Francesc Fabregas

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Cesc Fàbregas
Informata personale
Emri Francesc Fàbregas Soler
Datëlindja 4 Maj 1987 (22  vjeçar(e))
Vendlindja Arenys de Mar, Spain
Lartësia 1,80 m (5 ft 11 in)[1]
Pozita Qender Mesfushor
Informata mbi klubin
Klubi momental Arsenal
Numri 4
Klubet e rinisë
FC Barcelona
Klube profesinale
Vite Klubi Loja (Gola)
2003– Arsenal 135 (31)
Kombëtarja**
2005
2006–
Spain U21
Spain
001 0(1)
023 0(4)


Francesc "Cesc" Fàbregas Soler (ka lindur më 4 maj 1987 në Arneys de Mar, Katalonjë, Spanjë) është futbollist spanjoll që luan si mesfushor qendre për ekipin e Arsenal në Premier Ligën Angleze si dhe për kombëtaren spanjolle.

Fabregas filloi karierën ne ekipin e Barcelonës në grupmoshat e reja dhe u largua drejt Arsenalit në Korrik te vitit 2004. Ai nuk pati shumë mundësi që të aktivizohej në ekipin startues, në sezonin e tij të parë si futbollist i Arsenalit. Mirëpo dëmtimet e shpeshta të lojtarëve kyç gjatë sezonit 2004/05, bënë që Fabregas të aktivizohet më shpesh në ekipin bazë. Për një kohë të shkurtër, pas largimit të Patrick Vieira nga Arsenali, Fabregas fitoi vendin e tij si titullar në qendër të mesfushës së bashku me brazilianin Gilberto Silva.

Si lojtar 16-vjeçar qe aktivizohej si titullar në ekipin e Arsenalit, ai ariti që të thejë disa rekorde, si mesfushor me mentalitet sulmues për dallim nga Gilberto Silva i cili më tepër kishte rol defanziv. Në kombëtaren spanjolle karierën e filloi në reprezentacionin nën 17 vjeç në FIFA Botërorin e vitit 2003 që u mbajt në Finlandë. Ai mori edhe ftesë nga reprezentacioni spanjoll për senior dhe u aktivizua gjatë Botërorit 2006 në Gjermani.


Cite error: <ref> tags exist, but no <references/> tag was found