Frans Sammut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frans Sammut
Frans Sammut duke mbajtur përkthimin e koleksionit të proverbave të Vassallit. 2006.
U lind më19 nëntor 1945
Ħaż-Żebbuġ, Maltë
Vdiq më4 maj 2011
Maltë
Faqja zyrtare
www.franssammut.com / www.franssammut.info
Malta's Modern National Author, Frans Sammut, and the Maltese Flag - late 1960s/early 1970s

Frans Sammut (19 nëntor 1945 – 4 maj 2011[1]) ishte një shkrimtar Maltez romanesh dhe esesh.[2]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frans Sammut ka lindur në Zebbug, Maltë.[1] Nxënës në shkollën fillore në Ħaż-Żebbuġ, në Kolegjin St Aloysius, St Michael's Teacher Training College, Universitetin e Maltës, (BA, S.Th.Dip., M. Ed), dhe në Universitetin e Peruxhës. (Diplomë per te dhëne mësim Italisht jashte shtetit)

Frans Sammut mori njohjen e tij të parë në fund të viteve 60, kur ai ndihmoi në themelimin e Qawmien Moviment Letterarju (Lëvizja e Letërsis të Rilindjes). Më pas ai shërbeu si Sekretar i Akkademja tal-Malti (Akademis të Gjuhës Malteze).

Sammut përfundoi karrierën e tij si Drejtor Shkolle, edhe pse nga 1996 deri në 1998 ai ishte këshilltar kultural i Kryeministrit të Ministris Malteze për Kulturën. Ai ishte i martuar me Catherine Cachia, e cila i lindi dy djem, Mark dhe Jean-Pierre.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai botoi vepra të shumta, duke përfshirë novelën më të shitur - Il-Gaġġa (Kafazi), 1971, që frymëzoi filmin e vitit të njëjtë, të drejtuar nga Mario Philip Azzopardi,[3] Samuraj, e cila fitoi Rothmans Prix,[1] Paceville, që fitoi Medaljen e Qeveris për Letërsi.[1] Il-Ħolma Maltija (Ëndrra Malteze), mbi të cilën kritiku letrar Norbert Ellul-Vincenti shkroi, "letërsia Malteze kurrë nuk kishte arritur një samit të tillë me përapara."[4] Ish-Kryeministri dhe dramaturgu Alfred Sant e konsideroi si kryevepra e Sammutit[5] dhe autorja e poetja britanike Marjorie Boulton e quajti atë një "vepër monumentale."[6]

Ai botoi gjithashtu koleksione me tregime të shkurtra: Labirint (Labirint), Newbiet (Stinët), dhe Ħrejjef Żminijietna (Mite të kohës tonë).

Frans Sammut, 2010

Veprat e tij ne formë esesh janë Ir-Rivoluzzjoni Franċiża: il-Ġrajja u t-Tifsira (Revolucjoni Francez: Historia dhe rëndësia), Bonaparti f'Malta (Bonaparti në Maltë), i cili është një përkthim nga Frëngjishtja, Bonaparte à Malte, i publikuar në 2008 dhe komentar ne dy gjuhë (Anglisht e Maltezce) mbi librin internacional më të shitur Da Vinci Code (2006) (Kodin e Da Vinçit). Ai gjithashtu editoi Leksikonin (Lexicon) e Mikiel Anton Vassallit. Vassalli (vdekur në 1829) konsiderohet Babai i Gjuhës Malteze. Në 2006, Sammut përktheu veprën e Vassallit Motti, Aforismi e Proverbii Maltesi dhe e botoi me titullin Għajdun il-Għaqal, Kliem il-Għerf u Qwiel Maltin. Në 2007, Il-Ħolma Maltija (Ëndrra Malteze) e përkthyer si (La Malta Revo) përfaqsoi Maltën në koleksionin e veprave letrare klasike ne Esperanto te publikuar nga Mondial Books of New York. Në 2008, Il-Gagga (Kafazi) u botua për të pestën herë. Në 2009, Sammut prezantoi një ri-interpretim revolucjonar te poemës "Xidew il-qada" nga Pietru Caxaro ( e njoftur gjithashtu si "Il-Kantilena") vepra më e lashtë e botuar ne gjuhën Malteze.[7]

Fedra, 1978.
Frans Sammut in 1970 circa

Fjalët e fundit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjalët e fundit të Frans Sammut ishin: "Un dhe gruaja ime do të niseshim për Jeruzalem, por duket sikur planet kan ndryshuar. Un po nisem tani për Jeruzalemin Hyjnor"."[8]

Reaksioni i Prof. Peter Serracino Inglott pasi dëgjoi këto fjalë ishte: "E kuptova që nganjëherë lotët dhe qeshja janë të këmbyeshme".[9]

Government of Malta Literary Prize given to Frans Sammut in 1991 for the novel Paceville
Government of Malta Literary Prize given to Frans Sammut in 1995 for Il-Ħolma Maltija

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Labirint u Stejjer Oħra [Labirint dhe Tregime te tjera] (tregime të shkurta) 1968
  • Il-Gaġġa [Kafazi] 5 botime (novelë) 1971 – i bëre film, Gaġġa [Kafazi], drejtuar nga Mario Philip Azzopardi 1971
  • Logħba Bejn Erbgħa [Një lojë mes katër vetësh] (tregim i gjatë) 1972
  • Samuraj [Samurai] 3 botime (novelë) 1975
  • Fedra (teatër) 1978
  • Il-Qtil fi Sqaq il-Ħorr [Vrasja ne rrugicën e ndershme] (tregim i gjatë) 1979
  • Il-Proċess Vassalli [Gjygji i Vassallit] (teatër) 1980
  • Il-Mixja tal-Ħaddiem lejn il-Ħelsien [Marshimi i punonjësit drejt lirisë] (analize politike) 1982
  • Ir-Rivoluzzjoni Franċiża: il-Ġrajja u t-Tifsira [Revolucjoni Francez: Historia dhe rëndësia] (historia) 1989
  • Paceville (novelë) 1991
  • Letteratura [Literaturë] (kritikë letrare) 1992
  • Il-Ħolma Maltija [Ëndrra Malteze] (novelë) 1994, 2012[10], përkthyer nëEsperanto si La Malta Revo, botuar ne New York, 2007
  • Bonaparti f’Malta [Bonaparti në Maltë] (histori) 1997, përkthyer në Frëngjisht Bonaparte à Malte, 2008
  • Newbiet [Stinët] (tregime të shkurta) 1998 (Ilustrimet: Giovanni Caselli)
  • Ħrejjef Żminijietna [Mite të kohës tonë] (tregime të shkurta) 2000 (Ilustrimet: Giovanni Caselli)
  • Dun Ġorġ: Il-Bniedem tal-Poplu [Ati George: një njeri i popullit] (temë historike dhe fetare) 2001
  • Ġrajjet Ħaż-Żebbuġ [Një histori e Haz-Zebbug] (histori) (përkthim i origjinalit të Dun Salv Ciappara) 2001
  • Lexicon (nga Mikiel Anton Vassalli) 2002
  • Għala Le għall-UE [Pse jo në BE] (analizë politike) 2003
  • Ħarsa mill-qrib lejn ħajjet San Filep u l-Kult tiegħu [Një vështrim i afërt në Shën Filipi: Jeta e Tij dhe devotshmëri ndaj tij](temë historike dhe fetare) 2004
  • Grajjet it-Taghlim f'Malta 2004
  • On The Da Vinci Code/Dwar The Da Vinci Code / Rreth kodit të Da Vinçit (kritikë letrare) 2006
  • Għajdun il-Għaqal, Kliem il-Għerf u Qwiel Maltin [Aksiomat Malteze, aforizma dhe Fjalë të Urta] (përkthim nga origjinali i Mikiel Anton Vassallit) 2006
  • I Giovanniti: La Storia dei Cavalieri di Malta [The History of the Knights of Malta] (history) 2006, published in 2015 (Bonfirraro Editore, Italy)[11]
  • Alfred Sant: Il-Viżjoni għall-Bidla [Alfred Sant: një vizion për ndryshim[12]] (analizë politike) 2008
  • Hyrje në fjalorin e Baron Vincenzo Azopardit në të cilin ai analizon Cantilena Caxaro (kritikë letrare, gjuhësi) 2009

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Attard, Elaine (5 maj 2011). "Frans Sammut passes away". The Malta Independent. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2012. Marrë më 5 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Le Petit Futé, 9th Ed, 2009-2010, Paris, p. 70.
  3. ^ Aquilina, Sandra (12 March 2007). "Portrait of the artist" Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine, The Malta Independent. Retrieved 15 May 2011.
  4. ^ Ellul Vincenti, Norbert (11/05/1994): "Vassalli's Maltese Dream", The Sunday Times (Malta), p. 20.
  5. ^ Sant, Alfred (4 May 2001). "Frans Sammut: A Man of Courage", maltastar.com. Retrieved 15 May 2011.
  6. ^ Maltese works in Esperanto Arkivuar 12 janar 2012 tek Wayback Machine, The Malta Independent, 2 September 2007. Retrieved 15 May 2001.
  7. ^ New interpretation to oldest written document in Maltese Arkivuar 11 janar 2012 tek Wayback Machine, maltamediaonline.com. Retrieved 15 May 2011.
  8. ^ Sammut, Mark (15 May 2011). "Frans Sammut", The Sunday Times (Malta). Retrieved 25 May 2011.
  9. ^ Serracino Inglott, Peter (15 May 2011). "Inheritance of icons", The Sunday Times (Malta). Retrieved 25 May 2011.
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2013. Marrë më 27 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2015. Marrë më 5 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ "INDEPENDENT online". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 6 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]