Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (2011)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (2011) me Autorë Ali Dhrimo - Rami Memushaj. Nr. faqesh: 925. ISBN 978-99956-830-4-7

Ky fjalor :

- Përmban rreth 75000 fjalë

- Pasqyron arritjet më të fundit të gjuhësisë shqiptare në fonetikë, gramatikë dhe leksikologji.

- Pasqyron shkallën e sotme të standardizimit të shqipes.

- Sjell një varg risish si në përmbajtje dhe në paraqitjen grafike.

- Jep për herë të parë ndarjen në rrokje të fjalëve.

- Përmban, përveç njësive leksikore, edhe qindra emërtime gjeografike e shprehje të huaja.

- Ka propozime të shumta për zgjidhje të reja sistemore.

- Ka të dhëna të plota gramatikore për format e fjalëve, sidomos për fjalët me forma të parregullta.

- Ka një tërësi fjalësh të leksikut intelektual e popullor të të gjitha trevave.