Final Fantasy V

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Final Fantasy V versioni japonez.

Final Fantasy V (Fantazia e Fundit 5 - ファイナルファンタジーV Fainaru Fantajī Faibu) është një lojë RPG e krijuar dhe zhvilluar nga Squaresoft (tashmë Square Enix). Për herë të parë doli në shitje në 1992 për konsolën SNES dhe kjo lojë do të ishte vazhdimi i serive Final Fantasy. Ndërsa në 1998 ajo do të ripërpunohej dhe do të shitej për konzolën PlayStation 1. Ky version do të nxirrej në shitje në Sh.B.A dhe Evropë si koleksion nën titullin Final Fantasy Anthology. Më vonë akoma në 2006 një përpunim i lojës do të nxirrej në shitje për kosolën Game Boy Advance. Një film anime gjithshtu do të zhvillohej nën këtë emër në 1994, ku për tu theksuar është se pjesë nga ky film do të përdoreshin në versionin e kësaj loje të lëshuar për PlayStation.

Historia e Final Fantasy V, fillon me rënien e një komete. Një kalimtar i rastit përpiqet të kuptojë se cfare po ndodh. Por ndërkoh ai ndeshet me disa personazhë që i tregojnë atij rrezikun e madh që po i kanoset botës. Kjo kanosje vjen si pasojë e rrezikshmërisë së katër kristaleve që kontrrollojnë elementët e botës dhe prosperiteti i planetit mund të jetë në rrezik. Kristalet mbajnë të myllur një magjistricë të fuqishme që edhe dikur më parë kishte rrezikuar botën e tyre. Rreziku i lënë në harresë është shumë afër dhe dicka duhet bërë. Personazhi kryesor dhe ndihmësit e tij duhet të mbajë kristalet në vënd të sigurtë dhe të shmangë ringjalljen e magjistricës. Bartzi përveç kësaj detyre të rrezikshme, duhet gjithashtu të përballet edhe me të shkuarën e tij, që ai praktikisht nuk e mban mend.

Final Fantasy V do të kishte si drejtor Hironobu Sakaguchin. Loja ka pasur një shtrirje të gjërë në botë megjithatë ajo më shumë spikatet për sistemin e punve (pra lojtari mund të ndryshoi dhe të zgjellë punën që dëshiron për personazhët e tij si magjistar, kalorës e të tjerë), sitem ky i përdorur edhe në lojrat në vazhdim.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]