Fotografia Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Trashegimia lene nga Dinastia Marubi është nder me te njohurat ne fushën e fotografisë evropiane ne gjysmen e dyte te shek. XIX dhe gjysmen e pare te shek. XX.

Dinastia Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne Piacencia (Itali 1834) dhe i detyruar te mberrije ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve austro hungareze. Ne Shkodër Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor. Me “Kutine magjike” fotografike (1858) ai nisi te fotografoje jetën jashtë studios nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohës si “Kryengritja e Mirdites” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81) që mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London Neës”, “L’lustration” etj. Studio Marubi shkelqen me permasat evropiane, me hapësire ndriçimi dhe pajisjet me te fundit (1885-1900). Ne atë kohe Pjeter Marubi zgjodhi për vijmesin e punëve ne studio djemtë e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrines, se pari Mati - me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin e mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te mjështërit te madh. Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) nis punën ne studion “Marubi”, 15 vjeçar me 1885.

Pas vdekjes se mjeshtrit P. Marubi (1904) Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar atë ne një atelie te vërtete arti. Ai e pasuroi fototeken me figura e njohura te kohës, Fishten, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta në Shqipëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, duke u bërë kështu figure kryesore evropiane ne fotografinë publike e kronikale te kohës pasi ndoqi gjithshka nga ngjarjet e rëndësishme shqiptare për afro 55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua ne lëvizjen për pavarësine e Shqipërisë duke marre pjesë ne themelimin e shume shoqatave si Gjuha Shqipe 1908 etj si edhe ne botimin e gazettes Zeri i Shkodrës. Kel Marubi njihej edhe jashtë kufijve dhe ishte ftuar shepsh nga oborri I mbretit te Malit te Zi për punime ne fotografi.

Pas vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega. Ai studioi ne Paris ne te paren shkolle kinematografike dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.

Ne vitin 1970 e gjithë pasuria prej 150000 negativa i kaloi shtetit. “Fototeka Marubi” ka sherbyer si burim për botime te ndryshme, për albume, botuar ne France dhe Itali. Part of Marubi's photographs has been published in the album "Traces of National History in the Shkodër Photograph Library" (1982), while selected photos, accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality publication in Paris in the album entitled "Ecrit d’Lymiere”.

Por trashegimia kulturore Shqiptare ne artin e fotografisë perben një plejade artistesh te talentuar që vazhdon deri ne ditët tona. Me te shquarit mund te permblidhen ne ketë kronike :

Kol Idromeno, lindi ne Shkodër me 1860 dhe vdiq me 12 dhjetor 1939. Ai është një artist i gjithanshem, mësoi tek Marubi plak fotografinë gjë që i kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet si njeriu i pare ne Shqipëri kinematografine.

Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati një aktivitet te madh. Dallohet për portrete dhe për fotografi kolektive. Ai nuk u martua, nuk la pas asnjeri që te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas vdekjes një mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit Tirane.

Mandi Koçi. Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korçes me 17 janar 1912 ne një familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korçë te paren studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandarët e Zogut, pushtimin fashist ne Korçë. Ne 1942 atashohet pranë Brigadës I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron një kurs për kino-operator dhe punoi ne Kinostudion “Shqipëria e Re”. Me pas me prishjen e B.S. burgoset për 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jetën.

Jan Ristani. Fotograf i njohur shqiptar Jani Ristani, lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokastër me 1913, që ne moshe te vogël shkoi ne Stamboll ne “robert kolezh”, ne shkollën tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mësimet e para nga mjeshtri turk I fotografisë Niko Huzuri dhe fillon një aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten “Xhumurjet “ me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap « Studio Ristani » te paren studio moderne veçanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret. Si vlerësim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme me atë te Marubit nga “Fiera de Levante “. Janë te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta partizane ; fotot gjate luftës për Çlirimin e Tiranes, fotot partizanesh që parakalojne ne Tirane ; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare. Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit pa proces verbal një sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si nepunes fotograf pranë Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension. Me pas punon shpesh part time edhe për rregullimet e fotove te portretit te diktatorit Hoxha pa asnjë shperblim. J. Ristani krijoi arshiven e ndërtimeve te infrastruktures ne Shqipëri. Me qershor 1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombëtar te fotografoise ne Berlin me foto nga ndërtimi hidrocentraleve etj. Qe prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij fotografinë me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografisë me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne ketë tradite emri Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me një studio modeste që ka hapur me forcat e tij.

Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkodër dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te vendit iu perkushtua fotografisë, për një kohe punoi si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi një studio fotografike ne “Pazarin e Ri”. I shërbeu luftës duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati sukses dhe mori titullin “Artist i Popullit”.

Ali Bakiu. Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate kësaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij për fotografinë. Kishte korrespondence me shume firma e studio fotografike te botes duke mundësuar futjen e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqipëri. Për bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 maj 1981 ne moshën 70-vjeçare.

Niko Stefani. Nga një familje nga fshati Dardhe ne Korçë, fshat i degjuar për fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijnë nga emigracioni nga Amerika ku kishin mësuar profesionin e fotografisë. Me vone hapen studio ne Tirane. Misto Cici lindi me 10.10.1902 dhe u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te vellane i kushtohen fotografisë. Një rol te madhe luajtën dhe udhetimet e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet nga Drejtoria e Shtypit dhe Propagandes Turistike te beje një seri fotosh artisitike te Pogradecit. Ky angazhim do ta evidentoje atë si fotografin e pare te fotografisë artistike.

Petro Dhimitri (1861-1946) i mbiquajtur fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithë jetën e tij ne Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf dhe dallohet për portretin. Ai punoi gjithë jetën e tij ne Korçe. Agim Verzivolli. Fotografi i Kinostudios “Shqipëria e Re”, me inisiateven e tij hapi kursin për fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane. Ajo ishte fidanishtja për te nxjerre fotografe te rinj.

Emra te shquar te fotografisë te kohës sone janë Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka dhe shume te tjerë që me hollesisht do te trajtohen ne librein “Historiku i fotografisë shqiptare” që do te botohet se shpejti nga autori Piro Naçe. Ne vitin 1996 Besim Fusha merr inisiateven duke nxjerre revisten “Fotografia Art”. Për here te pare ne 1998 u hap konkursi “Foto artistike” me emrin “MARUBI”. Ne 5 prill 2000 hapet ne Galerine e Arteve konkursi me emrin “MARUBI 2000." Ne ketë konkurs moren pjesë 54 fotografe shqiptare dhe nga bota.