Formula e pagëzimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Formula e pagëzimit (1462) është dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht në vitin 1462 nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli,[1] bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Firenze-s nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.[2]

Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Janet Byron (1976). Selection among alternates in language standardization: the case of Albanian. Mouton. fq. 36. Marrë më 17 maj 2012. in Albanian is the short Catholic baptismal formula (Formula e pagezimit) of 1462.2 The formula is in Geg, and written in Roman script; it occurs within a pastoral letter, itself in Latin, of the Archbishop of Durres, Pal Engjelli {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Academia Republicii Socialiste România, Academia Republicii Populare Romîne (1971). Revue des études sud-est européennes. 9: 102 http://books.google.com/books?id=uvAXAAAAIAAJ&q=paolo+angeli+iorga&dq=paolo+angeli+iorga&cd=1. Marrë më 2010-05-28. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)