Festivali i Elbasanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i këngës Popullore mbarëkombëtare, në Elbasan, Shqipëri, një nga Festivalet Folklorike Tipologjike Kombëtare, është festival i këngëve popullore qytetare mbareshqiptare, që zhvillohet në Elbasan në muajin mars, është një tribunë e këngës popullore qytetare, tek e cila ndërthuren harmonishëm elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestracionit, interpretimit, etj, të cilët i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojme.

Festivali përkon edhe me fillimin e stinës së pranverës, e cila siç dihet, festohet në mënyrë karakteristike në qytetin e Elbasanit. Për këtë arsye ky takim i këngës popullore është edhe një element më rëndësi për gjallerimin e jetës kulturore elbasanase. Gjithashtu, në takim secili grup do të shpalosë vlerat artistike të zonës që perfaqëson, dhe juria ndan çmimet në grupet më të talentuara. Më këtë rast dalin në pah dhe vlerat më të spikatura të interpretusve dhe ekzekutuesve më të rinj të këngës popullore qytetare Shqipetare.