Filip Çeka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Filip Çeka ishte një ndër drejtuesit e organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkodër së bashku me Daut Boriçin etj. Ai mori pjesë aktivisht me trupat vullnetare shkodrane në luftën e Plavës e Gucisë përkrah Jusuf Sokolit. Filip Çeka ka qenë një ndër nënshkruesit e telegramit dërguar Kongresit të Berlinit. Po kështu, Filip Çeka figuron edhe si pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Ulqinit nga malazezët në vitin 1879, ku shkodranët në shenjë solidariteti dërguan dy formacione me vullnetarë.

Në njërin prej tyre ishte Filipi 60-vjeçar, i cili së bashku me Jusuf Sokolin kishin nën komandë 40 vullnetarë shkodranë. Ai ka marrë pjesë dhe në bisedën telefonike me ministrin e Luftës së asaj kohe në Stamboll, më 27 gusht 1879, për mbrojtjen e Ulqinit.

Filipi vdiq në Shkodër në vitin 1895 dhe për meritat e tij, në vitin 1978, ai është dekoruar me urdhrin "Për veprimtari patriotike", ndërsa tek banesa e tij ku jeton Ëngjëll Çeka e i vëllai, Mikeli, është e vendosur pllaka përkatëse që tregon se ka qenë shtëpia ku ka jetuar patrioti Filip Çeka. Emrin e Filip Çekës i cili nuk la fëmijë, e ka trashëguar nipi i tij, sipas traditës së familjeve katolike të veriut.[1]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]