Flota tregtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flota* tregtare botërore sipas transportuesve (1 korrik 1976)
Lloji i tran. numri 100BTR
Rezervoar nafte 7020 168 161
Rezervoar tjerë 923 4 767
Trans. nafte dhe xehe 419 25 023
Trans. xehesh dhe mineralesh 3 513 66 714
Trans. të mirave në copë 21 706 73 608
Trans. kantinash të plota 443 6 685
Anije bartëse 28 796
Trans. mjeteve për peshkim 19 6581 11 849
Anije tjera 12 184 14 397
Gjithsej 65 887 372 000
* Anije me 100BRT

Flota tregtare e një shteti përbëhet nga të gjitha anijet e një shteti, të cilat bëjnë transportin e personave dhe mallrave nëpër dete. Ato mund të jenë pronë private ose shtetërore që kryejnë këtë shërbim. Bruto tonelata e regjistruar (BTR) e një flote nuk i përgjigjet gjithnjë rëndësisë ekonomike të shtetit.

Vlera e flotës caktohet nëpërmjet klasave të anijeve, llojit, moshës dhe shpejtësisë së anijeve. Mund të dallohen anijet transportuese të personave, të mallrave copë (paketuara), të mallrave masiv (refuzë), të mallrave në kantina (kontinera) dhe të rezervuarëve. Këto anije përdoren për vija (udhë) të mesme ose të gjata bregdetare.

Rentabiliteti i flotave tregtare është ngushtë i varur me këmbimet e mallrave në botë. Por, ka edhe faktorë tjerë të cilët shkaktojnë rentabilitetin e flotave tregtare në veçanti. Për këtë përdoren metoda kundër liberalizuese si dhënia e përparësisë për zbarkim, ndihmat shtetërore nëpërmjet tatimeve etj.

Xhiroja e flotave detare të botës në vitin 1892 kapte shumën 14,6 milion bruto tonelata të regjistruara. Kjo gjiro është rritur vit pas viti, më 1900 : 22,4 ; 1914 : 49,1 ; 1920 : 53,9 ; 1930 : 68 ; 1952 : 87,2 milion bruto tonelata të regjistruara. Po ashtu edhe numri i anijeve të angazhuara në këtë drejtim është rritur dhe më 1 prill 1977 ishin të angazhuara 31 650 anije me 350,973 milion bru. ton. të regjistruara (nga këto 169,7 milion BTR rezervuare dhe 181,2 milion BTR për zbarkime të thata). Ngritja e xhiros nga 1 prilli i vitit 1976 deri më 1 prill 1977 ishte 20,955 milion BTR. Që nga 1 janari 1960 deri më 1983 flota tregtare botërore është rritur për 229,9 milion BTR. Më 1 janar 1976, Flota Ro-Ro (Roll on - Roll off) përbëhej nga 444 anije me 1,9 milion BTR, Flota kantina (Container) nga 378 anije me 377 748 TEU (Twenty Foot equivalent Unit), flota LNG/LPG (Liquefied Natural Gas/ Liquefied Petroleum gas) nga 453 anije me 4,9 milion m3 vëllim.

Flota* tregtare më të mëdha
Vendi 1977 1955
Liberia 71 978 -
Japonia 37 914 3 740
Britania e M. 30 017 19 357
Norvegjia 27 508 7 249
Greqia 26 680 1 245
Panama 16 794 3 923
BRSS 15 245 -
ShBA 13 431 26 423
Franca 10 789 3 922
Italia 10 167 3 911
RFGj 8 759 2 653

Në vitet '80-ta, rreth 28 % e flotës tregtare është regjistruar në Liberi, Panama, Singapor dhe Qipro. Kjo duket të jetë pasojë që në këto vende, në atë kohë tatimet ishin të ulëta dhe rregulloret për ekipet e anijeve nuk ishin aq të rrepta. Pasi që certifikata e flamurit mund të lëshohej nga çdo konsull i këtyre vendeve, në vitin 1976 humbën 211 anije me 1 326 679 BTR dhe u peshuan 929 anije me 10 095 933 BTR. Në vitin 1976 flota e rezervuave u rritë për 13,9 milion BTR, nga mesi i prillit 1977 në ndërtim gjendeshin 560 anije me kapacitet 18 097 milion BTR. Qarkullimi detar botërorë më 1776 kapte shumën prej 3,3 miliard tonelata.