër sa s’mbahet mend, që për nga mënyra e interpretimit të saj e afron publikun me forma komunikimi pagane, artistike dhe praktike të lashtësisë. Një këngë e pagëzuar, s’dihet se kur, si këngë “majëkrah”, i futi studiuesit e foklorit në “vorbullat” e historisë. Nuk janë vetëm lezhianët, që sollën në Gjirokastër, këngë “majëkrah” sollën në këtë festival edhe kuksianët dhe shkodranët. Por, gjithsesi, ashtu si në rastet e dy grupeve të lartpërmendura, edhe në rastin e këngës “majekrah” të kënduar nga Nikollë Preçi dhe gjithë grupi i tyre, kjo mënyrë këndimi dhe komunikimi duhet kërkuar dhe hulumtuar pasi përbën një nga vlerat shpirtërore më orgjinale të shqipatrëve, “Majëkrah” ka të gjitha gjasat, që për nga vjetërsia mund të konkuroje edhe iso-polifoninë që tashmë rruhet dhe zhvillohet e mbrojtur nga UNESCO, apo edhe eposin e Kreshnikëve që vetëm dy ditë më parë u propozua si një vlerë për t’u vënë nën mbrojtjen e kësaj organizate ndërkombëtare. Edhe teksti i saj kënge “Dymbëdhjet orë kem ba me ardh, Me sjell nusen në kal të bardhe”, intrigon dhe të çon larg në mjergullnajën historike që vinë nga katundi Kodër Rrëshen të Mirditës. Surprizat e këtij grupi nuk mbarojnë këtu. Një këngë po aq e lashtë, kënduar me një instrument nga më të lashtët, sikurse është lahuta, erdhi në skenën interpretuar nga një 99 vjeçar.


Një lahutë e gdhendur rreth 200 vjet më parë, u drodh në duart e lahutarit 99 vjeçar Gjok Nonaj, duke sjellë nën tinguj e saj epik: fjalë, bëma dhe vargje nga Eposi i Kreshnikëve. Tinguj e lahutës së vjetër dhe vargjet e epikës legjendare shqiptare gjetën veten edhe në duart dhe zërin e dy lahutarëve të tjerë, Pjetër Matusha dhe Lumturie Nonaj.


Kënga e tipit ninullë që vinte nga Kaçnari dhe që që pasoi programin e grupit të Lezhës, titulluar “Rritu bijë”, kënduar nga Mirdita Dedgjonaj dhe vajza e saj nëntë vjeçare Eliza, si dhe kënga “Kërkon qyqja mal më mal” e kënduar nga motrat Mide Aliu, Mira Aliu dhe shoqëruar nga Bujare Hajdari nga Kurbini, ishin një befasi më vete. .


RRitmi I shvaqes lezhiane nis e rritet kur Gjovalin Ndrexa nga Kaçinari nis e interpreton këngën “Në zumare me rrshiq”. Motivet baritore.shoqëruar me fanick nga Paulin Luli dhe me tinguj të këmborës nga Aurel Përkeqi, të kënduara nga Elsa Mrruku dhe Rrezarta Kola nga Kurbneshi sollën ritet e vjetra të kësaj zone. Atmosfera e spektaklit lezhian ngrihet edhe më në këngën me motive dasme të Kurbinit, kënduar nga Terezina Gega, Daniela Stojani, Fatmira Aliu dhe grupi nga Vinjolli i Kurbinit. Ritet e dasmës lezhiane pasurohen më tej me “Murana e krushqve” kënduar nga Agron Bardhi, Petrit Dushi dhe Kol Murrani nga Kashnjeti i Lezhës. Përfundimisht, nga Oroshi vjen si përmbledhje një tjetër motiv dasme, kënga “Më ka mbet nusnia në udhë” kënduar nga Enida Përlala, Elsa Mrruku, Tone Gjoka dhe Rrezarta Kola.


Pasuria e foklorit lezhian sjell dëshmi të tjera të vlerave të tij në valle. ”Vallja e linjës” është kërcyer me mjaft elegancë nga grupi i valleve të Kurbinit. Kënga “Guri i Kshetës” është kënduar nga Prena Biba që vinte nga nga Fani i Mirditës. Befasi tjetër ishte për spektatorët kënga “Sheshtanesa” kënduar nga Paulin Përvathi nga Manatia e Lezhës pasi lirika e vargjeve të saj ishte magjepëse. “Kam pasë dashtë një Shestaneshë, Vashë ma t’bukur s’pata neshë”, thotë mes të tjerave kjo këngë.


Programi kthehet nga melodia me intstrumente folklorike. Interpretim i përkryer: në zumare Pal Dedgjonaj, në zunamare Lazer Lorenci, në zumare, fyell, bilbil dhe imitim zogu mjeshtri i instrumenteve folklorike Gjovalin Ndreca, ndërsa në çifteli dhe sharki vëllezërit Ndue dhe Pjetër Lleshi nga Lezha.


Kur programi “thyhet” ritmi vazhdon të ngrihet.. Kënga “Sofra e Kurbinit” kënduar nga vëlla e motër Kurt dhe Sherife Lika, kënga “Po vjen vjeshta” kënduar nga motrat Edit dhe Greta Kapçari dhe kënga “Hypi vasha në zerdeli” kënduar nga Luçe Simoni dhe Mrika Ndreu nga Kallmeti, parajmëruan një rikthim të programit tek ritet e dasmës, por kësaj herë bëhet fjalë për motive të dasmës zadrimore, pasuar nga “Vallja e çikave” të kërcyer nga grupi i valleve Lezhë. Në mbyllje të programit sërisht nota të epikës legjendare me kengën “Rruga e kombit” kënduar nga Kol Zefi, Mark Gjoka dhe Grupi i Burrave të Mirditës.





Peshkatarët dhe dasmorët e Ulqinit, gosti në sofrën e folkut shqiptar


Programi i tre grupeve artistike nga Mali i Zi, “Liria”, “Gruda” dhe “Ulqini”, kanë “zbarkuar” për herë të dytë rradhazi në skenën e madhështore të qytetit të gurtë, por kësaj rradhe për të konkuruar me të drejta të barabarta dhe me plot dinjitet me traditat e tyre folklorik në natën e katërt të edicionit të nëntë të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009.


Shoqëria kulturore artistike “Liria”, “Gruda” dhe Shoqata Kulturore artistike “Ulqini”, kanë “rrëmbyer” duartrokitjen e artëdashësit gjirokastrit, pasi në fonotekën e tyre shpirtërore kanë shpalosur me plot mjeshtri një copës së jetës së tyre, duke e transformuar kulturën e tyre tradicionale në një art të vërtetë.


Tinguj baritor me kavall, interpertuar nga Shtjefën Ujkaj, ishte starti i hapjes, jo vetëm i koncertit të vëllëzërve shqiptarë nga Mali i Zisë, poe edhe i vetë natës së katërt të këtij festivali të nëntë folklorik të Gjirokastrës. Më pas spektatori befasohet në vallen “Dyluftimi me shpata”, interpretuar nga artistët e rinj Emin Palaj dhe Naxha Nikaj. Me këtë interpretimata i kanë kujtuar spektatorit se traditat e tyre të lashta nuk harrohen kurrë, pavarësisht se folklori i tyre kultivohet dhe konservohet jashtë trojeve amë.


“Vallja e Vuthit” me motive lirike, egzekutuar me mjaft talent nga grupi i djemve dhe vajzave të shoqërisë kulturore artistike “Liria”, i dhanë publikut një atmosferë të gëzueshme, dhuratë që u shpërblye me duartrokitje nga krejt sheshi i kalasë.


Shoqëria kulturore artistike “Gruda” e shqiptarëve të Malit të Zi, fillimisht erdhi në natën e katërt të festivalit me një këngë me çifteli të titulluar “Përshëndetje nga Malësia”, kënduar nga Gjon Gjolaj, i cili u ngjit në skenë së bashku me artistët e ardhur nga trevat e Grudës. Kërcimi “malsorçe” dhe valle dyshe, intepretuar nga Mark dhe Maria Kalaj, ishte një perlë e vërtëtë që “tronditi” platenë e skenës së kalasë. Por edhe interpretimi që e pasoi atë, “Këngë për Esat Pashën”, një këngë me motive historike e kënduar me lahutë nga Gjokë Kalaj befasoi publikun e kalasë dhe rrëmbeu mjaft duartrokitje. Kënga me çifteli “Luftojnë djemtë e Grudës Mizore”, me motive epike, kënduar nga Tomë Kalaj, pati përsëri jehonë tek publikut gjirokastrit, jo vetëm për shkak të melodisë tepër tradicionale, por edhe për shkak të tekstit të përpunuar me mjaft mjeshtëri. Konkurimi i shqipatrëve “malazes” do të vijonte më tej me grupin e valltarëve të shoqërisë kulturore artistike “Gruda”, të cilët fillimish egzekutuan në skenën e kalasë shumëshekullore vallen “Gocja e Malësisë”, e cila kishte si motiv dashurinë njerëzore, ku vajza dhe djem luajnë dhe vallëzojnë, ku nga lojërat e fëmijërisë, më pas çifti dashurohet në moshën më të bukur të jetës.


“Vallja e peshkatarëve” dhe një segment i valles “Dasma e Ulqinit”, shoqëruar me tingujt e muzikës qytetare, pa më të voglin dyshim që ishin si një qershi mbi tortën e bukur të të gjithë interpretimeve dhe prurjeve të grupit të artistëve shqiptarë të Malit të Zi. Emocionet që ngjalli tek të pranishmit “vallja e peshkatarit”, interpretuar nga valltarët fluturues ulqinakas, solli në kalanë e qytetit të gurtë aromën e detit dhe peshkut e freskët, ndërsa dasma e Ulqinit, shoqëruar me ritet e njohura të kësaj zone, të sillte ndërmend atmosferën e këngës brilante ulqinakase “Më shku menja me u fejue”.


Udhëheqësi artistik i grupit, shkodrani Vladimir Sahiti, e ka cilësuar përfaqësimin e artistëve të Mali të Zi, si një arritje të madhe për artistët shqiptarëve që jetojnë përtej kufijve, pasi për të skena e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009 është një odeon i përkryer për të shpalosur pastër vlerat dhe traditat e një kombi.


“Vetëm ky festival të ofron kënaqësinë të shpalosës vlerat e vyera të një kombi, pavarësisht se ku ndodhesh gjeografikisht. Festivali i Gjirokastrës, ta jep këtë mundësi, pasi harmonizon mjaft fakte, të cilat së pari konvergojnë me parimet bazë të ruatjes së këtyre identiteteve, qoftë në melodi, në ritëm, në kostume, në vegla muzikore dhe më gjerë”, shprehet Sahiti. Grupi artistikë nga Mali i Zi u përfaqësua në Gjirokastër nga 60 artistë të folklorit, prej të cilëve 45 valltarë, 10 instrumentist dhe 5 këngëtarë.


Grupi i Beratit sjell “hoje” mjalti nga foklori i qytetit 2400 vjeçar, Skrapari dhe Tomorri i lartë

O Tomorr, o mal mbi male

Skena e madhe e kalasë së Gjirokastrës dukej paksa e zbrazur kur prej saj u larguan grupet përfaqësuesse të shqiptarëve të Malit të Zi që për rreth 30 nimuta zotëruan krejt mjedisin e sheshit të kalasë. Mirëpo nga mjediset e pasme të skenës, nis të vërshojë një llavë e nxehtë tingush. Nën ritmin e ëmbël të dajreve, një ylber ngjyrash dhe tingujsh përhapen në të gjithë dyshemennë rrethore të skenës. Ka ardhur në Gjirokastër grupi i qarkut të Beratit, dmth vetë Berati, Skrapari dhe Kuçova. Ëmbël, ëmbëj vjen edhe kënga e parë e tyre. “Gjuha shqipe” është titulli i këngës që nis programi i beratasve, këngë burimore që ia merr ëmbël-ëmbël Dule Malindi dhe ja pret Xheladin Çerri. Spektatori nuk ka përfunduar duartrokitjet, kur nis një valle grash interpretuar nga grupi i grave të Urës Vajgurore. Kënga


“Të keqen o baltë e kuqe”, duket si një motiv i njohur, por gjithsesi nën marrjen e Edra Sulçes dge një prerje nga të harmonizuar nga Djana Ymeri.


Tematika dhe avazet e sjella nga bartësit e foklorit në në skenën më të madhe të fokut në Gjirokastër janë nga më të ndryshmet, mandej ndonjëherë edhe befasuese. E tillë ishte edhe kënga me motive humoristike “Pleqëri e shkretë”, e cila nën interpretimin e marrësit Ismail Boduri me praninë e prerësit Durim Qama u mirëpritën dhe u shoqëruan me duartrokitje nga publiku. Por humori nuk mbaron këtu, sepse kënga qytetare beratase “Qelepir gjeç belanë” kënduar nga grupi: Dhimitër Dushi, Floresha Debinja, Petrit Berisha, Kujtim Babunja, Romeo Dogra dhe Fatma Tabaku u mirëprit dhe u duartrokit për vetë vlerat që përcolli. Etnomuzikologët dhe hulumtuesit skrapalllinj të foklorit të kësaj treve në terren kanë mundur që nëpërmjet ekspeditave hulumtuese në terren të zbulojnë dhe përpunojnë këngën tjetër të titulluar:‘Te pusi plaku sëmurë” të kënduar nga grupi i grave me marrësen Drita Qafoku, ndërkohë që këngën e pret me veprime koreografike kërcimtaret Natasha Çeço, Eglantina Demnko. Në këtë prurje të veçantë spikati interpretimi dhe imitimi i plakut nga Eldita Kaloçi.


Kur para publikut të kalasë nisi të interpretohej nga grupi i burrave kënga “Buzëkuqja sylariske” me marrës Rexhep Kokën, pritës këngëtain Bashkim Harka dhe shoqërues Asqeri Zylyftari, ekspertë dhe dashamirë të fokut shprehën vlerësime dhe superelata. .


Valle burrash. Kërcejnë Halim Plaku dhe Nardian Gode nga Ura Vajgurore.


Programin e këtij grupi foklorik, pasohet nga një interpretim vituoz me vegla muzikore tradicionale e instrumentale popullore. Atmosferën e rindezi një interpretim me fyell nga Nazif Ndoka. Programi vazhdon me të njëjtin përkushtim në numrat pasardhës të spektaklit, ku me një interpretim në pipëz nga Isa Husaj dhe me imitacion të Shaban Durros, nën isonpolifonike te Agim Ymerit, Myrteza Sulçes dhe Asqeri Zylyftarit. Redaksia uron që të tilla skena të jenë sa më të rralla dhe në këto rrethana, një melodi me gajde interpretuar nga Abedin Sharavolli do të mund të shtresonte mua, miqtë dhe familjen time. Një pjesë e konsiderueshmelejmit dhe eventeve zgjidhe. Por, kënga “Kur del babai nga Teqeja”, që e merr Nesim Meno dhe ia pret Xhait Kapllani, që është një këngë e vërtetë me motive të mirëfilla tradicionale, dhe natyrysht edhe kënga tjetër pasuese “Sheqere të keqen motra”. janë padyshim hymne të vërtetë për Dervishin dhe për bashkëpunëtorët e tij, njëlloj si Dan Braun me “Kodi i Davinçit”.


Në vijim vjen më vonë një valle e kënduar nga Nevruz Hoxha dhe Naxhi Vato nga Poliçani, e pasuar nga kënga “Medet, o shokë medet”, kënduar nga Shkëlqim Beshiri nga Terpani.


Shënoi një kulm të vërtetë në këtë program kenga me motive orgjinale “O Tomorr, o mal mbi male” me marrës Emin Zaimin dhe prerës këngëtarin tjetër Njazi Kapllani. Nuk do të kishte performacë të plotë ku koncert, nëse nuk do të vinte më pas një valle dyshe burrash e kërcyer plot dinamizëm nga Euklit Cakrani dhe Dashamir Duhanxhiu të dy nga Berati. Koncerti i Beratit në Gjirokastër u mbyll nga kënga e kënduar nga solistët beratas titulluar “Ike ike n’ato re, o dhëndërrë”.

Kënga labe nga mërgimi: “Moj e shtrenjta nënë, lotët i bëmë këngë”



Grupi folklorik lab “Vëllazërimi” nga Athina përshëndet festivalin


Nën drejtimin e raspodit Kastriot Lekdushi, një grup polifonik lab që përfaqëson shoqërinë kulturore “Vëllazërimi” në Athinë (Greqi), është ka dalë para publikut për të sjellë shpirtin e mërgimtarit të ngarkuar me një barrë dete. Një grua labe e quajtur Vasilika Sakaj, në rolin e marrsesh, një burrë me zërin e plotë në rolin e kthyesin, Azis Hysenaj, hedhësi me grykë Përparim Sulce, të mbështetur nga një iso e harmonizuar prezantuan katër këngë me katër tematika të ndryshme.


Koncerti i mërgimtarëve nga Athina nisi me elegjinë “Kënga labe në mërgim”. Grupi kompakt i lebërve e finalizoi këtë këngë të parë me vargjet “Ikim aman ikëm / moj e shtrenjta nënë / u nisëm me lotë / lotët i bëmë këngë”.


Atmosfera vjen dhe zbutet me nota lirike në këngën “Dola një ditë nga mali”, kur marrëset Vasilika Sakaj dhe Vojsave Hysenaj, të mbështetura nga kthyesi Aris Hysenaj dhe hedhësi Përparim Sulce, në një harmoni të përkryer zërash të grupi të isos i dhanë këngës një ritëm dhe melodi që u duartrokit gjatë nga të pranishmit.


“Pranga dashurisë” ishte kënga që pasoi dhe që sillte një histori dashurie të shtrirë në dy kohë. Kënga e fundit e këtij grupi lab “Vallazërimi” u mbyll me elegjinë “Malli i nënës” që ishte hymn i dashurisë për nënën dhe një shprehje e dhimbshme e derdeve të mërgimtarit.


Udhëheqësi artistik, njëherazi rapsodi i grupit është Kastriot Lekdushi, i cili pas shfaqesh tha për gazetën “Fest Folk 2009”, se kënga labe është pasuria e vetme që mërgimtarët shqiptarë kanë marrë nga trashëgimia shpirtërore e vendit amë.


“Kënga labe është terapia e shpirtit të lënduar të emigrantit. Ne mblidhemi shpesh, gjejmë njëri-tjetrin dhe gjithmonë takimet tona shoqërohen me këngë labe, traditë të cilën e përcjellim me mjaft dashuri dhe respekt për të, tek fëmijët tanë”, u shpreh Lekdushi.


Grupi polifonik “Vëllazërimi” ka mbi 10 vjet që jep koncerte për emigrantët shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Athinë (Greqi) dhe repretori i këngëve të interpretuar prej tyre, përfshin jo vetëm këngë polifonike të njohura, por edhe krijime të vet rapsodëve emigrantë.






TRYEZA E RRUMBULLAKËT PËR PROMOVIMIN E BOTIMEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE


Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009, ditën e premte është zhvilluar një tryezë e veçantë diskutimi në lidhje me botimet në fushën e trashëgimisë kulturore.


Studiues, specialistë të trashëgimisë kulturore, folkloristë, etnografë etj., kanë diskutuar në lidhje me situatën e deritanishme të botimeve në këtë fushë dhe shtimin e titujve të rinj në të ardhmen.


Sipas studiuesve pjesmarrës në këtë forum, aktualisht janë një sërë tituj periodikësh dhe botime të ndryshme që qarkullojnë përsa i përket elementëve studimorë të trashëgimisë kulturore. Megjithatë sipas tyre numri i këtyre botimeve në të ardhmen duhet të rritet me qëllim jo vetëm studimin por edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe traditës shqiptare.


Prof. as. Miaser Dibra, drejtore e Inistititut Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, është shprehur se, festa e madhe e artit tonë popullor, u bë shkas për t’u mbledhur të ftuar nga institucionet kërkimore shkencore, brenda e jashtë vendit, njohës e dashamirës të trashëgimisë sonë kulturore, artistët nga të katër anët e Shqipërisë e nga shumë vende ku jetojnë shqiptarë.


“Kënga e vallja po buçasin darkave, në një garë të gjatë të artistëve që janë përgatitur për këtë ngajrje artistike shumë kohë më parë. Përformimi i përbashkët në këtë skenë i artistëve, përjetimi i së bukurës së artiti e të shpirtit shqiptar, si në një festë të gjatë gati një javore, mendojë se përbën bukurinë dhe vlerën më të madhe të kësaj peprimtarie, më tepër se sa fakti që grupet kon,kurojnë ndëmjet tyre për të fituar një garë. Është ndër rastet jo të shpeshta kur mbildhen kaq shumë njerëz të talentuar, për të sjellë, pas përzgjedhjes të shumta, pjesët më të mira të vlerave artistike shpirtërore të artit tonë folklorik”, është shprehur prof. as. Dibra.


Sipas saj, për t’i ruajtur e zhvilluar traditat autentike shqiptare, si kontribut në vend, në rajon e më gjerë, do të shërbejnë tryeza të rrumbullakëta për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet nesh dhe trashëgimisë së vyer.


Ndërkohë, pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët, vlerësuan të gjitha botimet mbi folklorin, si monografi, albume, revista etj.


Në fund të takimit u shfaq për herë të parë dokumentari i filmit “Mbi iso-polifoninë”, realizuar nga muzikologu Bajram Lapi.



Fjala e Zv/ministres Turku ne konferencën për shtyp në Gjirokastër


Të nderuar pjesëmarrës,


Edicioni i sivjetëm i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, është dhe mbetet një dëshmi e patjetërsueshme e diversitetit dhe pasurisë kulturore që karakterizon botëkuptimin dhe identitetin shqiptar, përkrah vlerave të trashëgimisë kulturore ballkanike dhe evropiane. Në këtë veprimtari krijimtaria popullore shqiptare shpaloset ashtu sikundër është në të vërtetë: me ngjyrat e nuancat e të gjithë krahinave brenda Shqipërisë, por edhe me ato të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të diasporës shqiptare, që nga ajo më e herëshmja dhe deri tek më e reja. Vetë kjo larmi dëshmon për një komb të kulturuar e me integritet evropian.


Festivali është gjithashtu një dëshmi e gjallë e respektit dhe përkujdesjes së vazhdueshme që tregon shteti shqiptar për kulturën e pakicave etnike dhe minoriteteve etno-kulturore që gjallojnë në Shqipëri, duke përmbushur kështu një nga parimet bazë të Këshillit të Evropës dhe ndërtimit të Evropës së re.


Kjo veprimtari e cila mbetet padyshim një ndër evenimentet më të rëndësishme të kulturës në vend, do të pasurojë jetën e këtij qyteti dhe mbarë Shqipërisë. E rëndësishme është që ky eveniment të mos shikohet dhe të vlerësohet si dikur: thjesht si një muze i mbyllur, me karakter të përkohshëm dhe propagandistik, por MTKRS e vlerëson krijimtarinë që po prezantohet në skenën e Gjirokastrës si një ekspozitë kurdoherë në lëvizje dhe përherë të hapur, në funksion të turizmit kulturor dhe të jetës aktive, në koherencë edhe me rregullat dhe parimet e ekonomisë së tregut.


Vlen të theksohet se ky edicion është më i madhi në historinë e organizimit të kësaj veprimtarie. Në të marrin pjesë 1300 artistë nga Shqipëria dhe nga të gjitha trevat dhe komunitetet shqiptare në botë, të cilët do të prezantojnë me seriozitet dhe përkushtim të gjitha vlerat më përfaqësuese të folklorit hqiptar.


Kjo veprimtari zhvillohet edhe në kuadrin e 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, duke sensibilizuar të gjithë faktorët që kanë përgjegjësi shtetërore dhe shoqërore për ruajtjen dhe jetësimin e trashëgimisë sonë kulturore në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar.


Në vijim të tavolinave të rrumbullakëta nga diskutimet me nivel të lartë shkencor është propozuar që të shihet mundësia e studimit të mëtejshëm të potencialit që Eposi i Kreshnikëve ka për kulturen shqiptare dhe për përpunimin e mëtejshëm shkencor të dosjes për t’ja paraqitur më pas UNESCO-s. Kjo pregatitje është një proces i gjatë po aq i rëndesishëm për te prezantuar një material cilësor dhe për të mundësuar mirëpërfaqësinë të traditës se lashtë shqiptare ne pasurine boterore të njerezimit.



VLERËSIMET E JURISË SË FFK GJIROKASTËR 2009


I. Mbështetur në mendimet e anëtarëve të jurisë së FFK Gjirokastër 2009, për një përfaqësim më të mirë në zharnëve folklorike, grupëmoshave e divensitetit kulturor janë përcaktuar për të ndarë këto çmime:


1. Çmimi i parë (në shkallë qarku) e fiton Qarku i Shkodres 2. Çmimi i dytë (në shkallë qarku)e fiton Qarku i Gjirokastres 3. Çmimi i dytë (në shkallë qarku)e fiton Grupi Kosova 2 4. Çmimi i tretë (në shkallë qarku) e fiton Qarku i Elbasanit 5. Çmimi i tretë (në shkallë qarku) e Fiton Qarku i Lezhes


II. Çmime për grupe zharnesh: 1. Orkestrinës më të mirë në veglat tradiconale.Qarku i Dibres me Orkestren e Matit. 2. Orkestrinës më të mirë të muzikës popullore qytetare.Qarku i Korces Per sazet. 3. Grupit më të mirë të iso-polifonisë labe.Grupi i Vlores 4. Grupit më të mirë të iso-polifonisë toske. Qarku I beratit per Iso-polifonine e Skraparit. 5. Rituali më i mirë i festivalit folklorik kombëtar.Qarku i Tiranes 6. Grupit më të mirë të valleve të burrave.Qarku i Fierit me Vallen e Brezave. 7. Grupit më të mirë të valleve të grave.Qarku I Durresit me vallen e Fluturave. 8. Grupit për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore.Grupi I Kuksit 9. Për diversitetin kulturor. Vallja E DROPULLIT,Grupi I Gjirokastres


III. Çmime për individë: 1. Rapsodi/ët më i/të mirë të FFK.Sherif Dervishi,Myfterin Uka (Diber) 2. Intepretuesi/a më i/e mirë e FFK. Benis Lekdodaj(Vlore),Vallja Came 3. Lahutari/et më i/të mirë i FFK.Lahutari 99 vjecar Gjok Nanaj,Lezhe 4. Për këngëtimi e këngës së majekrahut. Grupi i Tropojes 5. Instrumentisti më i mirë i FFK në __________ (aerofone). Zog Sheta.


6. Instrumentisti më i mirë i FFK në __________ (kordofone). Aurel Qirio 7. Këngëtari/a më i/e mirë i/e FFK.---Eleni Merkuri i grupit te Himares dhe Veiz Kociu i grupit te Lazaratit.