Fusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fusha (rrafshinë) është vend i madh i rrafshët, rrafshinë mbi të cilën ngrihen vetëm bregoret dhe format e tjera pak a shumë të spikatura. Fushat rëndom shtrihen deri 500 m lartësi mbidetare, dhe sipas lartësisë neaten në : fusha të ulëta (deri 200 m) dhe të larta (200-500 m lartësi mbidetare) . Sipas veçorive morfologjike, dallohen: fusha të rrafshëta, të pjerrta, të lugëta dhe valore. Sipas strukturës, gjenezës dhe zhvillimit morfologjik, ndahen në: fusha strukturore, gërryese, grumbulluese, abrasive, zhveshëse dhe të përziera.