Fondacioni Gjerman për Kërkime Shkencore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo
Qëndra e DFG në Boni

Fondacioni Gjerman për Kërkime Shkencore (DFG) (gjermanisht: Deutsche Forschungsgemeinschaft, anglisht: German Research Foundation) është më i madhi ndër institucione të tilla në Evropë. Ai ofron programe të shumta për të mbështetur shkencëtarë nga e gjithë bota. Falë mbështetjes së qeverisë gjermane, të landeve dhe Bashkimit të Fondacioneve Gjermane të Shkencës ky fondacion vë në dispozicion të kërkimeve shkencore rreth dy miliardë euro në vit. Kush do të merret me shkencë në Gjermani patjetër duhet të kontaktojë DFG: Ky fondacion është burimi më i rëndësishëm për financimin e hulumtimeve shkencore. Çdo vit fondacioni lëvron rreth dy miliardë euro.

Kriteret e aplikimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të kërkuar sponsorizim prej këtij fondacioni duhet të kesh titullin doktor i shkencave dhe të punosh pranë një instituti kërkimor gjerman. Kombësia e studiuesve nuk ka rëndësi. Fondacioni Gjerman për Kërkime Shkencore (DFG) mbështet prej disa vitesh edhe disa universitete, që konsiderohen si qendra ekselence. Deri tani këtë titull e marrë nëntë universitete gjermane. Po ashtu Fondacioni Gjerman për Kërkime Shkencore (DFG) mbështet edhe 40 grupe studimore pasuniversitare si dhe 37 rrjete studimore.

Projektet shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fondacioni Gjerman për Kërkime Shkencore (DFG) mbështet disa mijëra projekte shkencore në vit. Përzgjedhja e tyre bëhet përmes konkursit. Po ashtu Fondacioni Gjerman për Kërkime Shkencore (DFG) mbështet edhe grupe studiuesish nëpër universitete që punojnë nëpër projekte ndërdisiplinare. Momentalisht DFG mbështet 250 të tilla.

Refernca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]