Fisioni bërthamor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fisioni bërthamor është procesi i ndarjes së bërthamës së rëndë të atomit në dy bërthama të lehta, gjatë bombardimit me neutrone.

Ky është një proces fizik gjatë të cilit kapet neutroni nga uranit _{92}U^{235}, proces gjatë të cilit lirohet një sasi e madhe e energjisë bërthamore (210 MeV}. Deri më tani janë të njohura deri 40 mënyra të ndarjes së bërthamës atomike të uranit _{92}U^{235} me të cilat mund të krijohen deri në 300 produkte të ndryshme radioaktive të fisionit. Gjatë procesit të ndarjes së bërthamës së rëndë në dy bërthama (rrallë herë në tri) të reja – të lehta, emetohen dy deri në tri neutrone dhe fotone- \gamma

Procesi i ndarjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë kapjesë së neutronit të _{92}U^{235}, ky atom shpërbëhet në substanca tjera më të lehta, që zakonisht në reaktore janë kadmiumi dhe bori dhe energjia e liruar: _{92}U^{235} (n,f)_{36}Kr^{94} + _{56}Ba^{140} + (2 deri 3) _{0}n^{1} + E (MeV). Energjia e liruar me fisionin e një atomi të bërthamës U-235 gjendet në disa forma, si energji kinetike e fragmeteve të lehta (~99 MeV) dhe të rënda (~ 68 MeV), një pjesë e energjis është energji kinetike e neutroneve (~ 5 MeV), si dhe lidhjeve të tyre dhe një pjesë prej ~ 8 MeV është energji e kuanteve -  \gamma. Po ashtu kjo energji ka në vete edhe energjin radioaktive që ëstë diku 24 MeV dhe përbëhet nga: energjia e grimcave - \beta ~ 7 MeV; energjia e antineutroneve ~ 10 MeV dhe energjia e rrezatimit - \gamma ~ 7 MeV[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ * Reaksionet dhe Energjia Bërthamore - Gjimnazi Sami Frashëri - dokument në internet, prill 2007