Festivali i 9-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 9-të i Këngës në RTSH
Edicioni 8-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1970
Datat 24, 25, 26 Dhjetor
Prezantues Adriana Fishta dhe Mevlan Shanaj
Artisti Fitues
Kënga Fituese Mesnatë" dhe "Shtëpia ku lindi Partia
              1969 1971              


Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i 9-të u zhvillua nga data 24 deri 26.12.1970. U prezantua nga Adriana Fishta dhe Mevlan Shanaj.

Morën pjesë 22 këngë: 11 natën e parë, e 11 natën e dytë. Në finale dolën 13 këngë.

Është e vetmja herë që në një festival marrin çmimin e parë dy këngë: "Mesnatë" dhe "Shtëpia ku lindi Partia" - një këngë e rrallë, elegante për dashurinë dhe një këngë për Partinë. Ky eshte festivali i katert ku fiton nje kenge e kenduar nga Vaçe Zela, ndersa i dyti per G. Çakon.

Ky është festivali i parë ku merr pjesë këngëtarja Alida Hisku vetëm me këngën "Portret heroine". Karriera e A. Hiskut do të ndërpritet pas Festivalit te 20-të.

Dhe per here te pare merr pjesë këngëtari nga Durrësi Zija Saraçi.

Kompozitori Agim Krajka merr pjesë përsëri me dy këngë: "Portret heroine" dhe "Unaza". E dyta, ritmike, merr çmim të dytë.

Në këtë festival marrin pjesë për herë parë kompozitorët Shpëtim Kushta (i cili fiton festivalin), Kujtim Laro, Aleksandër Lalo.

Kënga aq e veçantë e Feim Ibrahimit "Ku po shkon o partizan", që mori çmim të dytë, mbas festivalit u inçizua përsëri nga Vaçe Zela duke i ndryshuar tekstin (popullor - që do të thotë se është marrë nga ndonjë poezi apo këngë popullore). Kjo për arsye se "katundari nuk duhej t'i kërkonte ndonjë gjë partizanit për rrugën që do t'i tregonte".

Nata e parë - 24.12.1970[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Peisazh punëtor Kujtim Laro Kompleksi miks Kompleksi i burrave
2 Mes jush Pjetër Gaci Ruzhdi Pulaha Tonin Tërshana Sherif Merdani
3 Viti i ri Nexhmedin Doko Natasha Lako Liri Lushi Zija Saraçi
4 Novele trimërie Androkli Andrea Fatbardha Hoxha Pandi Zguro
5 Shoqja e bankës Aleksandër Lalo Vera Dervishi Naim Kërçuku
6 Portret heroine Agim Krajka Agim Shehu Alida Hisku Ema Qazimi
7 Vallja qe s'mbaron Avni Mula Vllasova Musta Vladimir Muzha Valentina Gjoni
8 Qyteti rri zgjuar Kristo Kote Adelina Mamaqi Petrina Karoli Sazan Miçani
9 Vallja labërishte Agim Prodani Dritëro Agolli Qemal Kërtusha Kompleksi miks
10 Mesnatë Shpëtim Kushta Fatos Arapi Liliana Kondakçi Vaçe Zela
11 Borizani Tish Daija Niko Progri Gaqo Çako


Nata e dytë - 25.12.1970[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Festa e dritave Pjetër Gaci Xhezair Abazi Vladimir Muzha Kleopatra Skarço
2 Të pres në tetor Nikolla Zoraqi Rozeta Doraci Sherif Merdani
3 Miqësi proletare Limos Dizdari Pandi Zguro Shpresa Mani
4 Trina Nikollaq Bulo Natasha Lako Engjëllushe Daja Tonin Tërshana
5 Partizani i vogël Agim Prodani Fatos Arapi Liliana Kondakçi Qemal Kërtusha
6 Orkestra e uzinës Tish Daija Fatbardha Hoxha Petrina Karoli
7 S'të krahasoj Tonin Harapi Llazar Siliqi Rozeta Doraci Vera Dervishi
8 Unaza Agim Krajka Haxhi Rama Valentina Gjoni Justina Aliaj
9 Nënë dhe shoqe Tasim Hoshafi Kleopatra Skarço Zija Saraçi
10 Ku po shkon o partizan Feim Ibrahimi Popullor Arta Babaramo Vaçe Zela
11 Shtëpia ku lindi Partia Nikolla Zoraqi Agim Shehu Ema Qazimi Gaqo Çako


Nata Finale - 26.12.1970[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në finale dolën 13 këngë sipas kësaj renditje:

  1. Festa e dritave
  2. Borizani
  3. Shoqja e bankës
  4. Portret heroine
  5. Viti i ri
  6. Mesnatë
  7. Vallja labërishte
  8. Mes jush
  9. S'të krahasoj
  10. Nënë dhe shoqe
  11. Unaza
  12. Ku po shkon o partizan
  13. Shtëpia ku lindi Partia

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mesnatë - muzika Shpëtim Kushta, teksti Fatos Arapi
  • Shtëpia ku lindi Partia - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Agim Shehu

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Unaza - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama
  • Ku po shkon o partizan - muzika Feim Ibrahimi, teksti Popullor

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Viti i ri - muzika Nexhmedin Doko, teksti Natasha Lako
  • Mes jush - muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Pulaha
  • Vallja labërishte - muzika Agim Prodani, teksti Dritëro Agolli

.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale