Frank Rijkaard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frank Rijkaard

Rijkaard në 2006
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFranklin Edmundo Rijkaard
Datëlindja (1962-09-30) 30 shtator 1962 (61 vjeç)
VendlindjaAmsterdam, Holandë
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës, Qëndër-mbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1980–1987Ajax205(47)
1987–1988Sporting CP0(0)
1987–1988Real Zaragoza (huazim)11(0)
1988–1993Milan142(16)
1993–1995Ajax56(12)
Gjithsej414(75)
Karriera ndërkombëtare
1981–1994Holanda73(10)
Skuadra të menaxhuara
1998–2000Holanda
2001–2002Sparta Rotterdam
2003–2008Barcelona
2009–2010Galatasaray
2011–2013Arabia Saudite
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Franklin Edmundo "Frank" Rijkaard lindi më 30 shtator të vitit 1962Amsterdam. Është trajner futbolli dhe ish lojtar. Rijkaard ka luajtur për AFC Ajax, Real Zaragoza dhe AC Milan, po ashtu dhe për Kombëtaren e tij ka luajtur 73 herë, ku shënoi dhjet golla. Që nga viti 2003 ai është trajner i FC Barcelona, por në verë të vitit 2008 u largua. Nëna e tij është Holandeze kurse babai i tij është nga Surinami.

Ajax (1980-1987)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rijkaard ishte vetëm 17 vjet kur trajneri i Ajaxit Leo Beenhakker e morri atë në skuadrën e parë dhe debutoi për herë të parë më 23 gusht ne vitin 1980. Në sezonin e parë ai luajti 23 ndeshje dhe shënoi katër golla. Në 1981-1982 ai fitoi me Ajaxin në Ligën Holandezë (Dutch Eredivisie) dhe po ashtu arritën që ta mbronin titullin edhe sezonin tjetër 1982-1983. Rijkaard qëndroi në Ajax për shtatë sezona dhe gjysme sezoni, qendër mesfushor (1981-1982, 1982-1983 dhe 1984-1985), mesfushor i djathtë dhe qendër mesfushor (1985-1986). Rijkaardi u bë kampion tri herë me Ajaxin në Ligën Holandezë (1981-1982, 1982-1983, 1984-1985) dhe Kupën e Holandës. Ai për më tej vendosi që të shkoj në klubin portugez Sporting por aty siç duket nuk luajti asnjë lojë. Por ai u huazua te klubi Spanjoll Real Zaragoza dhe në fund të sezonit shkoi te AC Milan.

AC Milan (1988-1993)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin e peste në Milan ai u bë legjendë. Ishte trajneri Arrigo Sacchi që e pa Rijkaardin si luante një rol të rëndësishme të Milan në mesfushë dhe ishte një ndër të parët për mesfushë. AC Milan fitoi dy herë Champions League me Rijkaardin, dhe po ashtu dy herë Seria A.

Kthimi nË Ajax[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pesë sezoneve në Itali, Rijkaard u kthye në Ajax. Po ashtu Rijkaard fitoi Champions League serish në Ajax kundër AC Milan me rezultatin 1-0 në vitin 1995.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kombëtare të Holandës Rijkaard ka debituar për herë të parë në vitin 1981. Ai ishte në skuadër kur në vitin 1988 fituan Euro 88 me rezultat 2-0 kundër Soviet Union. Ai gjithsej luajti 73 ndeshje dhe shënoi 10 golla.

Karriera si trajner[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rijkaard si trajner filloi në Kombëtaren e Holandës në vitin 1998. Dhe ndihmës trajner e kishte Johan Neeskens dhe Ronald Koeman. Dhe ai në Euro 2000 e qoi Holandën deri në çerek-finale, ku humbi kundër Italisë me penalltia.

Në sezonin 2001-2002 ai ishte trajneri i klubit Holandez Sparta Rotterdam.

FC Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2003 ai erdhi në Barcelonë dhe u be trajner i një klubi të madh FC Barcelona. Joan Laporta kishte vendosur ta merre Rijkaardin po ashtu dhe Beckhamin por për Rijkaardin ishte e panevojshme, ai dëshiroi ta kishte Ronaldinhon në skuadër, dhe ashtu ndodhi. Ai me FC Barcelona fitoi dy herë La Ligën (2004-2005, 2005-2006), dhe Super Kupën e Spanjës në vitin 2005, 2006 po ashtu dhe fitoi Ligën e Kampioneve (UEFA Champions League) në sezonin 2005-2006. Ai në vitin 2008, në verë, u largua nga klubi FC Barcelona, këtë lajm e bëri të ditur drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki, dhe prej asaj kohë Rijkaard ende është i lire, pra nuk është duke menaxhuar ndonjë klub.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]