Follorina
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Follorina (greqisht: Φλώρινα Florina; bullgarisht/sllavo-maqedonisht: Лерин Lerin) është një qytet i Greqisë dhe qendra administrative e Rrethit të Follorinës. Popullata e qytetit, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2001, ishte 17,622 banorë. Emri i qytetit rrjedh nga fjala greko-maqedone φλωρός floros (χλωρός hloros në greken standarde) që përkthehet si "gjelbër" ose "freskët". Gjysma e popullsisë së Follorinës ishte me prejardhje shqiptare në shek. e 19-të. Sot shqiptarët janë pakicë dhe shumica nuk e tregojnë hapur kombësinë e tyre në publik.