Floema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qelizat e këtij indi janë të gjalla me mur celulozo-pektik, me forme të zgjatuar, të mbivendosura me njëra-tjetrën : komunikimi midis tyre mundësohet nga disa vrima që përshkohen nga kordone plazmatike që vene në kontakt citoplazmat e dy qelizave që ndodhen afër. Vrimat janë të përqendruara në zona të caktuara të mureve që quhen pllakat e shoshës. Këto janë të shoqëruara nga qeliza të veçanta parenkimatike me forme të zgjatuar ; mes të cilave dallohen qelizat albuminoze, të pasura me material proteinor.

Tek Angiospermët indi i shoshës është shumë më i evoluar dhe përbehet nga gypat e shoshës, qeliza te aneksuara, qeliza parenkimatike she fibra. Gypat e shoshës dhe qelizat e aneksuara e kanë origjinën nga e njëjta qelize nëne e gypit të shoshës, e cila kur ndahet prodhon një gyp të shoshës dhe një qelize, e cila pas ndarjes i jep origjinë dy qelizave të aneksuara.