Final Fantasy X-2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kapaku i lojës për PS2. Nga lart poshtë Riku, Yuna dhe Paine

Final Fantasy X-2 (Fantazia e Fundit 10-2 -ファイナルファンタジーX-2 Fainaru Fantajī Ten-Tsū) është vazhdimi i lojës më të shitur të serive Final Fantasy, Final Fantasy X. Final Fantasy X-2, është një lojë RPG (role-playing game ose në shqip lojë me role) e zhvilluar dhe e publikuar në 2003 nga Square Enix për konsolën Sony PlayStation 2.

Konfliktet e reja, përfshijnë edhe një herë personazhin Yuna në aventurën e botës imagjinare të Spirës. Lufta është shumë pranë dhe Spira mbase edhe kësaj rradhe mund të jetë në rrezik.

Final fantasy X-2 është vazhdimi i parë i një serie Final Fantasy. Zakonisht Squaresoft (që më vonë u bë Square Enix) nuk kishte nxjerrur ndonjë vazhdim të lojrave të më parshme dhe përgjithësisht historia e serive të Final Fantasy, nuk kishin fare lidhje me njëra tjetrën. Përveç kësaj, Final Fantasy X-2, do të ishte loja e parë e serive që do të përmbante vetëm tre lojtarë, ndërkohë që në lojrat e tjera ka të paktën gjashtë lojtarë të ndryshëm. Nuk pati shumë rëndësi që të gjithë personazhet ishin femëror pasi kjo nga shumë lojtarë u pa si avantazh, por ajo që çuditi adhuruesit, ishte mundësia për të shkuar dhe për të hyrë lirisht në çdo vënd që harta përfshinte. Në seritë paraprake, lojtarit i duhet shumë kohë përpara se të mund të eksplorojë hartën lirisht. Në se kjo nuk do të mjaftonte, kjo lojë shfaqi për herë të parë mundësinë për të përfunduar lojën në mënyra të ndryshme (pra fundi përcaktohet nga veprimet dhe vendimet e lojtarit në lojë).

Mbi lojën[redakto | redakto tekstin burimor]

Publikuesit

  • Japoni - Square Co., Ltd.
  • SH.B.A - Square EA (Punim i Square dhe Electronic Arts)
  • Internacionale - INT Square Co., Ltd.
  • Evropë - PAL SCE Evrope

Stafi krijues

  • Yoshinori Kitase (Krijuesi)
  • Motomu Toriyama (Drejtor)
  • Tetsuya Nomura (Piktor)
  • Nobuo Uematsu (Kompozitor)
  • Noriko Matsueda (Kompozitor)
  • Takahito Eguchi (Kompozitor)

Data e lëshimit

  • Japoni - Më 13 Mars, 2003
  • SH.B.A - Më 18 Nëntor, 2003
  • Lëshimi internacional - Më 19 shkurt, 2004
  • Euro-Azi - Më 20 Maj, 2004

Konzola

  • Vetëm për PlayStation 2

Lojtarë

  • Vetëm një lojtarë mund të marrë pjesë në një lojë.

Lloji

  • RPG (Lojë me role)

Formati CD

  • Brënda paketës origjinale egziston vetëm një DVD.

Përmbledhje[redakto | redakto tekstin burimor]

Poster i lëshuar nga Square Enix. Në qendër personazhi Yuna.

Si vazhdimi i parë i një loje të titulluar Final Fantasy, Final Fantasy X-2 tregon historinë e Yunës dhe dy shoqeve të saja Riku dhe Paine. Historia zhvillohet dy vjet më vonë nga Final Fantasy X, kur Yuna shpëtoi botën imagjinare të Spirës nga Sin. Vetëm se kësaj rradhe, Yuna nuk përdor më aeonet. Në vend të tyre, Yuna ka mësuar artin e joshjes. Kjo paralizon një kundërshtar për një kohë të mjaftueshme. I paralizuar, kundërshtari mund të goditet me lehtësi nga lojtarët e tjerë që mbështesin Yunën.

Ndryshe nga Final Fantasy X, që kishte një sistem Sphere Grid, në Final Fantasy X-2 prezantohet një sistem tjetër. Ky sistem ka në bazë të tij, ndryshimin e punës së karaktereve. Ndryshimi i punës mund të bëhet edhe gjatë betejës sipas nevojës së lojtarit. Lojtari duhet të zgjedhë punën më të mirë për të përfunduar betejën në mënyrë optimale. Duke ndryshuar punën, personazhi në lojë ndryshon aftësitë e tij dhe rezistencën jetsore. Gjatë ndryshimit të një pune personazhet pësojnë ndryshime në veshje, që është shprehur bukur nga Square Enix me anë të efekteve vizive.

Gjithashtu edhe sistemi i betejës është ndryshuar. Final Fantasy X për shëmbull, përdor një sistem beteje me turne, ndërkoh që Final Fantasy X-2 përdor një sistem "active time battle” (betejë me kohë aktive), një sitem ky që është parë edhe në lojrat e më parshme të Square. Final Fantasy X-2 nuk ka një linjë historie solide që do të thotë se lojtarët janë të lirë të zgjedhin se cilin mision do të përfundojnë të parin. Këtë gjë e shikojmë jo rradhë herë në lojrat e prodhuara nga Square Enix. Për shëmbull Final Fantasy IX ndjek një linjë të njëjtë historie.

Edhe pse në sipërfaqe loja ngjan afërsisht e njëjtë për ata lojtarë që kanë luajtur Final Fantasy X, Final Fantasy X-2 përmban shumë ndryshime në thelbin e lojës.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

Personazhi Përshkrimi
Ffx-2-yuna.jpg Yuna (Juna) Tashmë Yuna është 19 vjeç dhe pas mposhtjes së Sin, Yuna kthehet në shtëpinë e saj në Besaid. Ditët kalojnë të qeta megjithatë, Yuna në brendësi ndjen një zbrastirë që e mundon. Diçka mungon. Ajo për momentin nuk përfshihet në luftën e ftohtë politike të askujt edhe pse ajo do të ishte një figurë shumë e rëndësishme për çfarë do grupi politik si një personazh me influencë.

Gjithçka fillon me një “Sferë Filmi” (sfera që mund të tregojnë imazhe), që Rikku i jep asaj. Nga ajo që shikon në atë sferë, Yuna bindet edhe një herë që të niset në udhëtim drejt aventurës. Yuna duke u bërë një “Gjuetare Sferash”, del në pah ndryshe nga ajo Yuna e Final Fantasy X. Me të vërtetë ajo është pak më e egër tashmë edhe pse zakonet e vjetra nuk harrohen kurrë; Yuna do të ndihmojë gjithmonë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Riku.jpgRikku (Riku) Koha kalon dhe Riku është 17 tashmë. Ajo ishte një ndihmëse shumë e mirë për Yunën dhe dha kontributin e saj për mposhtjen e Sin. Riku gjatë kësaj kohe shëtit Spirën së bashku me antarët e tjerë të grupit Al Bhed me qëllim që t’i mësojnë atyre gjithshka rreth makinerive (në lojë makinerive u thonë mashina). Pas mposhtjes së Sin, shumë të rinj të grupit Al Bhed, do të bëheshin “Gjuetarë Sferash”. Me anë të një Makine Fluturuese, Riku dhe vëllai i saj shëtitën Spirën vetëm për të formuar Gullwings, një grup të rinjsh në kërkim të sferave. Pasi Riku ftoi Yunën të bashkohej me Gullwing-ët dhe pas pranimit të ftesës nga ana e Yunës, ata do të udhëtojnë bashkë gjatë të gjithë lojës së Final Fantasy X-2. Si gjithmonë Riku është ajo e para. Ajo i jep larmitet dhe zemër skuadrës së saj.
Personazhi Paine i FF X-2.jpgPaine Paine është një personazh i ri që paraqitet në FF X-2. Ajo është 18 vjeç. E pajisur me një shpatë të gjatë (që mund të përdoret me lehtësi edhe me një dorë), ajo është shumë indiferente. Ky indiferentizëm dhe ftohtësi, duket se ka lidhje me të shkuarën e saj edhe pse askush nuk e di saktë se çfarë i ka ndodhur asaj. Disa në Gullwings (Paine është pjestare e këtij grupi), përpiqen që të zbërthejnë të shkuarën e saj, ndërsa disa të tjerë nuk shqetësohen shumë.

Zhvillimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbas suksesit të madh që Final Fantasy X korri, Square Enix vendosi të nxirrte në treg serinë e dytë të kësaj loje. Zhvillimet e lojës filluan herët në 2002 për të mbaruar në 2003. Producentët Yoshinori Kitase (krijuesi) dhe Motomu Toriyama (drejtor) shprehen se ata u përpoqën të bënin një lojë më shumë impresionuese që të lente mbresa në rradhët e adhuruesve. E kush mund ta bejë më mirë këtë se atmosfera e lojës. Mendohet se vetë adhuruesit ishin një shtysë për lëshimin e serisë së dytë. Ata e përkrahën shumë videon Eternal Calm e shtuar në versionin internacional.

Prodhuesit kanë bërë me të vërtetë një punë të mirë në se i referohemi atmosferës. Hapje e Final Fantasy X-2, ishte një nga hapjet më të pëlqyera të RPG-ve për kohën. Që në hapje del në pah kultura moderne e Japonisë. Personazhi Yuna këndon për publikun një këngë të tipit J-Pop (e kënduar në të vërtetë nga Jade dhe ka edhe një version të Koda Kumit). Edhe pse në Amerikë, stili i personazhve femra u pa më shumë si një stil të filmave Charlie’s Angels.

Shumë personazhe, vënde dhe modele të përdorura në lojën më parë, janë ripërdorur. Siç sygjerohet nga hartuesi i personazhit Yuna, Tetsuja Nomura, kjo e ndihmoi lojën të zhvillohej shumë shpejt dhe përfundimi i saj për një viti e gjysëm, e justifikoi punën, pasi seritë e Final Fantasy, normalisht kërkojnë më shumë punë dhe kohë.

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Yuna duke kënduar këngën "Real Emotion" në siglën e hapjes.

Tema: Real Emotion – Emocion i Vërtetë. Sigla e hapjes është kënduar nga këngëtarja J-pop Koda Kumi. Kjo pamje përfshin Yunën duke kënduar në një koncert për banuesit e Spirës. Përveç versionit dixhital, Koda Kumi gjithashtu ka bërë një klip me këtë këngë. Klipi është pëlqyer dhe vlersuar nga shumë adhurues dhe në Japoni kënga e Koda Kumit ka qenë në majat e Hit-Parade japonez. Ndërkoh që për versionin Evropian dhe Amerikan të lojës, kënga është kënduar nga Jade. Lirika e Koda Kumit dhe Jade ndryshon shumë.

Tema: 1000 Fjalë (1000の言葉 Sen no Kotoba). Kjo është një këngë më e qetë se tema “Real Emotion”. Këngtarët janë të njëjtë për versionet përkatëse.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]