Final Fantasy IV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapku i Final Fantasy IV, lëshuar nga SquareSoft për konzolën Snes
Kapku i Final Fantasy IV, lëshuar nga Square Enix për konzolën Game Boy Advanced.

Final Fantasy IV (Fantazia e Fundit 4 - ファイナルファンタジーIV Fainaru Fantajī Foa) është një lojë me role (RPG) e krijuar dhe zhvilluar nga Saquare, e nxjerrë në shitje në vitin 1991. Loja u nxorr në shitje për herë të parë për konzolën Snes, por do të kishte më vonë një lëshim edhe për PlayStation 1 dhe Game Boy Advance.

Personazhi kryesor Cecil (Sesil) është një Kalorës i Errët (Dark Knight) i mbretërisë së Baron. Udhëtimi i tij për të shpëtuar botën nga Golbez do jetë shumë i vështirë dhe i mundimshëm. Golbez dëshiron të marrë në dorë disa Kristale që përmbajnë një fuqi shumë të madhe. Do të jetë detyrë e Cecil të ndalojë Golbez nga realizimi i planit. Ai pasi do të dezertojë, do të udhëtojë në tre mbretëri të tjera ku do i duhet të ndeshet me shërbyesit besnik të Golbez. Në fushatën e tij kundra të keqes, Cecil nuk do të jetë vetëm. Me të është edhe e dashura e tij. Gjatë udhëtimit të gjatë, persona të tjerë do t’i shtohen grupit të heronjve.

Në Amerikën Veriore Final Fantasy IV u nxorr në shitje nën titullin Final Fantasy II, por kjo do të korigjohej shumë shpejt. Mbase kjo ishte arsyeja që Final Fantasy VI do të nxirrej në shitje nën titullin Final Fantasy III në Sh.B.A. Megjithatë, ndryshe nga kjo e funit Final Fantasy IV nuk do të krijonte shumë ngatarresa, të paktën jo aq sa Final Fantasy VI.

Final Fantasy IV përdori për herë të parë sitemin Betejë në Kohë Aktive (Active Time Battle), një sistem ky që do të përdorej në seritë në vazhdim. Final Fantasy IV do të merrte vlersime të shumta dhe për kohën u konsiderua si loja më e mirë RPG e të gjitha kohrave. Ky vlersim nga Nobuo Uematsu, mbase u dha për shkak të teknologjisë së re të përdorur për herë të parë në lojrat seri Final Fantasy. Shëmbull përdorimi i Mode 7 ishte një gjë që nuk ishte përdorur më parë në seritë Final Fantasy.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]