Franc Ferdinandi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Franc Ferdinandi ishte Prej grekëve të lashtë në ditët e sotme kanë mbërritur "mallkimet" që shuajnë breza të tërë familjesh. Nëse në mitologji një person ishte i destinuar të pësonte fatkeqësi pa reshtur duke dënuar dhe pasardhësit, për arsye se kishte kryer një sakrilegj, në kohët moderne standardet e "familjeve të mallkuara" ndryshojnë. Koincidencat fatkeqe, sëmundjet gjenetike të trashëguara, mënyrat e këqija të jetesës, etja për pushtet janë "mallkimet" më të njohura të familjeve të njohura që kanë prekur fundin brez pas brezi.

"Mallkimi" Kenedi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ndër më të njohurat është familja Kenedi. Jo aq për influencën e dikurshme politike në vend, sesa për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Një familje e shquar politike irandezo-amerikane, ajo kishte marrë parashikime se do të kthehej në një prej dinastive më të fuqishme të vendit. Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e Xhon F. Kenedit si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kenedi, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kenedi nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jetën në një aksident ajror. Në vitet '80 dhe '90 dy prej fëmijëve të Robert Kenedit dhe djali i vetëm i Xhon F. Kenedit u ndanë nga jeta në moshë shumë të re në aksidente të ndryshme. Pas gjithë këtyre fatkeqësive, ish-"Zonja e Parë" Zhaklinë Kenedi, nuk u nda as ajo në mënyrë natyrale nga jeta, por vdiq nga kanceri.

Familjet "e mallkuara"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja Heminguei bën pjesë në pararojën e familjeve "të mallkuara". Pas vetëvrasjes së babait të tij, Ernest Heminguei zgjodhi të ecte në hapat e tij në moshën 62-vjeçare, duke vrarë veten pasi kishte luftuar gjithë jetën me depresionin. Motra e tij gjithashtu e humbi betejën me depresionin pas kancerit, duke i dhënë fund jetës në mënyrë të parakohshme. As vëllai i tij nuk do të bënte përjashtim nga "mallkimi" i depresionit. Gjithashtu dhe mbesa 35-vjeçare e Hemingueit nuk mundi t'i rezistonte trashëgimisë më të tmerrshme të familjes, depresionit, dhe mori mbidozë ilaçesh. Një mbiemër tjetër i njohur i botës së artit ka bërë vend në listën e familjeve "të mallkuara". Marlon Brando, një prej aktorëve më të famshëm të kinematografisë njihet për jetën e trazuar që ka jetuar dhe për fatkeqësitë që i kanë pllakosur në familje njëra pas tjetrës. Lista vazhdon më tej me familjen famëkeqe të Romanovëve, ku u shuan gjithë pjesëtarët e saj, për të vijuar me shtëpinë e njohur të Hasburgëve, e cila perëndoi pas tetë shekujsh sundimi në Evropë, ajo e Gandit të Indisë e deri tek dinastia Tutankhamun e Egjiptit të Lashtë.

Familja Kenedi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Familja Kenedi mishëron çdo skaj të mallkimit të supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundësia "imagjinare" se një forcë jo e kësaj bote po punon kundër tyre. Është kurioz fakti se senatori Ted Kennedy është shprehur në një rast se ekziston mundësia e një mallkimi mbi familjen.
  • Duke filluar që prej vrasjes së Xhon F. Kenedi, ngjarje të tjera fatkeqe i janë atribuar "mallkimit" duke përfshirë këtu dështime, goditje, mbidozë, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetëvrasje dhe tragjedi të tjera të evitueshme, në të cilat anëtarë të klanit Kenedi kanë vdekur aksidentalisht, vrarë apo nga neglizhenca.
  • Brezat e mëvonshëm: Në vitin 2006 kongresmeni Patrik Kenedi përplasi makinën ndërsa kishte marrë lëndë narkotike. Babai i tij, Ted Kenedi, i kishte mbijetuar një aksidenti ajror, një mbytjeje në ujë dhe në vitin 2006 avioni me të cilin udhëtonte u godit nga rrufeja.

Familja Brando[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nëna e Marlon Brandos vuante nga alkoolizmi; gjithashtu dhe bashkëshortja e tij e parë, Ana Kashfi, u dha pas drogës dhe alkoolit pasi lindi djalin e tyre të parë, Kristianin. Përveç problemeve të tij me drogën dhe alkoolin, Kristiani vrau të dashurin e motrës së tij nga babai. I dënuar për vrasje me paramendim, Kristiani u dënua gjashtë vite.
  • Duke dashur që të parandalonte që vajza e tij, Cheiene, të dëshmonte në gjyqin e Kristianit, Marlon Brando e dërgoi atë në Tahiti, prej ku ajo s'thirrej dot në gjyq nga autoritetet amerikane. Një vit para se Kristiani të lirohej nga burgu ajo u vetëvra.
  • Brezat e mëvonshëm: Vëllai i Cheiene, Teihotu, është banuesi i vetëm i ishullit Tetiaroa, pranë Tahitit, për të cilin Marlon Brando zotëronte një qira deri në vitin 2064. Përveç tij, Brando ka disa fëmijë me gra të ndryshme.

Familja e Romanovëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Trembëdhjetë vjet pas vrasjes së gjyshit të tij, Nikolla II u bë Car i Rusisë. Gruaja e tij Aleksandra trashëgoi gene jo të shëndosha nga gjyshja e saj, Mbretëresha Viktoria. Si pasojë, djali i tyre, i shumëprituri trashëgimtar i fronit, Aleksei, ishte i dobët për shkak të hemofilisë dhe nuk mund të qeveriste. E dëshpëruar për të siguruar shërimin e tij, Aleksandra e dëmtoi më tej reputacionin e familjes duke kërkuar ndihmën e vdekjes së Rasputinit, një "magjistar" i diskutueshëm në atë kohë.
  • Rasputini profetizoi se fundi i Romanovëve do të vinte pas vdekjes së tij, një vit më vonë. Njeriu i mistershëm u vra nga fisnikët dhe dy muaj më vonë, Revolucioni i shkurtit i dha fund fuqisë më se 300-vjeçare të Romanovëve.
  • Brezat e mëvonshëm: Disa gra janë përpjekur të kalojnë provën për t'u deklaruar si njëra prej katër vajzave të vrara të Carit, por që prej vitit 1918 trashëgimtarët e mbetur të Romanovëve kanë bërë një jetë të tërhequr pa rënë në sy.

Dinastia Tutankhamun[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbreti Tut lindi nga Faraoni Akhenaten. Kjo degë e pemës së familjes ishte e vjetër dhe e tharë, dhe Tutankhamuni lindi me dhëmbët prerës të mëdhenj dhe qiellzë të çarë si dhe kafkë të stërgjatë. Kjo mbase ishte dhe arsyeja pse ai u martua me vajzën e babait të tij, Ankhesenamen. - Tuti dhe Ankhesenamen sollën në jetë dy vajza, të dyja të lindura para kohe, të dyja të vdekura. Mbreti Tutankhamun vdiq në moshën 19-vjeçare i goditur në kokë apo i helmuar, ose nga një gangrenë e shpejtë, duke e lënë Egjiptin pa trashëgimtar. Gruaja e tij zgjodhi të martohej me një të pallatit, i quajtur Ay, i cili mendohet se mund të ketë qenë vrasësi i Tutankhamunit. - Brezat e ardhshëm: Ay, një njeri i zakonshëm, ishte një prej faraonëve të fundit të Dinastisë së 18-të. Ai e zgjodhi pasardhësin e tij nga radhët e ushtrisë, duke i dhënë fund trashëgimisë së Tutankhamunit.

Shtëpia e Habsburgëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Perandori Austriak i Shtëpisë së Hasburgëve, Franc Jozefi, mbretëroi për 68 vite, duke shënuar udhëheqjen e tretë më të gjatë në historinë e aristokracisë evropiane. "Mallkimi" mbase do të vinte nga insistimi i Francit për t'u martuar me kushërirën e tij, Elizabetën e Bavarisë, familja e së cilës kishte një histori të gjatë sëmundjesh mendore. Elizabeta u vra me thikë në moshën 60-vjeçare nga një anarkist. - Djali dhe trashëgimtari i Franc Jozefit dhe i Elizabetës, Princi Rudolf, u lidh me një baroneshë 17-vjeçare dhe shokoi gjithë botën duke e vrarë atë e më pas veten. Si rezultat, Franc Ferdinandi, nipi i perandorit u bë trashëgimtar i fronit. Në vitin 1914, Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij, Sofia, u vranë në Sarajave, ngjarje kjo që u konsiderua si një prej shkaqeve të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Brezat e ardhshëm : Vrasja i dha fund tetë shekujsh sundimi të Hasburgëve në Evropë.

Familja Von Erih[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fritz Von Erih ka qenë një mundës i suksesshëm, i cili kishte gjashtë djem. Një familje e njohur në spektaklin e mundjes (wrestling), por që u përball me humbjen e pjesës më të madhe të fëmijëve për shkak të problemeve me drogën dhe depresionin.
  • Djali i parë i vdiq nga mbytja në moshën shtatëvjeçare. Djali i tretë, Davidi, një mundës i suksesshëm në Teksas, vdiq nga një mbidozë droge në vitin 1984. Djali i katërt, Kerri, "Tornadoja i Teksasit", më i famshmi nga vëllezërit e tij, vrau veten më 1993 pas problemeve të gjata me drogën. Djali i pestë mori mbidozë qetësuesish në vitin 1987. Djali i gjashtë, Kris, pasi kishte humbur tre vëllezërit e tij, ra në depresion dhe vrau veten.
  • Brezat e mëvonshëm: Djali i dytë, Kevin, është i vetmi fëmijë i gjallë i Fritzëve. "Luftëtari i Artë" ka shijuar sukseset të panumërta në karrierën e mundjes përpara se të tërhiqej në vitin 1995. Ai ka katër fëmijë dhe një nip.

Familja Heminguei[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Po të hedhësh një vështrim mbi familjen Heminguei vërehet me lehtësi "mallkimi" klinik: Depresioni i thellë.Në moshën 29-vjeçare karriera letrare e Ernest Hemingueit po fillonte të ecte me shpejtësi, kur babai i tij vrau veten. Ernest Heminguei fitoi një çmim "Nobel", "Pulitzer" dhe famë ndërkombëtare. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të zgjidhte të jetonte, duke i dhënë fund jetës me një armë "Shotgun" në moshën 62-vjeçare.
  • Pesë vjet pas vetëvrasjes së Ernest Hemingueit, motra e tij Ursula, e cila luftoi me kancerin dhe depresionin, kreu vetëvrasje me anë të një mbidoze. Gjashtëmbëdhjetë më vonë, vëllai i vetëm i Ernestit, Leicester, vrau veten me armë zjarri, pasi mori vesh se do humbiste dy këmbët për shkak të diabetit. Dhjetë vite më pas, mbesa 35-vjeçare u zhyt në depresion dhe mori mbidozë ilaçesh.
  • Brezat e mëvonshëm: Nga pasardhësit e Ernest Heminguei jeton mbesa e tij e njohur, Mariel, e cila ka dy vajza, Dree Louise Crisman dhe Langley Crisman.

Familja Gandi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 erdhi dhe lindja e kësaj dinastie politike. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë dhe nxiti vajzën e tij Indira që të përfshihej gjithashtu në politikë. Ajo qëndroi në postin e kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba.
  • Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë. Në vitin 1991 një grua e re u ul në gjunjë për të prekur këmbën e tij dhe më pas shpërtheu duke vrarë veten, Rajivin dhe 16 persona të tjerë. Brezat e mëvonshëm: Bashkëshortja e Rajiv, Sonia, drejton tashmë Kongresin Kombëtar Indian dhe është një ndër gratë më të fuqishme të botës, por telashet janë shfaqur në horizont. Djali i saj Rahul është në Parlament dhe ka një reputacion negativ në gjithë vendin.