Ftesë në studio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ftesë në studio është botuar për herë të parë në Tiranë si dhe në Prishtinë më 1990.[1]

Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol. Botuar me një tirazh prej 30.000 kopjesh, vetëm disa muaj para ikjes së autorit nga Shqipëria, kjo vepër nuk arriti të ndalohej veçse përgjysmë. “Ftesë në studio” është një pasqyrë e saktë se gjer ku kishte shkuar mendimi i përparuar shqiptar në fillim të vitit 1990. Për lexuesin e sotëm duket gati e pabesueshme se si një libër i tillë, ku nuk ka asnjë gjurmë robërie, mund të jetë shkruar e botuar në regjimin komunist. Gjatë leximit të veprës lexuesit i krijohet përshtypja se komunizmi ka rënë në Shqipëri. Ndonëse shumë faqe të këtij libri kanë qenë nxjerrë nga shënime të hershme, pjesa kryesore e tij u shkrua në fund të vitit 1989 e në fillim të vitit 1990. Në pranverë të atij viti, pas një letërkëmbimi zhgënjyes me presidentin Ramiz Alia, vendimi për ta lënë Shqipërinë ka qenë shtysa kryesore për ta mbaruar me ngut librin. Ky vendim ka kushtëzuar njëfarë fryme lamtumire dhe ndarjeje nga lexuesi shqiptar, ndarje, që ndonëse përpiqesha ta besoja si të përkohshme, kishte ditë kur më dukej se mund të ishte e gjatë.

Retushimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahasuar me botimin e parë, në ribotimin e vitit 2004 i është hequr një pjesë e madhe e kapitullit të 11 ku sulmon Arshi Pipën, Kapllan Resulin dhe Kasëm Trebeshinën.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ftesë në studio". worldcat.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Jubica, Irhan, Intelektualët e djeshëm ruajnë influencat, intervistuar nga Elsa Demo te emisioni "Arkapia" më 17 mars 2017, RTV Ora.