Frymëzime djaloshare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frymëzimet djaloshare (Lirika)
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëria
Gjuhashqip
BotoiNdërmarrja Shtetrore e Botimeve
Faqe56

Frymëzimet djaloshare është përmbledhje poetike e autorit shqiptar Ismail Kadare. Kjo është vepra e tij e parë e botuar në vitin 1954, në 4000 kopje, nga Ndërmarrja Shtetrore e BotimeveTiranë ku po u shtyp në stabilimentin "Mihal Duri".[nevojitet citimi]

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri ndahet në dy pjesë: e para (faqet 3-42) përmban 35 poezi[nevojitet citimi] (shumica e poezive është kushtuar Atdheut); e dyta (faqet 43-54) përmban një farë poemi me titull "Rruga e dritës" i ndarë në 14 poezi dhe shpjegohet nga Autori se ai është "Kushtuar shokëve të mi të gjimnazit 'Asim Zeneli'.[nevojitet citimi]

Ja poezia që i jep titullin vëllimit (faqja 42):

FRYMËZIMET DJALOSHARE

Do ikin vjetët... Koha shkon pa fare.
Dhe ditët e rinisë s'kthehen më.
Veç ju o frymëzimet djaloshare,
Me ne do të qëndroni gjithënjë.

Dhe kur sërish të hapim këto fletë
E të kujtojmë ëndërat plot zjarr:
Ne përsëri do kemi n'ato vjetë
Dhe shpirtin edhe hovin djaloshar.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Belluscio G., "Le ispirazioni giovanili" di Ismail Kadare nella sua prima raccolta poetica Frymëzimet djaloshare (1954). Atti del convegno La scrittura obliqua di Ismail Kadare, Venezia, 3 maggio, 2011.(A cura di A. Scarsella, G. Turano, Granviale Editore, Venezia, 2012, pp. 59–88.