Fustanella

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Luftëtar Suliot me fustanellë, nga Dupré Louis.

Fustanella (për shqiptimin në gjuhë të ndryshme, shiko tabelën më poshtë) është një veshje tradicionale dhe luftarake për meshkuj, e ngashme me fundin dhe kiltin skocez, e mbajtur nga shqiptarët, më vonë edhe nga grekët dhe kombe të tjera të Ballkanit. Objekte, nga koha Ilire të cilat përshkruajnë fustanellën janë gjetur në Slloveni, në Korçë dhe në rrethin e Durrësit. Në Shqipëri, fustanella ka qënë uniformë zyrtare e Gardës mbretërore dhe vazhdon të përdoret nga grupet polifonike, ndërsa në Greqi, një lloj i shkrutër i fustanellës vazhdon të përdoret nga njësitë ushtarake ceremoniale si Evzones.

Origjina[redakto | redakto tekstin burimor]

Iliri, veshtje të natyrës së fustanellës janë prezente që në shekullin V p.e.s.. Kështu në MariborSllovenisë është zbuluar një skulpturë ilire me veshjen e fustanellës.[1] Përgjithësisht pranohet evoluimi i fustanellës nga tunika e mbajtur nga popujt e Gadishullit ilirik. Shitimi i palëve të fustanellës u bë në zonat e ftohta për siguruar më tepër ngrohje.

Sir Arthur Evans e konsideori pëdorimin e fustanellës nga fshataret (e përdorur para dhe pas dyndjeve Sllave) që jetonin ndërmjet kufirit modern mes Bosnjës dhe Malit të Zi si një element të ruajtur ilir mes popullsive sllavofonike.[2]

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Jean-Léon Gérôme (1824-1904): Emigrant shqiptar në Kairo me fustanellë.

Një dokument i vitit 1335 e liston fustanellën ndër objektet që iu konfiskuan një marinari në portin e lumit DrinLiqenin e Shkodrës.[3] Versioni shqiptar i fustanellës ka gjashtëdhjetë palë, ose përgjithësisht një numër të moderuar.[4] Bëhet prej copave të trasha të lirit të endura në kushtet e shtëpisë.[4] Historikisht, ka qënë aq e gjatë sa mjaftonte për të mbuluar gjunjtë dhe linte të ekspozuar pjesën e poshtme të këmbëve.[4] Zakonisht vishej nga shqiptarët e pasur të cilët gjithashtu mbanin në sup edhe një jatagan dhe një palë pisqolla argjendi në brez. Jatagani dhe pisqollat përdoreshin më tepër për arsye dekoracioni.[4]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fustanella ilire në Maribor
  2. ^ Evans 2006, p. 126.
  3. ^ Gjergji 2004, p. 20.
  4. ^ a b c d Konitza 1957, pp. 85–86.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]