Fonokardiografi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fonokardiografi instrument elektrikë që përdoret kryesisht në mjekësi.

Fonokardiografi përbëhet prej mikrofonit, amplifikatorit (fenomenet akustike i kthen në impulse elektrike), filtrit të frekuencave dhe sistemit të regjistrimit. Regjistrohet në kushte të qetësisë absolute, pas një ekspiriumi dhe pasi që mikrofoni të vendoset në pika të caktuara (S1 – S5) në prekordium. Shpejtësia e lëvizjes së letrës është 50 mm/sec, ndërsa voltazha rregullohet ashtu që 1mv=1cm. Njëkohësisht duhet të regjistrohet edhe EKG, për orientim se në cilën fazë të revolucionit të zemrës po regjistrohet toni ose zhurma e caktuar.[1]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë