Firefox OS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Firefox OS
Mozilla Firefox logo 2013.png
FirefoxOS Screenshot Development Build.jpg
Screenshot nga versioni në ndërtim i Firefox OS
Kompania / zhvilluesi Mozilla Corporation
Programuar në HTML5, CSS, JavaScript,[1] C++
Burimi Open-source[2]
Publikimi fillestar Prill 23, 2013 (2013-04-23)
Publikimi fundit 1.0.1
Publikimi fundit 1.1.0 / E përditësuar përditë
Platformat e mbështetura ARM
Lloji kernel Monolitik (Linux)
Ndërfaqja përdoruesit [[graphical user interface|Grafike]]
Licensa MPL[2]
Faqja zyrtare www.mozilla.org/firefox/os

Firefox OS (emri i projektit: Boot për Gecko, i njohur gjithashtu dhe si B2G) është një sistem operativ i bazuar në Linux me burim te hapur (open source) për celularët inteligjentë dhe kompjuterët tabletë. Firefox OS është duke u zhvilluar nga Mozilla, organizatë jo-fitimprurëse e njohur më tepër për shfletuesin Firefox.

Firefox OS është projektuar për të siguruar një një sistem alternativ të plotë me bazë komunitare për pajisje të lëvizshme, duke përdorur standarde të hapura dhe qasje si HTML5, JavaScript,një model te fuqishëm privilegji, API të hapura uebi për të komunikuar drejtpërdrejt me harduerin e celularit si dhe një market aplikacionesh. Si i tillë, ai konkuron me sisteme operative të cilat nuk jane me kod me burim të hapur si Apple iOS dhe Windows Phone (nga Microsoft), si dhe sistemet e tjera me burim të hapur si Android dhe Ubuntu Touch.

Firefox OS Arkitektura diagram

Firefox OS është demonstruar publikisht në muajin shkurt 2012, në celularët inteligjentë kompatibël me Android dhe përsëri në vitin 2013 në Raspberry Pi. Në janar të vitit 2013, në CES 2013 (Consumer Electronics Show), ZTE konfirmoi se ata do të hedhin në treg një celular inteligjentë me sistemin operativ Firefox OS dhe më 2 korrik 2013, Telefonica lançoi telefonin e parë komercial të bazuar në Firefox OS, në Spanjë, të quajtur ZTE Open i cili u pasua nga Peak+ nga Geeksphone

Historia e përditësimeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Version [3] Data e shfaqjes Emri i koduar Versioni Gecko Rregullime sigurie
1.0 21 shkurt, 2013 TEF Gecko 18 Gecko 18
1.0.1 2 korrik, 2013 Shira Gecko 18 Gecko 20
1.1.0 E pavendosur Leo Gecko 18 Gecko 21
1.2.0 E pavendosur Koi Ndërtime të përnatshme E pavendosur
Mozilla's Firefox OS, version Boot2Geck-prerelease on Nexus 4 (LG E960) (Code name: mako)

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]