Francis Kahata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Francis Kahata
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFrancis Kahata Nyambura
Datëlindja (1992-05-04) 4 maj 1992 (31 vjeç)
VendlindjaRuiru, Kenia
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri7
Karriera me të rinjtë
–2008Thika United
2006Ravenna FC (Huazim)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2015Thika United?(?)
2010Tuks FC (Huazim)?(?)
2014KF Tirana (Huazim)12(3)
2015–KF Tirana8(0)
Karriera ndërkombëtare
2011–Kenia16(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 prill 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 prill 2014

Francis Kahata (lindur më 4.5.1992) është një futbollist kenian i cili luan me klubin shqiptar KF TiranaKategorinë Superiore dhe me kombëtaren keniane.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Ruiru, Kahata filloi karrierën e tij futbollistike me skuadrën keniane Thika United ku luajti nga viti 2008 e deri në vitin 2014.

Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2014, Kahata u transferua te KF Tirana sëbashku me disa lojtarë të tjerë të huaj si Ndikumana dhe Gilberto.[1] Ai ishte një nga lojtarët e kërkuar nga trajneri Magani i cili kishte ngelur i kënaqur nga prova e mesfushorit kenian.[2] Më 20 janar, Kahata filloi stërvitjen si lojtar i Tiranës. Më 1 shkurt 2014, Kahata debutoi me Tiranën në Kategorinë Superiore duke luajtur 90 minuta në barazimin 0–0 kundër Kastriotit.[3] Më 7 shkurt, Kahata luajti 55 minuta në fitoren 1–0 kundër rivalëve të Partizanitstadiumin Qemal Stafa.[4] Më 29 mars, Kahata shënoi golin e parë me fanellën e Tiranës në fitoren 2–0 në shtëpi kundër KF Laçit.[5] Një javë më vonë ai shënoi sërisht gol për të ndihmuar skuadrën e tij për të mposhtur kampionët në fuqi të Skëndërbeut me rezultatin 2–3.[6] Ai shënoi për të tretën ndeshje rradhazi pasi më 12 prill shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Lushnjes në stadiumin Qemal Stafa; goli erdhi më minutëm e 31 pas një goditje këndi.[7]

Rikthimi te Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 9 dhjetor 2014, Kahata u rikthye te Tirana, pasi qëndroi gjashtë muaj te Thika United, duke firmosur një kontratë dy vite e gjysëm me Bardheblutë.[8] Ai u bashkua me skuadrën në janar në merkaton verore. Ai luajti ndeshjen e parë pas rikthimit më 24 janar 2015 në fitoren 2–0 në fushë neutrale kundër Apolonisë, duke luajtur 20 minutat e fundit.[9]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kahata është një lojtar i kombëtares keniane që nga viti 2011. Ai përfaqusuar kombëtaren e tij në kualifikueset e 2014 Kupës së Botës. Më 23 mars 2013, Kahata shënoi golin e parë me kombëtaren në barazimin 1–1 kundër Nigerisë.[10]

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Golat dhe rezultatet me kombëtaren e Kenias.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 23 mars 2013 Stadiumi U.J. Esuene, Calabar Flamuri Nigeria 1–0 1–1 Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës

Referanca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Francis Kahata tek Tirana". Sport Ekspres. 12 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2015. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tirana coach admits Francis Kahata impression". Futaa.com. 27 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2014. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kastrioti - Tirana". Soccerway.com. 1 shkurt 2014. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Tirana fiton derbin, mjafton Gilberto". Sport Ekspres. 7 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Buzëqesh Tirona, kalon 2-0 Laçin". Super Sport Albania. 29 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2014. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ocka, Elgita (5 prill 2014). "Tirona mposht Skënderbeun në Korçë". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2014. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Bregasi, Rinald (12 prill 2014). "K. Superiore, Tirona fiton pa Maganin në stol". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 12 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Tirana rikthen Kahatën, lojtari shtatë muaj pa ekip[lidhje e vdekur], 10 dhjetor 2014, Gazeta e Sportit
  9. ^ "Tirana e nis vitin me fitore, mposht 2–0 Apoloninë, vendos Ndikumana". Panorama Sport. 24 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2015. Marrë më 25 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Nigeria vs Kenya". Soccerway.com. 23 mars 2013. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]