Furra antike e Mesopotamit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Furra antike e Mesopotamit është një furrë qeramike, që mendohet se i përket shekullit XIII-XIV pas Krishtit. Furra ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Sarandës, 400 metra në veri të kishës së Mesopotamit. Kjo furrë është e para e zbuluar në jug të vendit dhe ka vlera të veçanta për njohuritë e përpunimit të qeramikës së ndërtimit në këtë territor. Objekti me përmasa katërkëndorë 6.20 x 1.15 metra, trashësi 9 cetrimetra ishte fshehur prej shekujsh në thellësi 25 centrimetra",. Tullat e punuara me baltë të përzier me kashtë drithi me ngjyrë të kuqe ruajnë në faqet anësore gjurmë djegieje nga temperaturat e larta. Ndërtimi i furrës është i ndarë në dy pjesë: dhoma e pjekjes dhe vatra, që në shtresë horizontale krijojnë skorën. Ajo mbështetet në boshte çifte kollonash, që lidhen me harqe me diametër 0, 60 metra midis tyre të ndërtuar me tulla në formë trapezoidale, me gjatësi dhe gjerësi përkatësisht 27 dhe 22 centrimetra.