Format e shtjelluara të foljes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njhin gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore) Këto gjashtë mënyra kanë vetat, kohët kryesore dhe nënkohët e tyre, numrin njejës dhe shumës, diatezën veprore dhe joveprore. Mënyra dëftore ka tri kohë themelore: e tashme, e shkuar dhe e ardhme, nga të cilat e shkuara ka pesë nënndarje: të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën dhe të kryerën e tejshkuar, kurse e ardhmja ka këto nënndarje: të ardhmen, të ardhmen e përparme.

Përmbajtja

Format gramatikore të mënyrës dëftore[redakto | redakto tekstin burimor]

koha e tashme Siç shihet nga kjo pasqyrë foljet e tipit pi në numrin njëjës nuk marrin mbaresa vetore. Foljet e zgjedhimit të dytë e të zgjedhimit të tretë në kohën e tashme të mënyrës dëftore, në numrin njejës nuk marrin mbaresa vetore, kurse në numrin shumës marrin mbaresat -im, -in,-in. Foljet e tipit heq, dredh, siell, mbiell etj. (klasa e dytë e zgjedhimit të dytë), në vetën e dytë shumës e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie-i. Kurse folje e klasës së dytë, të zgjedhimit të tretë, në vetën e dytë e në vetën e tretë njëjës e ndryshojnë zanoren -a të temës në -e e në vetën e dytë shumës e ndryshojnë atë në -i.

Shembull:
hap heq sjell vras
hap heq sjell vret
hap heq sjell vret
hap-im heq-im sjell-im vras-im
hap-ni hiq-ni sill-ni vris-ni
hap-in heq-in sjell-in vras-in

Format e diatezave pësore e vetvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Foljet në kohën e tashme të mënyrës dëftore kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, marrin mbaresat -em, -esh-et, -emi, -en. Foljet me temë në zanore (si p.sh. foljet e zgjedhimit të parë) para këtyre mbaresave marrin për lehtësi shqiptimin edhe bashkëtingëlloren -h.

Shembull:
la-h-em la-h-esh la-h-et la-h-emi la-h-eni la-h-en
hap-em hap-esh hap-et hap-emi hap-eni hap-en
mat-em mat-esh mat-et mat-emi

Format gramatikore të mënyrës dëftore Koha e tashme Foljet në kohën e tashme të mënyrës dëftore zakonisht përdoren për të treguar veprime ose gjendje që përsëriten herë pas here p.sh. Mësimet fillojnë në orën tetë të mëngjesit. Kush punon çmohet etj. Por kur duam të vëmë në dukje se veprimi po vazhdon të kryhet në çastin kur flasim, atëherë i vëmë foljes përpara pjesëzën po, e cila shpreh nuancën e vazhdimit të veprimit p.sh. - Ku po shkon? - Po shkoj në shkollë. - Ç’po bën? - Po shkruaj një letër. Koha e tashme e mënyrës dëftore mund të përdoret edhe për të treguar veprime të së shkuarës, të cilat duam t’i paraqesim sa më të gjalla, sikur po ndodhin para syve tanë. Format e diatezës veprore Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme të mënyrës dëftore marrin këto mbaresa vetore -j, -n, -n (për numrin njëjës) dhe -jmë, -ni, -jnë (për numrin shumës) Shembull: la-j shkrua-j pi la-n shkrua-n pi la-n shkrua-n pi la-jmë shkrua-jmë pi-më la-ni shkrua-ni pi-ni la-jnë shkrua-jnë pi-në Siç shihet nga kjo pasqyrë foljet e tipit pi në numrin njëjës nuk marrin mbaresa vetore. Foljet e zgjedhimit të dytë e të zgjedhimit të tretë në kohën e tashme të mënyrës dëftore, në numrin njëjës nuk marrin mbaresa vetore, kurse në numrin shumës marrin mbaresat -im, -in,-in. Foljet e tipit heq, dredh, sjell, mbjell etj. (klasa e dytë e zgjedhimit të dytë), në vetën e dytë shumës e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie në -i. Kurse folje e klasës së dytë, të zgjedhimit të tretë, në vetën e dytë e në vetën e tretë njëjës e ndryshojnë zanoren -a të temës në -e e në vetën e dytë shumës e ndryshojnë atë në -i. Shembull: hap heq sjell vras hap heq sjell vret hap heq sjell vret hap-im heq-im sjell-im vras-im hap-ni hiq-ni sill-ni vris-ni hap-in heq-in sjell-in vras-in Format e diatezave pësore e vetvetore Foljet në kohën e tashme të mënyrës dëftore kur përdoren në format e diatezave pësore e vetvetore, marrin mbaresat -em, -esh-et, -emi, -en. Foljet me temë në zanore (si p.sh. foljet e zgjedhimit të parë) para këtyre mbaresave marrin për lehtësi shqiptimin edhe bashkëtingëlloren -h. Shembull: la-h-em la-h-esh la-h-et la-h-emi la-h-eni la-h-en hap-em hap-esh hap-et hap-emi hap-eni hap-en mat-em mat-esh mat-et mat-emi mat-eni mat-en Foljet, tema e të cilave mbaron me togjet e zanoreve -ua, -ye, -ie, në formën e diatezave pësore vetvetore e bjerrin zanoren e dytë të këtyre togjeve zanoresh (p.sh. shkrua-j - shkru-h-em - shkru-h-esh etj.; thye-j - thy-h-em etj.; ndi-ej - ndi-hem etj.). Të gjitha ato folje, që në vetën e dytë shumës të formës veprore e ndryshojnë zanoren a togun e zanoreve të temës në -i e pësojnë këtë ndryshim fonetik edhe kur përdoren në formën e diatezave pësore-vetvetore (në të gjitha vetat) Shembull: heq hiq-em hiq-esh hiq-et hiq-emi etj. (krahaso hiqni) sjell sill-em sill-esh sill-et sill-emi etj. (krahaso sillni) vras vrit-em vrit-esh vrit-et vrit-emi etj. (krahaso vriteni) zë zi-h-em zi-h-esh zi-h-et zi-h-emi etj. (krahaso zini) fle më fli-h-et etj. (krahaso flini) Koha e shkuar Sipas formave gramatikore në gjuhën shqipe dallohen këto pesë ndarje kryesore të kohës së shkuar të mënyrës dëftore: 1) e pakryera, 2) e kryera e thjeshtë, 3) e kryera, 4) e kryera e plotë, 5) e kryera e tejshkuar. E pakryera E pakryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, që vazhdonin ende në një çast të caktuar të së kaluarës. Folja në këtë kohë nuk tregon as kur ka filluar, as kur ka përfunduar veprimi ose gjendja e shprehur prej saj. Edhe në kohën e pakryer foljet që tregojnë veprime, mund të shoqërohen me pjesëzën po. P.sh. kur vajta unë, ai po shkruante Format e diatezës veprore Foljet e të gjitha zgjedhimeve, kur përdoren në formën veprore, në kohën e pakryer, të mënyrës dëftore marrin këto mbaresa vetore: -ja, -je, -te ose nte (për numrin njëjës) dhe -nim, -nit, -nin (për numrin shumës) Edhe në kohën e pakryer, pësojnë ndryshimin fonetik foljet në vetën e dytë shumës të mënyrës dëftore, ndryshojnë zanoren ose togun e zanoreve të temës në -i (për të gjitha vetat). Shembull: la-ja mat-ja la-je mat-je la-nte mas-te la-nin mat-nim la-nit mat-nit la-nin mat-nin Format e diatezës pësore vetvetore Kur përdoren në format e diatezave pësore e vetvetore, foljet në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat -esha, -eshe, -esh ose -ej (për numrin njëjës) dhe -eshim, -eshit, -eshin (për numrin shumës) Foljet me temë në zanore para këtyre mbaresave për lehtësi shqiptimi marrin edhe bashkëtingëlloren -h. Shembull: la-h-esha la-h-eshe la-h-esh apo la-h-ej la-h-eshim, la-h-eshit la-h-eshim E kryera e thjeshtë E kryera e thjeshtë e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, qe kanë marrë fund në një të kaluar të afërt ose të largët dhe që nuk kanë lidhje me çastin kur flasim p.sh. Doli shkurti, hyri marsi. Por e kryera e thjeshtë përdoret edhe për të treguar veprime, qe sipas folësit do të kryhen me siguri në një të ardhme të afërt p.sh. Prit, se erdha. Format e diatezës veprore Mbaresat vetore, që marrin foljet në të kryerën e thjeshtë, kur përdoren në formën veprore, janë: -a, -e, -i ose -u (për numrin njëjës) dhe -më, a -ëm, -të a -ët, -në a -ën (për numrin shumës). Foljet me temë në zanore në vetën e parë e në vetën e dytë njëjës para mbaresës vetore për lehtësi shqiptimi marrin bashkëtingëlloren -v. Në vetën e tretë njëjës foljet, tema e të cilave mbaron më bashkëtingëllore grykore -k, -y, -h ose me zanoret e theksuara -a, -e, -i marrin mbaresën vetore -u, kurse gjithë foljet e tjera marrin mbaresën vetore -i. Në numrin shumës foljet me temë në zanore marrin mbaresat vetore -më, -të, -në (ose -m, -t, -n), kurse, foljet me temë në bashkëtingëllore marrin variantet -ëm, ët, ën. Shembull: la-v-a hap-a prek-a la-v-e hap-e prek-e la-u hap-i prek-u la-më hap-ëm prek-ëm la-të hap-ët prek-ët la-në hap-ën prek-ën Format e diatezës pësore e vetvetore Foljet në të kryerën e thjeshtë, kur përdoren në format e diatezave pësore e vetvetore, marrin pjesëzën -u, e cila u paravihet formave veprore të ndryshme. Por, në vetën e tretë njëjës foljet përdoren pa mbaresën vetore -i ose -u; foljet me temë në -o ose -ua në vetën e tretë njëjës dalin me -ua, ndërsa foljet me temë ne -e e zbërthejnë këtë në -ye. Shembull: u lava u mësova u shpërbleva u lave u mësove u shpërbleve u la u mësua u shpërblye u lamë u mësuam u shpërblyem u latë u mësuat u shpërblyet u lanë u mësuan u shpërblyen E kryera E kryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje që kanë marrë fund, por që në një mënyrë a në një tjetër lidhen me çastin kur flasim. P.sh.: Ata kanë punuar me mend. Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të kohës së kryer paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: kam larë, ke larë, ka larë, kemi larë, keni larë, kanë larë. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të kohës së kryer sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: jam larë, je larë, është larë, jemi larë, jeni larë, janë larë. E më se e kryera. Përdoret zakonisht për të treguar një veprim ose një gjendje, që ka përfunduar para një çasti të caktuar të kohës së shkuar. P.sh.: Kur erdhi Agimi, ne kishim mbaruar punën. Forma e diatezës veprore Kjo formë sajohet duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në të pakryerën e mënyrës dëftore. P.sh.: kisha larë, kishe larë, kishte larë, kishim larë, kishit larë, kishin larë. Forma e diatezave pësore e vetvetore Për diatezën pësore-vetvetore, në vend të foljes kisha, përdoret folja ndihmëse isha. P.sh.: isha larë, ishe larë, ishte larë, ishim larë, ishit larë, ishin larë. E kryera e tejshkuar E kryera e tejshkuar e mënyrës dëftore përdoret më tepër nëpër fjali të varura kushtore të ndërtuara me lidhëzën nënrenditëse po. P.sh.: Po e pati kryer detyrën mirë, do të shpërblehet. Në këtë kuptim, siç shihet, ajo është sinonim me më se të kryerën. Nga këto dy forma gramatikore, sinonime në gjuhën e sotme letrare, përdoret shumë më dendur më se e kryera, kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë. Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të së kryerës së tejshkuar sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam (pata), në të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore. P.sh.: pata larë, pate larë, pati larë, patëm larë, patët larë, patën larë. Format e diatezave pësore e vetvetore Për diatezën pësore-vetvetore, në vend të foljes kam (pata) përdoret folja ndihmëse qeshë. P.sh.: qeshë larë, qe larë, qe larë, qenë larë, qetë larë, qenë larë. Koha e ardhme E ardhmja e mënyrës dëftore përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje që pritet të vërtetohet në një të ardhme të afërt ose të largët. P.sh.: Të dielën do të dalim në shëtitje. Koha e ardhme Format e diatezës veprore Në gjuhën e sotme letrare përdoren dy tipa të se ardhmes. Tipi i parë, që është mbizotërues, ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore të kohës së tashme të mënyrës lidhore p.sh. do të (laj, lash, lajë, lajmë, lani, lajnë) Tipi i dytë i së ardhmes që përdoret shumë më pak se i pari, ndërtohet duke i paravendosur formës së pashtjelluar të tipit për të larë, format vetore të kohës së tashme të foljes ndihmëse kam p.sh. kam (ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë. Format e diatezave pësore vetvetore Format e diatezave pësore vetvetore të së ardhmes së tashme, sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore pësore-vetvetore të foljes themelore, në kohën e tashme të mënyrës lidhore. P.sh.: do të (lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen) E ardhmja e përparme E ardhmja e përparme përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje, qe pritet të vërtetohet në të ardhmen para një veprimi tjetër. P.sh.: Kur të vijë babai, do t’i kemi mbaruar të gjitha punët. Përdoret edhe për të shprehur veprime të mundshme të së shkuarës. P.sh.: Këtë që thua, do ta kesh lexuar gjëkundi. Format e diatezës veprore të së ardhmes së përparme Sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore veprore të foljes themelore në kohën e kryer të mënyres lidhore. P.sh.: do të (kem, kesh, ketë, kemi, keni, kanë) larë. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të së ardhmes së përparme sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore pësore-vetvetore të foljes themelore në kohën e kryer të mëynyrës lidhore. P.sh.: do të (jem, jeshë, jetë, jemi, jeni, janë) larë. E ardhmja e së shkuarës E ardhmja e përparme e së shkuarës. Si kohë e ardhme ne gjuhën tonë përdoret më rrallë edhe kjo formë (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë. Format gramatikore të mënyrës habitore Folja në mënyrën habitore përdoret për të shprehur një veprim ose gjendje të papritur, që ngjall një farë habie tek folësi. P.sh.: Sa qenke rritur! Mënyra habitore ka dy kohë themelore - kohën e tashme dhe të shkuarën. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, qe janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera. Koha e tashme Kjo kohë e habitores ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat -kam, -ke, -ka (për njëjësin) dhe -kemi, -keni, - kanë (për shumësin). P.sh.: pas (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë) - diateza veprore. Ndërsa në diatezën pësore dhe vetvetore foljet e kësaj mënyre marrin përpara pjesëzën -u. P.sh.: Kjo lule u rritka shpejt! Koha e shkuar E pakryera Edhe kjo kohë e habitores del me forma sintetike të përfituara duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat - kësha, -këshe, -kësh, a -kej (për njëjësin) dhe -keshim, -këshit, -këshin (për shumësin). Këto kanë dalë nga format vetore të së pakryerës së ndihmëses kam. P.sh.: pas (kësha, këshe, kesh, këshim, këshit, këshin) Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të kohës së pakryer të mënyrës habitore sajohen duke u paravënë pjesëzën -u. P.sh.: u lakësha, u hapkësha, u matkësha etj. E kryera Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së tashme habitore të ndihmëses -kam. P.sh.: paskam (paske, paska, paskemi, paskeni, paskan) larë etj. (diateza veprore), ndërsa në diatezën pësore vetvetore bëhet me foljen ndihmëse jam. Më se e kryera Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së pakryerës habitore të ndihmëses . P.sh.: paskësha (paskëshe, paskësh, paskëshim, paskëshit, paskëshin) larë etj. Në diatezën veprore, ndërsa në diatezën pësore vetvetore bënë: (qenkësha, qenkësh, qenkësh) larë etj. Format gramatikore të mënyrës lidhore Folja e përdorur në mënyrë lidhore tregon një veprim ose gjendje, që folësi e quan të mundshme, të dëshirueshme, por të pasigurt. Folja në mënyrën lidhore ka dy kohë kryesore: kohën e tashme dhe kohën e shkuar. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, që janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera. Koha e tashme Të gjitha foljet, me përjashtim të foljeve jam e kam, në kohën e tashme të mënyrës lidhore dalin me tema në përgjithësi të njëjta me ato te kohës së tashme të dëftores. Por ato folje, që në vetën e dytë e të tretë njëjës të se tashmes së dëftores pësojnë ndonjë ndërrim zanoreje ose edhe ndërrimin -s, -t, në të tashmen e lidhores nuk e pësojnë këtë ndërrim. Të krahasohet p.sh. (ti, ai) del (ti) të dal-ësh, (ai) të dal-ë etj., kështu të krahasohet: (unë) flas, vras etj., (ti, ai) flet, zbret etj. Kurse ne vetën e dytë shumës ato folje që pësojnë ndërrime tingujsh në të tashmen e dëftores i pësojnë këto ndërrime edhe në të tashmen e lidhores. P.sh. të krahasohen: (ju) dil-ni, të dil-ni; (ju) hiq-ni, të hiq-ni etj. Foljet jam dhe kam në të gjitha vetat (njëjës e shumës) të kohës së tashme të lidhores dalin me tema me je- përkatësisht ke- të je-m, të ke-m etj. Format e diatezës veprore Siç u cek më lartë, foljet marrin përpara pjesëzën të dhe me përjashtim të vetës së dyte e te tretë njëjës, në përgjithësi dalin me të njejtat forma gramatikore si në kohën e tashme (veprore) të mënyrës dëftore. Në vetën e dytë njëjës të kohës së tashme, të mënyrës lidhore foljet marrin mbaresën -sh (para së cilës nga njëherë për lehtësi shqiptimi shtohet zanorja -ë ose -i), kurse në vetën e tretë marrin mbaresën -ë ose -jë. P.sh.: të (la-j, la-sh, la-jë, la-jmë, la-ni, la-jnë) të (ha-p, hap-sh (ose të hapësh), hap-ë, hap-im, hap-ni, hap-in) etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Dallohen nga format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës dëftore vetëm nëpermjet pjesëzës të, që marrin përpara. P.sh. të krahasohen: të lahem të hapem të lahesh të hapesh etj. Koha e shkuar E pakryera Forma e diatezës veprore Si në kohën e tashme, ashtu edhe në të shkuarën, format e kësaj diateze dallohen vetëm nëpërmjet pjesëzës të, nga ajo e së pakryerës të mënyrës dëftore. :P.sh. të krahasohen: të laja të hapja të laje të hapje të lante etj. të hapte etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Shembull: të lahesha të hapesha të laheshe të hapeshe të lahesh (të lahej) etj. të hapesh (të hapej) etj. E kryera Forma e diatezës veprore Kjo formë sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Shembull: të kem larë të kem hapur të kesh larë të kesh hapur të ketë larë etj. të ketë hapur etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Sajohet duke i paravënë pjesores jam në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Shembull: të jem larë të jem hapur të jesh larë të jesh hapur të jetë larë etj. të jetë hapur etj. Më se e kryera Format e diatezës veprore Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së pakryer lidhore të ndihmëses kam: të kisha (të kishe, të kishte, te kishim, të kishit, të kishin) larë; të kisha (të kishe, të kishte etj) hapur. Format e diatezave pësore e vetvetore Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. të isha larë, të ishe larë, të ishte larë etj. të isha hapur, të ishe hapur, të ishte hapur etj. Format gramatikore të mënyrës kushtore Foljet në mënyrën kushtore përdoret zakonisht nëpër fjali, që tregojnë rrjedhimin e një kushti të shprehur nga një fjali e varur kushtore. Në raste të tilla kallëzuesi i fjalisë së varur kushtore është një folje në kohën e pakryer ose në të kryerën e plotë (më se të kryerën) të mënyrës lidhore. E tashmja Format e diatezës veprore Format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës kushtore janë homonime me ato të së ardhmes, të së shkuarës, të mënyrës dëftore. Edhe këtu format mbizotëruese janë ato që ndërtohen me anë të pjesëzës do, të ndjekur nga e pakryera e lidhores. P.sh. do të laja, do të laje, do të lante etj. do të hapja, do të hapje, do të hapte etj. Por krahas kësaj përdoret edhe forma e dytë, ndërtuar me anë të së pakryerës dëftore të foljes ndihmëse kam, të njekur nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të së pakryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetvetore) të foljes themelore, në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. do të lahesha, do të laheshe, do te lahesh (a do te lahej) etj. do të hapesha, do të hapeshe, do të hapesh (a do të hapej) etj. E kryera Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të së kryeres së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore (veprore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mënyrës lidhore. Shembull: do të kisha larë do të kisha hapur do të kishe larë do të kishe hapur do të kishte larë etj. do të kishte hapur etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të së kryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetvetore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mënyrës lidhore. Shembull: do të isha larë do të isha hapur do të ishe larë do të ishe hapur do të ishte larë do të ishte hapur etj. Format gramatikore të mënyrës dëshirore Folja në mënyrën dëshirore përdoret për të shprehur një dëshirë të folësit në formë urimi ose mallkimi. Mënyra dëshirore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën Koha e tashme Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të kohës së tashme të mënyrës dëshirore sajohen me anë të mbaresave -sha, -sh, -të (për njëjësin) dhe -shim, -shi, -shin (për shumësin). Por foljet e zgjedhimit të parë, para këtyre mbaresave kanë edhe bashkëtingëlloren -f. Shembull: la-fsha la-fshim / hap-sha hap-shim la-fsh la-fshi / hap-sh hap-shi la-ftë la-fshin / hap-të hap-shin Format e diatezës pësore e vetvetore Sajohen duke u paravënë pjesëzën u formave gramatikore veprore. P.sh. u lafsha, u lafsh, u laftë etj. u hapsha, u hapsh, u haptë etj. Koha e kryer Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të mënyrës dëshirore sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam në kohën e tashme të mënyrës dëshirore. Shembull: paça larë paça hapur paç larë paç hapur pastë larë etj. pastë hapur etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëshirore. Shembull: qofsha larë qofsha hapur qofsh larë qofsh hapur qoftë larë etj. qoftë hapur etj. Në fjalitë mohore folja e mënyrës dëshirore merr përpara fjalëzën mos. P.sh. Mos pësofsh asnjë të keqe në jetë! Format gramatikore të mënyrës urdhërore Folja në mënyrën urdhërore përdoret kryesisht për të dhënë urdhra, ftesa, grishje që duhen zbatuar prej prej atyre të cilëve u drejtohen p.sh Ti Agim qëndro këtu, kurse Tefta të shkojë në shkollë. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës: mëso, mësoni. Kjo mënyrë ka vetëm një formë të vetës së dytë njëjës e shumës. Format e diatezës veprore Në vetën e dytë njëjës foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të parë në pjesën më të madhe dalin me temë në zanore. P.sh. puno, shko, mëso, rrëfe, pri etj. Foljet e klasës së parë të zgjedhimit të dytë e të tretë në vetën e dyte njëjës të kohës së tashme të mënyrës urdhërore dalin me të njëjtën formë gramatikore si në vetën e dytë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. P.sh. hap, mbyll, qep, kap, mat, godit etj. Por foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të dytë në vetën e dytë njëjës të mënyrës urdhërore e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie të temës në -i. P.sh. hiq, dridh, mblidh, kurse foljet pjek, djeg bëjnë piq, digj, edhe foljet marr, dal bëjnë merr, dil. Për sa u takon foljeve të klasës së dytë të zgjedhimit të tretë në vetën e dytë njëjës të mënyrës urdhërore ato dalin me forma gramatikore të ndryshme nga ato të vetës së dytë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëshirore. P.sh. të krahasohen: ti nget - mos e nga; ti flet - mos folë etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të kësaj mënyre formohen me pjesëzën u në veten e dyte shumës vendoset midis temës dhe mbaresës vetore -ni e cila vihet zakonisht parapa foljes, p.sh: vishu - vishuni, zbathu - zbathuni, ngjitu - ngjituni, mendohu - mendohuni etj. Por në rast se folja është e shoqëruar me pjesëzën e mohimit mos, atëherë pjesëza u vihet para saj. P.sh. mos u bëj, mos u bëni, mos u laj, mos u lani etj. Përveç gjashtë mënyrave (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) folja ka edhe disa forma që s’kanë as vetë, as numër, as kohë që quhen forma të pashtjelluara. Shih edhe Format e pashtjelluara të foljes Referencat 1. Grup-autorësh - Gramatika e gjuhës shqipe ASHSH, Tiranë 2002. 2. Shaban Demiraj - Gramatika e gjuhës shqipe ETMM, Prishtinë 3. L.Mulaku, A. Kelmendi - Gramatika e gjuhës shqipe ETMM, Prishtinë 1984 4. Bari Beci - Gjuha shqipe, Libri shkollor , Prishtinë 2003 5. Bari Beci - Gjuha shqipe - Dukagjini 2006

Koha e shkuar[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas formave gramatikore në gjuhën shqipe dallohen këto pesë ndarje kryesore të kohës së shkuar të mënyrës dëftore: 1) e pakryera, 2) e kryera e thjeshtë, 3) e kryera, 4) e kryera e plotë, 5) e kryera e tejshkuar.

E pakryera[redakto | redakto tekstin burimor]

E pakryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, që vazhdonin ende në një çast të caktuar të së kaluarës. Folja në këtë kohë nuk tregon as kur ka filluar, as kur ka përfunduar veprimi ose gjëndja e shprehur prej saj. Edhe në kohën e parkryer foljet që tregojnë veprime, mund të shoqërohen me pjesëzën po. P.sh. kur vajta unë, ai po shkruante

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Foljet e të gjitha zgjedhimeve, kur përdoren në formën veprore, në kohën e pakryer, të mënyrës dëftore marrin këto mbaresa vetore: -ja, -je, -te ose nte (për numrin njejës) dhe -nim, -nit, -nin (për numrin shumës)

Edhe në kohën e pakryer, pësojnë ndryshimin fonetik foljet në vetën e dytë shumës të mënyrës dëftore, ndryshojnë zanoren ose togun e zanoreve të temës në -i (për të gjitha vetat).

Shembull:
la-ja mat-ja
la-je mat-je
la-nte mas-te
la-nin mat-nim
la-nit mat-nit
la-nin mat-nin

Format e diatezës pësore vetvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, foljet në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat -esha, -eshe, -esh ose -ej (për numrin njejës) dhe -eshim, -eshit, -eshin (për numrin shumës) Foljet me temë në zanore para këtyre mbaresave për lehtësi shqiptimi marrin edhe bashkëtingëlloren -h.

Shembull:
la-h-esha la-h-eshe la-h-esh apo la-h-ej
la-h-eshim, la-h-eshit la-h-eshim

E kryera e thjeshtë[redakto | redakto tekstin burimor]

E kryera e thjeshtë e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjëndje, qe kanë marrë fund në një të kaluar të afërt ose të largët dhe që nuk kanë lidhje me çastin kur flasim p.sh. Doli shkurti, hyri marsi. Por e kryera e thjeshtë përdoret edhe për të treguar veprime, qe sipas folësit do të kryhen me siguri në një të ardhme të afërt p.sh. Prit, se erdha.

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbaresat vetore, që marrin foljet në të kryerën e thjeshtë, kur përdoren në formën veprore, janë: -a, -e, -i ose -u (për numrin njejës) dhe -më, a -ëm, -të a -ët, -në a -ën (për numrin shumës). Foljet me temë në zanore në vetën e parë e në vetën e dytë njejës para mbaresës vetore për lehtësi shqiptimi marrin bashkëtingëlloren -v. Në vetën e tretë njejës foljet, tema e të cilave mbaron më bashkëtingëllore grykore -k, -y, -h ose me zanoret e theksuara -a, -e, -i marrin mbaresën vetore -u, kurse gjithë foljet e tjera marrin mbaresën vetore -i. Në numrin shumës foljet me temë në zanore marrin mbaresat vetore -më, -të, -në (ose -m, -t, -n), kurse, foljet me temë në bashkëtingëllore marrin variantet -ëm, ët, ën.

Shembull:
la-v-a hap-a prek-a
la-v-e hap-e prek-e
la-u hap-i prek-u
la-më hap-ëm prek-ëm
la-të hap-ët prek-ët
la-në hap-ën prek-ën

Format e diatezës pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Foljet në të kryeren e thjeshtë, kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, marrin pjesëzën -u, e cila u paravihet formave veprore të ndryshme. Por, në vetën e tretë njejës foljet përdoren pa mbaresën vetore -i ose -u; foljet me temë në -o ose -ua në vetën e tretë njejës dalin me -ua, ndërsa foljet me temë ne -e e zbërdhejnë këtë në -ye.

Shembull:
u lava u mësova u shpërbleva
u lave u mësove u shpërbleve
u la u mësua u shpërblye
u lamë u mësuam u shpërblyem
u latë u mësuat u shpërblye
u lanë u mësuan u shpërblyen

E kryera[redakto | redakto tekstin burimor]

E kryera e mënyreës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje që kanë marrë fund, por që në një mënyrë a në një tjetër lidhen me çastin kur flasim. P.sh.: Ata kanë punuar me mend.

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore të kohës së kryer paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: kam larë, ke larë, ka larë, kemi larë, keni larë, kan larë. hghhkjnhgnhvn vnbvhgv bv vgfvbvnb v ghgjhvjg bnfytyghug bvbgjytu]

Format e diatezave pësore e vetvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetëvetore të kohës së kryer sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: jam larë, je larë, është larë, jemi larë, jeni larë, jan larë.

E më se e kryera.[redakto | redakto tekstin burimor]

Përdoret zakonisht për të treguar një veprim ose një gjendje, që ka përfunduar para një çasti të caktuar të kohës së shkuar. P.sh.: Kur erdhi Agimi, ne kishim mbaruar punën.

Forma e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo formë sajohet duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në të pakryerën e mënyrës dëftore. P.sh.: kisha larë, kishe larë, kishte larë, kishim larë, kishit larë, kishin larë.

Forma e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Për diatezën pësore-vevëvetore, në vend të foljes kisha, përdoret folja ndihmëse isha. P.sh.: isha larë, ishe larë, ishtë larë, ishim larë, ishit larë, ishin larë.

E kryera e tejshkuar[redakto | redakto tekstin burimor]

E kryera e tejshkuar e mënyrës dëftore përdoret më tepër nëper fjali të varura kushtore të ndërtuara me lidhëzën nënrenditëse po. P.sh.: Po e pati kryer detyrën mirë, do të shpërblehet. Në këtë kuptim, siç shihet, ajo është sinonim me më se të kryerën. Nga këto dy forma gramatikore, sinonime në gjuhën e sotme letrare, përdoret shumë më dendur më se e kryera, kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë.

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore të së kryerës së tejshkuar sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam (pata), në të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore. P.sh.: pata larë, pate larë, pati larë, patëm larë, patët larë, patën larë.

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Për diatezën pësore-vetvetore, në vend të foljes kam (pata) përdoret folja ndihmëse qeshë. P.sh.:qeshë larë, qe larë, qe larë, qenë larë, qetë larq, qenë larë.

Koha e ardhme[redakto | redakto tekstin burimor]

E ardhmja e mënyrës dëftore përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje që pritet të vërtetohet në një të ardhme të afërt ose të largët. P.sh.: Të dielen do të dalim në shëtitje.

Koha e ardhme[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gjuhën e sotme letrare përdoren dy tipa të se ardhmes. Tipi i parë, që është mbizotërues, ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore të kohës së tashme të mënyrës lidhore p.sh. do të (laj, lash, lajë, lajmë, lani, lajnë) Tipi i dytë i së ardhmes që përdoret shumë më pak se i pari, ndertohet duke i paravendosur formës së pashtjelluar të tipit për të larë, format vetore të kohës së tashme të foljes ndihmëse kam p.sh. kam (ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë.

Format e diatezave pësore vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore vetëvetore të së ardhmes së tashme, sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore pësore-vetëvetore të foljes themelore, në kohën e tashme të mënyrës lidhore. P.sh.: do të (lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen)

E ardhmja e përparme[redakto | redakto tekstin burimor]

E ardhmja e përparme përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje, qe pritet të vërtetohet në të ardhmen para një veprimi tjetër. P.sh.: Kur të vijë babai, do t’i kemi mbaruar të gjitha punët. Përdoret edhe për të shprehur veprime të mundëshme të së shkuarës. P.sh.: Këtë që thua, do ta kesh lexuar gjëkundi.

Format e diatezës veprore të së ardhmes së përparme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore veprore të foljes themelore në kohën e kryer të mënyres lidhore. P.sh.: do të (kem, kesh, ketë, kemi, keni, kanë) larë.

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetëvetore të së ardhmes së përparme sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore pësore-vetëvetore të foljes themelore në kohën e kryer të mëynyrës lidhore. P.sh.: do të (jem, jeshë, jetë, jemi, jeni, janë) larë.

E ardhmja e së shkuarës[redakto | redakto tekstin burimor]

E ardhmja e përparme e së shkuarës. Si kohë e ardhme ne gjuhën tonë përdoret më rrallë edhe kjo formë (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë.

Format gramatikore të mënyrës habitore[redakto | redakto tekstin burimor]

Folja në mënyrën habitore përdoret për të shprehur një veprim ose gjëndje të papritur, që ngjall një farë habie tek folësi. P.sh.: Sa qenke rritur! Mënyra habitore ka dy kohë themelore - kohën e tashme dhe të shkuarën. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, qe janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera.

Koha e tashme[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo kohë e habitores ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat -kam, -ke, -ka (për njejësin) dhe -kemi, -keni, - kanë (për shumësin). P.sh.: pas (kam, ke, ka, kemi, keni, kan) - diateza veprore. Ndërsa në diatezën pësore dhe vetëvetore foljet e kësaj mënyre marrin përpara pjesëzën -u. P.sh.: Kjo lule u rritka shpejt!

Koha e shkuar[redakto | redakto tekstin burimor]

E pakryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe kjo kohë e habitores del me forma sintetike të përfituara duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat - kësha, -këshe, -kësh, a -kej (për njejësin) dhe -keshim, -këshit, -këshin (për shumësin). Këto kanë dalë nga format vetore të së pakryeres së ndihmëses kam. P.sh.: pas (kësha, këshe, kesh, këshim, këshit, këshin)

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetëvetore të kohës së pakryer të mënyrës habitore sajohen duke u paravënë pjesëzën -u. P.sh.: u lakësha, u hapkësha, u matkësha etj.

E kryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së tashme habitore të ndihmëses -kam. P.sh.: paskam (paske, paska, paskemi, paskeni, paskan) larë etj. ( diateza veprore), ndërsa në diatezën pësore vetëvetore bëhet me foljen ndihmëse jam.

Më se e kryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së pakryerës habitore të ndihmëses . P.sh.: paskësha (paskëshe, paskësh, paskëshim, paskëshit, paskëshin) larë etj. Në diatezën veprore, ndërsa në diatezën pësore vetëvetore bënë: (qenkësha, qenkësh, qenkësh) larë etj.

Format gramatikore të mënyrës lidhore[redakto | redakto tekstin burimor]

Folja e përdorur në mënyrë lidhore tregon një veprim ose gjendje, që folësi e quan të mundëshme, të dëshirueshme, por të pasigurtë. Folja në mënyrën lidhore ka dy kohë kryesore: kohën e tashme dhe kohën e shkuar. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, që janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera.

Koha e tashme[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjitha foljet, me përjashtim të foljeve jam e kam, në kohën e tashme të mënyrës lidhore dalin me tema në përgjithësi të njejta me ato te kohës së tashme të dëftores. Por ato folje, që në vetën e dytë e të tretë njejës të se tashmes së dëftores pësojnë ndonjë ndërrim zanoreje ose edhe ndërrimin -s, -t, në të tashmen e lidhores nuk e pësojnë këtë ndërrim. Të krahasohet p.sh. (ti, ai) del (ti) të dal-ësh, (ai) të dal-ë etj., kështu të krahasohet: (unë) flas, vras etj., (ti, ai) flet, zbret etj. Kurse ne vetën e dytë shumës ato folje që pësojnë ndërrime tingujsh në të tashmen e dëftores i pësojnë këto ndërrime edhe në të tashmen e lidhores. P.sh. të krahasohen: (ju) dil-ni, të dil-ni; (ju) hiq-ni, të hiq-ni etj. Foljet jam dhe kam në të gjitha vetat (njejës e shumës) të kohës së tashme të lidhores dalin me tema me je- përkatësisht ke- të je-m, të ke-m etj.

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Siç u cek më lartë, foljet mardfghdfhd përpara pjesëzën dhe me përjashtim të vetës së dyte e te tretë njejës, në përgjithësi dalin me të njejtat forma gramatikore si në kohën e tashme (veprore) të mënyrës dëftore. Në vetën e dytë njejës të kohës së tashme, të mënyrës lidhore foljet marrin mbaresën -sh (para së cilës nga njëherë për lehtësi shqiptimi shtohet zanorja ose -i), kurse në vetën e tretë marrin mbaresën ose -jë. P.sh.: të (la-j, la-sh, la-jë, la-jmë, la-ni, la-jnë) të (ha-p, hap-sh (ose të hapësh), hap-ë, hap-im, hap-ni, hap-in) etj.

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Dallohen nga format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës dëftore vetëm nëpermjet pjesëzës , që marrin përpara.

P.sh. të krahasohen:
të lahem të hapem
të lahesh të hapesh .etj

Koha e shkuar[redakto | redakto tekstin burimor]

E pakryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Forma e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Si në kohën e tashme, ashtu edhe në të shkuarën, format e kësaj diateze dallohen vetëm nëpërmjet pjesëzës , nga ajo e së pakryerës të mënyrës dëftore. :P.sh. të krahasohen:

të laja të hapja
të laje të hapje
të lante .etj të hapte .etj

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Shembull:
të lahesha të hapesha
të laheshe të hapeshe
të lahesh (të lahej) .etj të hapesh (të hapej) .etj

E kryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Forma e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo formë sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam në kohën e tashme të mënyrës lidhore.

Shembull:
të kem larë të kem hapur
të kesh larë të kesh hapur
të ketë larë .etj të ketë hapur .etj

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Sajohet duke i paravënë pjesores jam në kohën e tashme të mënyrës lidhore.

Shembull:
të jem larë të jem hapur
të jesh larë të jesh hapur
të jetë larë .etj të jetë hapur .etj

Më se e kryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së pakryer lidhore të ndihmëmeses kam: të kisha (të kishe, të kishte, te kishim, të kishit, të kishin) larë; të kisha (të kishe, të kishte etj) hapur.

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. të isha larë, të ishe larë, të ishte larë etj. të isha hapur, të ishe hapur, të ishte hapur etj.

Format gramatikore të mënyrës kushtore[redakto | redakto tekstin burimor]

Foljet në mënyrën kushtore përdoret zakonisht nëpër fjali, që tregojnë rrjedhimin e nje kushti të shprehur nga një fjali e varur kushtore. Në raste të tilla kallëzuesi i fjalisë së varur kushtore është një folje në kohën e pakryer ose në të kryerën e plotë (më se të kryerën) të mëynrës lidhore.

E tashmja[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës kushtore janë homonime me ato të së ardhmes, të së shkuarës, të mënyrës dëftore. Edhe këtu format mbizotëruese janë ato që ndërtohen me anë të pjesëzës do, të ndjekur nga e pakryera e lidhores. P.sh. do të laja, do të laje, do të lante etj. do të hapja, do të hapje, do të hapte etj. Por krahas kësaj përdoret edhe forma e dytë, ndërtuar me anë të së pakryerës dëftore të foljes ndihmëse kam, të njekur nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë.

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetëvetore të së pakryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetëvetore) të foljes themelore, në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. do të lahesha, do të laheshe, do te lahesh ( a do te lahej) etj. do të hapesha, do të hapeshe, do të hapesh ( a do të hapej) ejt.

E kryera[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprorete së kryeres së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore (veprore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mënyrës lidhore.

Shembull:
do të kisha larë do të kisha hapur
do të kishe larë do të kishe hapur
do të kishte larë .etj do të kishte hapur .etj

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetëvetore të së kryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetëvetore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mëyrës lidhore.

Shembull:
do të isha larë do të isha hapur
do të ishe larë do të ishe hapur
do të ishte larë do të ishte hapur .etj

Format gramatikore të mënyrës dëshirore[redakto | redakto tekstin burimor]

Folja në mënyrën dëshirore përdoret për të shprehur një dëshirë të folësit në formë urimi ose mallkimi. Mënyra dëshirore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën

Koha e tashme[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezës veprore të kohës së tashme të mënyrës dëshirore sajohen me anë të mbaresave -sha, -sh, -të (për njejësin) dhe -shim, -shi, -shin (për shumësin). Por foljet e zgjedhimit të parë, para këtyre mbaresave kanë edhe bashkëtingëlloren -f.

Shembull:
la-fsha la-fshim / hap-sha hap-shim
la-fsh la-fshi / hap-sh hap-shi
la-ftë la-fshin / hap-të hap-shin

Format e diatezës pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Sajohen duke u paravënë pjesëzën u formave gramatikore veprore. P.sh. u lafsha, u lafsh, u laftë etj. u hapsha, u hapsh, u haptë etj.

Koha e kryer[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetëvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëshirore.

Shembull:
qofsha larë qofsha hapur
qofsh larë qofsh hapur
qoftë larë .etj qoftë hapur .etj

Në fjalitë mohore folja e mënyrës dëshirore merr përpara fjalëzën mos. P.sh. Mos pësofsh asnjë të keqe në jetë!

Format gramatikore të mënyrës urdhërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Folja në mënyrën urdhërore përdoret kryeshisht për të dhënë urdhëra, ftësa, grishje që duhen zbatur prej prej atyre të cilëve u drejtuhen p.sh Ti Agim qëndro këtu, kurse Tefta të shkojë në shkollë. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njejës dhe shumës:meso, mësoni. Kjo mënyrë ka vetëm një formë të vetës së dytë njejës e shumës.

Format e diatezës veprore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vetën e dytë njejës foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të parë në pjesën më të madhe dalin me temë në zanore. P.sh. puno, shko, mëso, rrëfe, pri etj.

Foljet e klasës së parë të zgjedhimit të dytë e të tretë në vetën e dyte njejës të kohës së tashme të mënyrës urdhërore dalin me të njejtën formë gramatikore si në vetën e dytë njejës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. P.sh. hap, mbyll, qep, kap, mat, godit etj.

Por foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të dytë në vetën e dytë njejës të mënyrës urdhërore e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie të temës në -i. P.sh. hiq, dridh, mblidh, kurse foljet pjek, djeg bëjnë piq, digj, edhe foljet marr, dal bëjnë merr, dil.

Përsa u takon foljeve të klasës së dytë të zgjedhimit të tretë në vetën e dytë njejës të mënyrës urdhërore ato dalin me forma gramatikore të ndryshme nga ato të vetës së dytë njejës të kohës së tashme të mënyrës dëshirore. P.sh. të krahasohen: ti nget - mos e nga; ti flet - mos folë etj.dheÀ

Format e diatezave pësore e vetvetore[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e diatezave pësore e vetvetore të kësaj mënyre formohen me pjesëzën u në veten e dyte shumes vendoset midis temës dhe mbaresës vetore -ni e cila vihet zakonisht parapa foljes, p.sh: vishu - vishuni, zbathu - zbathuni, ngjitu - ngjituni, mendohu - menduhuni etj. Por në rast se folja është e shoqëruar me pjesëzën e mohimit mos, atëherë pjesëza u vihet para saj. P.sh. mos u bëj, mos u bëni, mos u laj, mos u lani etj.

Përveç gjashtë mënyrave (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) folja ka edhe disa forma që s’kanë as vetë, as numër, as kohë që quhen forma të pashjelluara.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Format e pashtjelluara të foljes

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Grup autorësh - Gramatika e gjuhës shqipe ASHSH Tiran 2002.
  2. Shaban Demiraj - Gramatika e gjuhës shqipe ETMM Prishtinë
  3. L.Mulaku, A.Kelmendi - Gramatika e gjuhës shqipe ETMM Prishtinë 1984
  4. Bari Beci - Gjuha shqipe, Libri shkollorë Prishtinë 2003
  5. Bari Beci - Gjuha shqipe - Dukagjini 2006