Franjo Kuhariq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Franjo Kuhariq

Franjo Kuhariq, (lindi në Pribiq, më 15 prill, 1919 – vdiq në Zagreb, më 11 mars, 2002), ishte kardinal kroat, anëtar nderi i HAZU.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuhariq lindi në Pribiqin e Epërm, Komuna e Krashiqit, në Kroaci, në një familje të varfër fshatare, si fëmija i trembëdhjetë dhe më i riu. Hyri në radhën e priftërinjve më 15 qershor të vitit 1945, aktin e shugurimit në katedralen e Zagrebit e bëri Alojzije Stepinac. Shërbeu si prift në Radoboj si dhe ishte udhëheqës në Rakovom Potoku si dhe Shën Martin të Okiqit.

Dy herë tentuan t'i bënin atentat, së pari në Rakovom Potoku në vitin 1947 dhe herën e dytë në Jakovlje në vitin 1948.

Në vitin 1957, nga ana e ipeshkvit të Zagrebit, Franjo Sheper, u caktua në Samobor me detyrë. Më 3 maj të vitit 1964 u emërua ndihmës i ipeshkvit të katedrales së Zagrebit nga dr.Franjo Sheper. Në vitin 1983, Papa Gjon Pali II, e shpall Franjo Kuhariqin kardinal.

Njihet si mik i shqiptarëve.

U pensionua në vitin 1997, dhe në këtë post e trashigoi kardinali Josip Buzançiq.